• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicionet e opozitës, si fabula demokratike

by Ardi Stefa
29/01/2025 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardi Stefa

Aktualisht çështja nuk qëndron se sa parti do të krijojnë një koalicion opozitar, por se çfarë do të bëjë ky koalicion. Pasi politika nuk është aritmetikë dhe formimi i një shume nuk është thjesht një çështje veprimi matematik.

Ndërkohë Shqipëria përballet me një problem serioz: atë mosbalancimit politik, i cili ka pasoja të drejtpërdrejta në mënyrën se si funksionon vetë demokracia.

Dhe kjo për faktin se deri tani kemi vetëm një parti qeverisëse, atë që na qeveris.

Partia që qeveris sot Shqipërinë, në rast se analizojmë përqindjet e pjesëmarrjes në votime; përqindjen me të cilën fitoi pushtetin, etj, në fakt është pakicë, ose thjesht përfaqëson pakicën më të fortë, pavarësisht skandaleve që i kanë shpërthyer e që ka vite që përballet.

Megjithatë, edhe pse kemi një qeveri, e cila sulmohet vazhdimisht nga skandalet e familjes së saj politike dhe nga opozita zyrtare, nuk mendoj se ka pasur ndonjëherë në këto 34 vite një qeveri që të ketë një pozicion kaq dominues në skenën politike dhe të ndihet kaq e sigurt deri në arrogancë.

Dhe kjo, jo sepse nuk ekziston pakënaqësia sociale, përkundrazi, pakënaqësia është në maksimum, por thjesht ngaqë zhgënjimi dhe pakënaqësia nuk përkthehen e as konvertohen në mbështetje për opozitën, në mbështetje për një propozim alternativ qeverisës, por copëtohet në variantet e opozitës.

Madje- madje, me afrimin e datës së zgjedhjeve zhgënjimi do të jetë i tillë, saqë mospjesëmarrja në votime kam frikë se do të rritet si përqindje.

Përkundrejt këtij imazhi të dominimit të partisë në pushtet, ajo që kemi është një opozitë në krizë. Nga vështirësia e PD për të qenë ashtu siç premtoi: më e madhe, më e fortë, më e bashkuar, më e hapur dhe në rritje si alternativë qeverisëse tek një parti e shpërbërë në copa e variacione të ndryshme, që të gjitha bashkë të paafta për të sjellë një frymë të re ndryshimi.

Në këtë panoramë politike, unë mund të kuptoj zërat që bëjnë thirrje për opozitën e copëtuar në shtatë a më shumë parti që të bashkohet dhe të bashkëpunojë për rrëzimin e Ramës.

Deri- diku kanë vlerë ato që thonë. Por, deri- diku.

Sepse, sado e qartë që parakusht për një alternativë kërcënuese për qeverinë është bashkimi i forcave dhe bashkimi i elektoratit, është po aq e dukshme që kjo në vetvete nuk mjafton.

Sepse, shumë thjesht, politika nuk është vetëm veprim aritmetik. Dhe sigurisht që nuk është vetëm mbledhje.

Sepse, nëse forcat politike “bashkohen” vetëm mekanikisht, pa një strategji të qartë, pa një program dhe pa një propozim politik të qëndrueshëm e një kontratë konkrete politike për Shqipërinë, ato thjesht do të krijojnë një formacion politik më të madh, elektoral kësaj here, por që do të ketë të njëjtat deficite serioze në strategji, program. Një koalicion të paaftë të sjellë ndryshimin, të frymëzojë, motivojë dhe sensibilizojë shoqërinë për të përqafuar propozimin e saj politik.

Dhe shoqëria do ta kuptojë dhe ndoshta nuk do ta ndjekë.
Sepse ajo që i mungon opozitës shqiptare sot nuk është “gjeometria”, as “mozaiku” i fabulës demokratike, por përmbajtja, thelbi.

Kjo do të thotë, nëse ndonjë koalicion do të ketë diçka për të thënë, duhet ta thotë në mënyrën më të besueshme e më të përshtatshme për që qenë alternativë qeverisëse.

Dhe një alternativë e mundshme qeverisëse nuk mund të jetë e vjetëruar në ide, mendime, propozime; në retorikë e qëndrime, në njerëz të vjetëruar e humbës kronikë, në denoncime, në akuza e kundërakuza pa dhënë zgjidhje, në kërcënime e kërcëllitje dhëmbësh.

Një opozitë që kërkon të vijë në pushtet duhet ta dojë vërtet ardhjen në pushtet.

Kërkon strategji, program, frymë, njerëz, ide e retorikë të re. Kërkon investim të vërtetë për të ardhmen dhe jo të njëjtën strategji të dështuar të viteve të shkuara. Strategjitë e dështuara dhe gjuha politike e vjetëruar, nuk kanë më impakt në shoqërinë shqiptare, as sugjestionojnë pjesën gri, aq më tepër nuk e afrojnë me opozitën.

Dhe, duke qenë se në opozitën aktuale shqiptare, dominantë janë partitë dhe shumë politikanë që në periudha të ndryshme kanë qeverisur, kërkohet edhe një farë vlerësimi nga ata vetë: “Çfarë kanë mësuar?”, “Për çfarë bëjnë autokritikë?”, “Çfarë do të bënin ndryshe?”, “Pse do ta bëjnë më mirë tani?”, etj, etj.

Për sa kohë që të gjitha këto mungojnë dhe për sa kohë që diskutimi për lidershipin opozitar nga të gjitha partitë kufizohet në vetëm një kauzë “më lër të jetoj mitin tim si kryeministër potencial” dhe jo tek kush mund të përfaqësojë realisht një hapësirë politike dhe një dinamikë të ndryshme historike për vendin, çdo diskutim për bashkimin aritmetik të partive të opozitës pa përmbajtje politike, nuk ka kuptim.

Next Post
Kulluri: Marrëveshje për koalicion me LZHK-në: I bëjmë ftesa  Partive të vogëla

Kulluri: Marrëveshje për koalicion me LZHK-në: I bëjmë ftesa Partive të vogëla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

Derbi Tirana-Partizani/ “Demat” marrin nën kontroll derbin, Skuka shënon golin e dytë ndaj bardhebluve

December 7, 2025
Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

Koreografitë e tifozerive ndezin derbin, nga tullumbacet e kuqe tek mesazhi bardheblu në tribuna (FOTO)

December 7, 2025
“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

“Fëmijët pa kujdes prindëror do vendosen në një familje”, çfarë parashikon pr/ligji për kujdestarinë alternative

December 7, 2025
A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 7, 2025
Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

Ushqimet nga jashtë vendit vijnë më lirë, por shiten me shtrenjtë! Çfarë ndodh me çmimet në Shqipëri

December 7, 2025
Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

Përmbytja në Lezhë nga papërgjegjësia e institucioneve, ‘ping-pong’ mes bordit të kullimit dhe zonave të mbrojtura

December 7, 2025
Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e policisë mbrojnë bandat

December 7, 2025
Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

Panairi tradicional i Gjelit të Detit në Peqin, fermerët: S’ka subvencione nga shteti, importet po na dëmtojnë

December 7, 2025
Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

Salah kundër trajnerit, paralajmëron largimin: Do vij për t’u thënë lamtumirë tifozëve

December 7, 2025
Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

Tragjedi në Klinë të Kosovës, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në lumin e Bardhë. Dyshimet e para

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In