• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicionet elektorale, “patatja e nxehtë” në duart e aleatëve të PS- PD

by Java News
19/05/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat 5-orëshe mes Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, çuan në arritjen e një marrëveshjeje, të cilën kreu i qeverisë e cilësoi dje si “Big Mac”.

“E nisëm me një McAllister plus dhe e mbaruam me një ‘Big Mac’”, tha dje Rama në formën e një batute. Në Pallatin e Kongreseve, në sallën ku më 25 prill Rama dhe Basha nuk kishin arritur dakordësinë për paketën McAllister, si i dërguar i PPE-ve dhe BE-së, Rama dhe Basha mbërritën në orën 10:00 të shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, shkruan “Panorama”.

Mësohet se të katër janë takuar për 15 minuta bashkë, më pas, Kryeministri Rama dhe kreu demokrat Basha kanë lënë dhe telefonat celularë jashtë dhe janë mbyllur në sallë për të dalë me marrëveshjen e dakordësuar.

Ka pasur momente të caktuara kur ata janë konsultuar me juristët e tyre, edhe pse vetë kryedemokrati është jurist në profesion. Në orën 15:00 kur kanë dalë nga takimi, si Kryeministri Rama edhe kreu i PD-së Basha dolën të qetë dhe të kënaqur nga Pallati i Kongreseve, duke iu shmangur deklaratave apo batutave.

KOALICIONET

Pika më e nxehtë e takimit mësohet se ka qenë çështja e koalicioneve. Me koalicione në zgjedhje apo pa koalicione, kjo do të varej nga data e zgjedhjeve. Paketa McAllister propozonte 16 korrikun ditën e zhvillimit të zgjedhjeve, Partia Demokratike kërkonte muajin shtator, ndërsa maxhoranca ka qenë e fiksuar tek data 18 qershor.

Kryeministri Rama mësohet se i ka dhënë kreut demokrat Basha dy alternativa ose zgjedhje më 25 qershor duke i dhënë paketën me 6 ministri dhe tri drejtori të rëndësishme pa koalicione zgjedhore, ose zgjedhje në shtator me koalicione, por duke vijuar qeverisjen si deri tani me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Kreu i opozitës ka pranuar datën 25 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, me një shtyrje vetëm njëjavore, nga data 18 qershor të dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Marrëveshja e hartuar nga dy palët do të çojë të gjitha partitë pjesë- marrëse, 15 ato që janë regjistruar bashkë me partitë e opozitës që do të regjistrohen sapo marrëveshja të hyjë në fuqi, në një garim më vete.

Kjo është hera e parë që pas zgjedhjeve të para pluraliste në 1991, që partitë politike garojnë më vete dhe jashtë koalicioneve. Pas çdo procesi zgjedhor, partitë e vogla në koalicion janë ankuar nga partitë e mëdha se i kanë marrë votat e tyre.

Ky do të jetë rasti që çdo parti të provojë fuqinë e saj elektorale edhe pse jo të gjitha do të kenë komisionerë apo numërues në komisionet zonale. Marrëveshja duket se i hap rrugë një bashkëpunimi mes PS dhe PD-së edhe pas zgjedhjeve, pasi në kapitullin “Reformat” të saj palët angazhohen për: “Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re); Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re); Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese; Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike”, që tregon se ky bashkëpunim sapo ka nisur. panorama

ma.me

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

Sarandë/ Gjendet një person i pajetë, dyshohet se vdiq nga infarkti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In