• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni i hejterëve po sulmon Republikën e Shqipërisë

by Berat Buzhala
15/10/2026 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Berat Buzhala

Unë jam shumë skeptik për atë që po ndodh në Shqipëri.

Kam qenë skeptik prej muajit maj, kur filluan protestat kundër qeverisë së Edi Ramës. Kam qenë skeptik për motivet, për organizatorët, për njerëzit që qëndrojnë prapa tyre, për mënyrën se si një protestë që filloi si antisemite, u bë protestë për mbrojtjen e ambientit, e pastaj u kalibrua si lëvizje për rrëzimin e qeverisë.

Mirëpo, kur e sheh dhunën në rrugë, flakën në dyqane, gjakun në trupa njerëzish, më detyrojnë me mendu se tashmë jemi në një situatë tjetër. Shumë më të rrezikshme.

Ka momente në historinë e një shteti kur bëhet pothuajse e parëndësishme pyetja se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim.

Në momente të tilla, pyetja më e rëndësishme është: kush e do më shumë vendin e vet? Kush është i gatshëm të sakrifikojë diçka personale, diçka politike, për të mos e sakrifikuar vendin?

Dhe përgjigjja ime është kjo: ai që e do më shumë Shqipërinë, duhet të lëshojë pe i pari.

Por, fillimisht, dua ta shpjegoj se si e shoh unë atë që po ndodh në rrugët e Shqipërisë.

Koalicioni i madh i hejterëve

Në Shqipëri, gjatë këtyre muajve, është krijuar një koalicion jashtëzakonisht i gjerë kundër Edi Ramës.

Një koalicion heterogjen, që nuk bashkohet domosdoshmërisht nga një ide e përbashkët për të ardhmen e Shqipërisë, por përbashkohet nga pakënaqësia me të kaluarën.

Ose, për ta thënë edhe më ashpër, nga dëshira për hakmarrje.

Brenda këtij koalicioni ka gjithçka.

Ka njerëz të cilët shoqëria shqiptare i ka harruar tash e trembëdhjetë vjet. Njerëz që ndihen të lënë pas dore, të përjashtuar nga zhvillimi ekonomik, nga mundësitë, nga vëmendja publike dhe nga pabarazia.

Këta janë në të drejtën e tyre. Këta janë motori i protestës. Pjesa e shëndoshë dhe e shëndetshme e saj. Këta që kërkojnë të bëhet më mirë, pa u bërë më keq.

Këta që kërkojnë të rriten të hyrat e tyre, pa u djegur domosdoshmërisht Shqipëria.

Pastaj është votuesi tradicional opozitar, i cili ka trembëdhjetë vjet që humb zgjedhje.

Ka humbur aq shumë, sa opozita është reduktuar në kontrollin e një grushti bashkish. Për këtë votues, rruga mund të duket si mundësia e vetme për ta arritur atë që nuk po e arrin përmes kutisë së votimit.

Një pjesë e tyre janë zënë peng nga kryetari i partisë më të madhe opozitare, i cili, para së gjithash, e ka shndërruar partinë e tij në një parti që nuk mund t’i fitojë zgjedhjet.

E ka bërë më të vogël, por më radikale.

Vazhdojmë më tutje, duke dalë tash në ekstremin tjetër, të majtin. Te ai votuesi i Arlind Qorrit, që në anën e majtë nuk sheh asgjë, kurse çdo gjë që e sheh, e sheh vetëm djathtas.

Kauzat e tyre janë edhe nacionale, edhe globale. Këta kanë problem me kapitalizmin, me ekonominë e tregut të lirë, me demokracinë në segmente të caktuara dhe me rendin global.

Këta janë dega lokale e organizatës ANTIFA. Këta janë ata që brohorasin nëpër kampuse në Amerikë “From the river to the sea”. Këta janë ata të maskave. Problemet e tyre nuk janë nacionale, por internacionale. Këta mund të bëhen bashkë edhe me një serb, edhe me një rus, edhe me një polak, kundër qeverisë së shtetit shqiptar.

Nëse sot do të ishte Lufta Civile në Spanjë, partia e Qorrit do të ishte një burim i pashtershëm rekrutësh.

Këta janë ata që shërbehen me slogane të Martin Luther Kingut: “Padrejtësia kudo qoftë është kërcënim për drejtësinë gjithkund.”

Pra, për ta, qeveria e Shqipërisë është përgjegjëse edhe për krizën në Lindjen e Mesme, edhe për urinë në Afrikë.

Por koalicioni kundër Ramës nuk përfundon këtu.

Kush tjetër gjendet në atë turmë?

Në mesin e protestuesve kemi parë edhe aktivistë e figura politike të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova.

Kjo nuk është më çështje hamendësimi.

Elvis Hoxha, i njohur si këshilltar i Albin Kurtit, është shfaqur publikisht në protestë. Më herët edhe ish-deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, e ka dokumentuar pjesëmarrjen e tij.

Në Prishtinë qarkullojnë informata edhe për militantë të tjerë që kanë udhëtuar drejt Tiranës. Ata dihen me emra dhe mbiemra.

Mirëpo, nën maskë mund të fshihet gjithkush. Prandaj janë vënë maskat. Sepse maska i bën të njëjtë. Maska është uniforma që i përbashkon, ua zvogëlon dallimet.

Por në politikë, grupe që nuk pajtohen për të ardhmen mund të bashkohen përkohësisht rreth një kundërshtari të përbashkët.

Në këtë kontekst lind edhe pyetja për interesat rajonale të Turqisë së Erdoganit.

Tirana mori flakë vetëm dy ditë pasi atje ishte për vizitë ministri i Jashtëm i Izraelit.

Sulltani i Portës së Lartë e ka bërë të qartë në krye të herës se shtetet që ai i konsideron vasale nuk i toleron që të kenë politikë të pavarur të jashtme.

Guximi i Ramës për të pasur një të tillë, po i kushton.

Next Post
Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Protesta/ OSBE i bashkohet Presidentit Begaj: Të gatshëm të ndërmjetësojmë për fillimin e dialogut për krizën!

Comments 1

  1. e agasi says:
    2 hours ago

    Besoje e dini te gjithe,ky zhuli i Kosoves eshte nji ndytsire qe i ka sherbyer vucicit e serbise vrastare.Ky dine shume,kyte informacion munde ta kene marre nga agjenturat serbe,me qe eshte sherbetore i tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com