• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni  i  lubive

by Artur Ajazi
24/03/2021 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

E mbajmë mënd të gjithë, se si veproi opozita e sotme me pushtetin që mori në 2005. E mbajmë mënd të gjithë, se si pa mbushur muajin, largoi nga puna 3 mijë kundërshtarët e parë politikë. Se si flaku në rrugë specialistët, të aftët dhe të shkolluarit, dhe i mbushi institucionet me dipllomblerët.

Nuk kishte cep të institucioneve, që nuk u boshatis, dhe në vendin e tyre u emëruan “specialistët” e partisë.Policia, ushtria, hipoteka, tatimet, arsimi, shëndetësia, strukturat e tjera ligjzbatuese, u mbushën me elementë të ardhur nga rruga.Situata dukej e pashpresë, derisa zullumi i mbyti, dhe u larguan me mbi 1 milion vota nga pushteti. Ajo ç’ka mbeti, ishte një hata.

Vjedhje dhe zhvatje nga të katër anët. Abuzime dhe shkelje ligjore flagrante, përvetësime të papara nga ish-drejtues, ish-ministra, ish-zv.ministra, (në emër të shefit të madh) nga ata që sot janë rikrthyer dhe kërkojnë sërish pushtetin. Ata sot janë bërë sërish bashkë. Si para 8 vitesh, kur vidhnin, grabisnin, mashtronin dhe përvetësonin pasurinë dhe paranë e shqiptarëve. Rikthimin në pushtet,e kërkojnë në emër të “ndershmërisë, barazisë,  dhe luftës ndaj korrupsionit qeveritar”.

O Zot, si mund të jenë kaq të paturpshëm, kaq të pamoralshëm, ata që sa kishin pushtetin nuk u dalluan as  për ndershmëri, as për barazi, dhe as për luftë ndaj korrupsionit. Ata vepronin sipas stilit të shefit të tyre. Grabiste ai, grabisnin edhe ata, zhytej ai në korrupsion, zhyteshin edhe ata, shiste ai pronat e shtetit dhe të shqiptarëve, shisnin edhe ata,firmoste ai për të pasuruar fëmijët dhe familjarët, ashtu bënin edhe ata. Gjithçka ishte kthyer në një “kasaphanë”, ku vidhej dhe zhvatej paraja e taksapaguesve, dhe pasurohej vetëm një grusht njerëzish të pandjeshëm, të pandershëm, huliganë dhe të poshtër.

Kjo ishte panorama që ata lanë pas, kur u larguan me turp nga pushteti.Por sot kërkojnë  të rikthehen në pushtet. Kanë kurajon të deklarojnë “koalicione partish” kanë kurajon të flasin në emër të “parimeve, lirisë dhe demokracisë”, kanë guximin të bëjnë moral mbi “luftën ndaj korrupsionit” për “drejtësinë e munguar”, etj. Dhe kush, ata që çdo zyrë të shtetit, e kishin kthyer në mejhane dhe skutë bixhozi, nga ku edhe trokitja në derë blihej me para. Por sërish kërkojnë të rikthehen në pushtet.

Ata që nuk njihnin  normat dhe kriteret e ushtrimit të detyrës, ata që përdhosën  dhe zhvatën zyrat dhe korridoret e institucioneve, dhe nuk vunë “një tullë” në bërjen e shtetit ligjor. Ata sot janë bashkuar. Kanë krijuar “koalicionin e lubive”. Ata janë të etur për pushtet, për para dhe hakmarrje, ndaj atyre që janë sot në pushtet. Ndaj atyre që ringritën shtetin nga gërrmadha financiare, ndaj atyre që ndryshuan pamjet dhe funksionin e qyteteve, ndaj atyre që rivunë në punë strukturat e paralizuara të shtetit, ndaj atyre që reformuan  drejtësinë e kalbëzuar.

Ata janë “koalicioni lubive”. Çdo parti e atij koalicioni, pret me padurim të marrë “plaçkën” e pushtetit, dhe ta shqyejë, ta grisë, ta shesë dhe mbushë xhepat me para. Ç’nuk  po premtojnë, ç’nuk po thonë, po betohen dhe përbetohen, për të treguar se “kanë ndryshuar, dhe nuk janë ata të 2005-2013”. A thua ti besojnë shqiptarët “engjëjt” e koalicoonit të lubive …..?

Next Post
“Javën që vjen nis vaksinimi masiv”, Manastirliu tregon se kur pritet të mbërrijnë vaksinat kineze në vendin tonë

"Javën që vjen nis vaksinimi masiv", Manastirliu tregon se kur pritet të mbërrijnë vaksinat kineze në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

Skandali, komediani i njohur akuzohet për abuzime seksuale ndaj disa grave

November 13, 2026
Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

Pse 13 nëntori 2026 u përfol si dita e fundit e botës? / Historia e profecisë që alarmoi miliona njerëz

November 13, 2026
Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

November 13, 2026
Ftesa e Trump në Bordin e Paqes/ Tritan Shehu: Spekulimet e Ramës për personalizime apo “super role”, larg realitetit

FOTO/ Vila, hotele dhe pagë 46 mijë euro! Demalia:Pasuria e Tritan Shehut dhe korrupsioni i vjetër që SPAK nuk e sheh

November 13, 2026
‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

‘Luftë’ spiunazhit dhe hakerave, Gjermania i jep kompetenca të reja shërbimit sekret

November 13, 2026
24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

24-vjeçari vlonjat prej dy ditësh i zhdukur! Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

November 13, 2026
“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

“Më mori dritën e syrit,” letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

November 13, 2026
E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

November 13, 2026
Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të ‘fundosë’ interesat e Izraelit?

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In