• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni i bulevardit

by Artur Ajazi
25/02/2021 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike ka arritur të regjistrojë në KZQ koalicionin e saj zgjedhor nën emrin “Aleanca për ndryshim”. Pas shumë dilemash, debatesh dhe premtimesh, aleanca e opozitarëve “qëndrestarë”, ka mundur të regjistrohet si koalicion i 13 partive, shumica e të cilave pa asnjë anëtar apo mbështetës në rrethe. E veçanta e këtij koalicioni, mbetet padyshim futja e Bamir Topit dhe FRD tij, në rreshtin e cunguar të partive opozitariste, që do të garojnë përballë Partisë Socialiste të Edi Ramës. Në përbërje të këtij koalicioni “fitues”, janë 13 parti, përfshirë edhe Partinë Fryma e Re Demokratike e themeluar nga Bamir Topi, një kundërshtare e thekur ndaj Sali Berishës. Partia Demokratike e përmbylli me sforco marrëveshjen me aleatët e saj.

Siç është bërë me dije më herët,Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit, do të dalë me listat e saj në zgjedhje pavarësisht se janë një koalicion. Por së fundi, Partia Demokratike ka arritur marrëveshjen edhe me kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe mësohet se ai do të jetë në zonë të sigurt në qarkun e Shkodrës.“Partia Demokratike – Aleanca për ndryshim” është emri që PD dhe aleatët e saj, kanë zgjedhur për të garuar më 25 prill, me synim për të ardhur në pushtet. Deri dy ditë më parë,Nard Ndoka, deklaronte se “nuk do të firmoste marrëveshjen me PD, dhe nuk ishte i qartë sesi do të garonte në 25 prill”.Surprizë ka qenë perfshirja e FRD-së së Bamir Topit i cili pas “divorcit” nga Sali Berisha rikthehet në familjen e vjetër politike. Sa qesharake. Një koalicion që bashkon edhe armiqtë e tjerë historikë si grekët e PBDNJ me çamët e PDIU, ose Republikanët e Fatmir Mediut me Monarkët. Kurse LSI e Monika Kryemadhit, do të garojë e vetme. Ndoshta kjo lidhet me “çështje” të tjera që ka mes tyre.

Megjithatë ka befasuar Nard Ndoka, i cili ka dalë nga takimi me Bashën duke firmosur, pasi kreu i PDK-së ka rënë dakord për pozicionimin e tij në listën e Shkodrës, dukë lënë të kuptohet se ka kërkuar të jetë më lartë në renditje. Ky pra është koalicioni i “fitores mbi Ramën”, ky është rreshtimi i ish-pushtetarëve që nuk kanë lënë gjë pa i marrë pushtetit të tyre, që nuk kanë lënë gjë pa bërë sa kishin qeverisjen e tyre, dhe tani sërish duan të vijnë në pushtet. Ç’nuk po bëjnë, dhe ç’nuk po mbledhin rreth tyre, të liq dhe armiq, vetëm e vetëm të rrëzojnë Edi Ramën. Ata janë koalicioni i bulevardit, dhe të tillë do të trajtohen dhe vlerësohen edhe në 25 Prill nga shumica e shqiptarëve. Si mund të shkojë vota e lirë tek mëkatarët, tek zullumqarët, tek “horrat” e bulevardit, apo tek ata që luajnë në rruleta me para të fituara nga koha e pushtetit. Nuk mundet Rama me koalicione bulevardi, nuk shembet mali me guriçka, aq sa mund të ketë shpresë të marrë pushtetin kjo opozitë e rrënuar.

Të bindur se “kësaj here Rama do të largohet”, koalicioni i bulevardit, ka nisur të ngazëllehet duke nisur që tani ndarjen e portofoleve ministrore. Ajo ç’ka ka ndodhur deri sot mes tyre, nuk është asgjë para asaj që pritet të ndodhë pas 25 Prillit. Lulzimit i duhet të përgjigjet para të vetëve, më shumë për imazhin e turpshëm që i krijoi partisë duke firmosur me kallauzë që dikur Berisha i quante “horra dhe lavire bulevardi” se sa për humbjen fatale që e pret nga vota e lirë, pjesë e të cilës kësaj here do të jenë demokratët e zhgënjyer.

Next Post

Rekord viktimash nga Covid në Shqipëri: 21 humbje jete në 24 orë dhe 986 infektime të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In