• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni Djathtas për Zhvillim prezanton programin, Shehi: Beteja jonë jo me rivalët, por me qeverinë Rama

by B K
24/03/2025 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koalicioni Djathtas për Zhvillim prezantoi të hënën (24 mars) kandidatët dhe programin elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Deputetët Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) dhe Enkelejd Alibeaj i partisë Djathtas 1912 do të jenë në listën e hapur të Qarkut Tiranë.

Kryetari i LZHK-së, z. Shehi, tha se kryefjala e koalicionit është qenia në opozitë me qeverinë Rama nën sloganin “Shqipëria e para”.

Ai foli se situata ku gjendet Shqipëria tani paraqitet e vështirë dhe asnjëri nga kolegët e tij nuk pajtohen të bëjnë kompromis për hir të interesave politike.

“Janë kohë të vështira. kemi kundërshtarë nga të gjitha palët. Që të konkurrosh në këtë situatë, një grup relativisht i ri, besoj e kuptoni që është shumë i vështirë.

Jam i sigurt që rezultati do të jetë pozitiv, se ia kemi ndershmërisht me listë të hapur, si burrat, në emër të ideve tona, jo të interesave tona, se po të qe për interesat do e kishim gjetur një skutë gjithsecili në ‘listat e mëdha’. Unë gjykoj që është një moment historik për Shqipërinë, shqiptarët, për demokracinë shqiptare. Shqipëria ka nevojë të qeveriset nga një shtet, me institucione, jo më nga njerëz, nga individë. Kjo punë ka prodhuar këtë korrupsion që është, mungesën e shpresës, dhe i ka dhënë rinisë vetëm rrugën e emigracionit. Jemi të bindur që shumica e qytetarëve e mendojnë si ne.

Kemi bërë të gjitha tentativat për të puqur grupet që mendojnë si ne. Fatkeqësisht nuk ia dolëm dhe ky është dështimi ynë. E marrim ne përgjegjësinë. Do të ishte një ditë shumë e bukur për opozitën shqiptare sikur të ishim të gjithë bashkë. Nuk ia mbërritëm, por mendoj se kemi hapësirë të mjaftueshme për të krijuar një grup parlamentar. Kryefjala e qëndrimeve është opozita ndaj qeverisë Rama. Nesër e fillojmë betejën jo me rivalët tanë, por me qeverinë Rama,” deklaroi z. Shehi.

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” paraqiti një program konciz ekonomik, që kreu i LZHK-së tha që “e kupton edhe intelektuali, edhe bujku”.

“Si çdo vend që do të dalë nga mizerja e të zhvillohet, duhet të industrializohet. Industria, zhvillimi, teknologjia nuk është thjesht çështje parash, është çështje e rivlerësimit të shoqërisë shqiptare, ku nuk ka më shtresë të mesme: ka një grup milionerësh/miliarderësh dhe një tufë fukarenjsh që ndonjëherë i blejnë me votë.

Vazhdojmë me bujqësinë. Ne kemi menduar një skemë të plotë se si bujqësia shqiptare mund të financohet nëpërmjet sistemit bankar. Bujku ka ngelur bujk. Nuk u bë kurrë fermer.

Ne pretendojmë të rrisim pagat në sektorin buxhetor me 25 për qind, jo thjesht për t’u bërë qejfin disa nëpunësve, por nëpërmjet saj të formatojmë piramidën e pagave në Shqipëri. Duam të stimulojmë edhe sektorin privat. Kjo do të thotë që do të rrisim me 25 për qind konsumin në vend.

Duhen kontribute më të mëdha në sistemin e pensioneve. Kemi menduar një skemë për pensionet e ulëta, që t’i ndajmë. Pjesën e ulët që sot e kemi mesatarisht 190 mijë lekë ta çojmë 250 apo 300 mijë lekë, por me një skemë të ndarë nga sistemi i sotëm, që mund të vazhdojë siç është.

Kthimi dhe kompensimi i pronarëve. Ne jemi të qendrës së djathtë, por kjo temë është përtej të majtës dhe të djathtës. Nëse flasim për një shtet të së drejtës, ku është e drejta nëse ti merr mallin tim? 1,5–2 miliardë skemë kompensimi, edhe afatgjatë nga 5 në 7 vjet, ne mendojmë se bëhet dhe na dalin hesapet,” u shpreh z. Shehi, ndërsa theksoi se synimi është ngritja e një sistem taksash të ulëta me dy shkallë, që nuk duhen ndryshuar për një periudhë 5–10 vjet.

Next Post
“PS, mace që kap edhe minjtë e vet”, Rama: Na e këndojnë si këngë që të ulim kokën, por…

"PS, mace që kap edhe minjtë e vet", Rama: Na e këndojnë si këngë që të ulim kokën, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com