• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqipëria Madhështore s’bëhet me kauza të vogla dhe njerëz të vegjël

by Kreshnik Spahiu
07/03/2025 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Ju kujtohet slogani Rilindja 2013 dhe foto e 12 socialistve nga të cilët prej tyre 10 janë në burg dhe krahasoheshin me Rilindasit e 1912? Krahas socialistve ishin fotot e Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit, Ismail Qenalit etj. Kauzat e mëdha, nuk realizohen me njerëz të vegjël, kjo është thelbi i rolit të një lidershipi. Kauzat nuk mund të jenë kopje të shëmtuara sloganesh të lëvizjeve të huaja.

Përkthimi i qesharak i diskursit Trumpist: “Ta bëjmë Amerikën, sërish të Madhe” duke e përshtatur me koalicionin Berisha-Beleri fyen inteligjencën e gjithë kombit shqiptar.
Trump kërkon zgjerimin e Amerikës duke marr Kanadanë, Groenlandën, Kanalin e Panamasë, Gjirin e Meksikës etj etj.

Berisha nuk do as bashkim me Kosovën, as me Preshevën, as me Çamërinë por do zvoglimin e Shqipërisë duke helenizuar Himarën dhe duke dhënë më shumë autonomi bashkive “minoritare”. Ndoshta për këto arsye Berisha s’ia vuri emrin koalicionit “Shqipëria e Madhe” por “Shqipëria Madhështore”.

Të ndryshosh regjime apo sisteme politike duhen dy faktorë: Kauzat dhe njerzit. Le të themi s’mund ta bësh Shqipërinë Madhështore nëse kauz zgjedh mbylljen e Tik-Tokut. Nëse dy muaj para zgjedhjeve vendos të bësh revolucion dhe si kauz zgjedh Tik-Tokun i bie ose je i paaftë ose keqpërdor njerzit e tu. Po cilat janë kauzat e Sali Berishës në 4 vjet:

– Padi personale në Paris

– Padi personale në Londër

– Protesta zhbllokoni 18 kullat

– Protesta kundër ambasadores Yuri Kim

– Protesta tek dera SPAK

– Protesta “Lironi Ilir Metën.

“Shqipëria Madhështore” nuk bëhet as me kauza të vogla dhe as me njerëz të vegjël. Butaforia mediatike e Partisë Demokratike, provoi qartazi që ajo ka humbur misionin që u krijua.

Ajo nuk përmbys dot as regjime politike dhe as nuk sjell dot rotacion politik. Berisha ka 35 vjet që luan me të njëjtin ekip. Aleanaca Madhështore është kopja e keqe e “Republikës Re” të Lulzim Bashës 2017.

Listat e deputetve ka 30 vjet që i bën Berisha. Fakti që Aleanca Madhështore dhe listat e mbyllura janë 100% emrat e Lulzim Bashës e zvoglon çdo ditë liderin e saj i cili përdor të njëjtën skem. Ai thjesht po përgatit listën humbëse të një partie me 45 deputet. Kauzat personale dhe xhaketat e vjetra, thjesht i bëjnë të neveritshëm ata që abuzojnë me emrin e “Shqipërisë Madhështore” duke sjell disa ushtar në rreshtore.

12 Maji do jetë dita e parë e shkatrrimit të atyre që tre dekada e bën “Shqipërinë e vogël”. Ndoshta atë ditë të gjithë do rikthehemi mbi ngrehinat e kësaj rrangalle dhe të hedhim themelet e asaj që këta kanë frikë dhe emrin tja thonë, por që Ne do e bëjmë së shpejti ëndrrën realitet: “Shqipërinë e Madhe”

Next Post
Fundi i luftës Rusi-Ukrainë, befason Trump: Është më e lehtë të punosh me Putin

Fundi i luftës Rusi-Ukrainë, befason Trump: Është më e lehtë të punosh me Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In