• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni me LSI, ja kush e mbështet në PD?

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë javëve të fundit janë shtuar zërat për një koalicion apo aleancë të mundshme mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, aleaten kryesore të PS-së në qeverisjen e vendit. Dyshimet për një aleancë të tillë u shtuan veçanërisht gjatë debatit për reformën në drejtësi, kur dy partitë, një në qeverisje dhe tjera në opozitë, pothuajse kishin të njëjtat qëndrime për çështjet e debatueshme me PS-në apo Kryeministrin Edi Rama.

Por nuk është vetëm ky momenti kur dyshime të tilla qarkullojnë në ambientet mediatike dhe politike. Sot Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha tregohet shumë e kujdesshme në raport me LSI-në, ku prej shumë kohësh nuk artikulon asnjë akuzë në drejtim të ministrave të kësaj force politike, apo kreut të saj Ilir Meta. Në këtë mënyrë, linja zyrtare në PD duket se po tenton të ushqejë në opinionin publik një mendësi që LSI është ndryshe nga PS, megjithëse të dyja partitë bashkëqeverisin vendin dhe janë po aq përgjegjëse për keqqverisjen, skandalet, dhunën ndaj qytetarëve, konçensionet etj.

Por cilët janë emrat brenda PD-së që mbështesin një koalicion të tillë?

Fahri Balliu, me lidhje me PD dhe një nga miqtë e Ilir Metës, mbështet më së shumti linjën se mes dy partive duhet të kthehet bashkëpunimi dhe bashkëqeverisja. Balliu konsiderohet si një nga urat lidhëse mes Kreut të Kuvendit dhe Kreut demokrat, veçanërisht aktiv gjatë përplasjes së ndodhur në rradhët e socialistëve, ku Koço Kokëdhima pas “divorcit politik” me Edi Ramën, u ofrua së tepërmi me Kreun e LSI-së.

Në anën tjetër në të njëjtën linjë me Balliun duket se janë edhe Genc Pollo, Enno Bozdo, apo Aldo Bumçi. Teza e përkrahur prej tyre është ajo që pa LSI-në, PD nuk mund të kthehet në pushtet. Por nëse këtë tezë ata e qarkullojnë thjesht dhe vetëm si një ide të tyre, ajo mbetet mjaft e izoluar, kjo për faktin se në strukturat e PD-së qofshin në bazë apo në qendër, ato nuk kanë kurrfarë ndikimi.

Çështja mund të komplikohet nëse shpërndarësit e një teze të tillë thjesht janë në rolin e përcuesit, pra nëse ato kanë marrë përsipër të testojnë demokratët dhe të presin reagimet.

Në anën tjetër pothuajse të gjithë deputetët e PD-së dhe politikanë me peshë në këtë parti kanë bërë apele të hapura që partia më e madhe e opozitës të shohë si aleancë të vetme qytetarët, pra duke përjashtuar çdo mundësi mbi një koalicion apo aleancë të mundshme me LSI-në e Metës.

Panorama brenda PD-së në lidhje me këtë çështje duket e qartë, thjesht Kryetari i kësaj partie, duhet të zgjedhë, mes tezave të Balliu-Pollo-Bozdo-Bumçi, apo aleancën me qytetarët. Nëse do të zgjedhë të dytën, pra aleancën me qytetarët, atëherë do të ndryshojë edhe perceptimi i deritanishëm; Ilir Meta dhe Edi Rama janë po aq përgjegjës dhe po aq të dështuar për çdo reformë dhe çdo vendim të miratuar në këto 3 vjet të mandatit të parë qeverisës.   /citynews/

Next Post

Obama kundërshton deklarimet e Trump për NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I besuan Edit një mandat të fortë”, Linda Rama: U lidh filli mes prindërve dhe asaj që ëndërruam për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Dimensioni publik i munguar të Zonjave të Para në Shqpëri

January 20, 2026
Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

Sarandë, tjetër ‘shtëpi bari’/ Kati i 9-të kthehet në parcelë kanabisi, pranga administratorit, 4 të shpallur në kërkim

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Kushtetuesja jep arsyet: Ja pse nuk u transmetua live seanca për çështjen e rrogave të gjyqtarëve

January 20, 2026
“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, reagon Rama: Mos transmetimi live farsa më e shëmtuar

January 20, 2026
Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

Macron: Kërcënimi i SHBA-ve për tarifat, i papranueshëm

January 20, 2026
Flamur Noka mesazh deputetëve të PD: Paguani nga 100 euro në muaj, na duhen për partinë

Salianji vë në ‘lëvizje’ zgjedhjet në PD, zbulohet urdhri i Nokës: Përpiloni dhe filtroni listat e anëtarësisë (DOKUMENTI)

January 20, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Rugova e shndërroi durimin strategjik në mekanizëm shtetformues

January 20, 2026
I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e dy personave në ’97-ën, dënohet me 23 vite burg Tomor Çela

January 20, 2026
Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

Kantieri Tiranë-Durrës/ Rama publikon fotot: Ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%

January 20, 2026
“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

“Groenlanda nuk i takon Danimarkës, Britania s’është e ‘Madhe’”/ Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In