• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOALICIONET/ Skenarët politik nëse PD s’merr pjesë, si shkojnë PS- LSI- PDIU në zgjedhje

by Java News
20/04/2017 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Me skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, në horizont shfaqen disa skenarë të mundshëm politikë, për realizimin e të cilëve, faktor përcaktues, do të jetë raporti i Partisë Demokratike me zgjedhjet e përgjithshme.
Konkretisht, pjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje do të përcaktojë edhe finalizimin e koalicionit PS-LSI-PDIU.

Nëse partia më e madhe në opozitë do të tërhiqet nga rruga e bojkotit, duke marrë pjesë në zgjedhje, ky zhvillim do të detyronte grupet politike të ndryshonin Kodin Zgjedhor, për të krijuar një bazë të re ligjore, për regjistrimin e partive opozitare në zgjedhje. Një skenar i tillë, logjikisht do të çonte edhe në krijimin e një hapësire ligjore për regjistrimin e koalicioneve në zgjedhje.

Në kushte të tilla, pas regjistrimit të koalicionit të djathtë, do të regjistrohej edhe koalicioni i majtë, me bosht kryesor PS-LSI-PDIU. Si kryetari i PS, Edi Rama, ashtu edhe kryetari LSI Ilir Meta kanë deklaruar vullnetin për rikonfirmimin e koalicionit. Por, mungesa e një kundërshtari në zgjedhje, në rastin konkret të PD, do ta bënte koalicionin PS-LSI të panevojshëm dhe të pakuptimtë. “Koalicioni PS me LSI nuk është gjëkundi problemi ynë, por bëhet fjalë për një sforco për të krijuar një mundësi për opozitën zyrtare”, deklaroi dje kryeministri Edi Rama.

Skenari në fuqi
Aktualisht po zbatohet një tjetër skenar, ai i zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare pa Partinë Demokratike. Në kushtet kur palët duken ende larg gjetjes së një zgjidhjeje që do të mundësonte përfshirjen e opozitës në procesin zgjedhor, Partia Socialiste, L֝ëvizja Socialiste për Integrim, PDIU etj., do të garojnë të ndara në zgjedhjet e 18 Qershorit. Në mungesë të një kompromisi me PD dhe në kushtet e djegies së afatit për regjistrimin e partive dhe të koalicioneve, të gjitha partitë e regjistruara në zgjedhje, do të garojnë më vete, ku secila do të luftojë kundër të gjithave, për të maksimalizuar vendet e saj në parlamentin e ri. Dhe procesi po ecën me shpejtësi në këtë rrugë. Rreth 40 parti politike janë regjistruar në zgjedhje. Data për regjistrimin e koalicioneve ka skaduar mbrëmë. Nëse nuk do të ketë një kompromis të politik në ditët në vijim, secila nga këto parti do të ketë kundërshtare të gjitha paritë e tjera. Në këtë kuadër, kreu i LSI, Ilir Meta, ka dhënë dje një mesazh të qartë. “Për mua është e rëndësishme që të jenë sipas standardeve dhe për këtë duhet të kontribuojnë të gjithë”, tha Meta.

Rreziku për PD
Nga dinamika e zhvillimeve të deritanishme, aktori i vetëm pa rrugëdalje politike mbetet Partia Demokratike. Nëse Lulzim Basha nuk shfrytëzon një mundësi për të marrë pjesë në zgjedhje, pas datës 18 Qershor, Partia Demokratike do të humbasë edhe statusin e opozitës në Shqipëri. Shpresat e PD se, një parlament i dalë nga një palë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës do të jetë jetëshkurtër mund të kthehen në iluzione, për shkak se SHBA dhe BE, janë pozicionuar hapur kundër këtij skenari. Po kush mund të jenë partitë që mund të përbëjnë opozitën e ardhshme? Sipas këtij skenari, Lëvizja Socialiste për Integrim, PDIU, partia e Ben Blushit dhe e Gjergji Bojaxhi mund të shndërrohen në opozitën e nesërme.

Next Post
Ekstradohet nga Italia Almir Haruni i dënuar me 18 vjet burg, vrau në 97-ën

Ekstradohet nga Italia Almir Haruni i dënuar me 18 vjet burg, vrau në 97-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com