• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KOALICION PD- LSI?/ Deputeti i PD: Me LSI-në kemi interesa të përbashkëta, s’ka vend pë rivalitete

by Java News
09/09/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu flet për “rivalitetin” mes Bashës dhe Berishës për rolin e liderit opozitar në parlament dhe bashkëpunimin me LSI-në. Në një intervistë për Gazetën Mapo ai lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlament.
Pyetje: Këtë të shtunë nis punimet sesioni i ri parlamentar dhe PD është sërish në opozitë. Ndërkohë, keni premtuar opozitë të fortë dhe të njëjtën gjë pretendon edhe LSI. Do të kemi rivalitet mes jush dhe LSI-së apo më shumë mundësi për bashkëpunim në një front të fortë opozitar?
Pergjigje: Pa asnje dyshim PD ne Kuvendin e ri do te jete strumbullari i opozites sone. Dhe ne kete faze shume te veshtire per vendin, perballe arrogances dhe gabimeve te renda te maxhorances, perballe nje situate te thelle kriminale e me droge te vendit, roli i opozites merr rendesi te vecante, historike do te thosha une. Dhe kete rol mund ta luaje vetem PD ne radhe te pare, per vete vlerat, historine, perkatesine ne qendren e djathte te saj, dimensionet qe ka, rrugetimin qe ka bere etj.
Ky rol eshte shume i rendesishem per te sotmen dhe te nesermen e vendit tone. Dhe ne kete aspekt te luftes opozitare, qe do te jete e larmishme, demokratike, vizionare e alternative ne kemi ne krah dhe aleatet tane te koalicionit tone para zgjedhor. Por, dhe kete dua ta theksoj, une jam i bindur se ne do te bashkepunojme me te gjitha ato forca politke reale dhe qe jane te vendosura te jene aktive ne opozite.
Dhe ketu fjalen e kam ne radhe te pare per LSI, me te cilen mund te kete shume interesa e alternativa te perbashketa. Pa dyshim kur keto do te perputhen une besoj se bashkepunimi nuk ka pse dhe nuk duhet te mungoje. Kjo eshte elementare ne politike. Dhe ne kete sens une nuk shoh asnje rivalitet e problem.
Pyetje: Grupi i ri parlamentar i PD-së është mjaft i larmishëm, krejt i ndryshëm me grupet parlamentare tradicionale të PD-së. Besoni se do të ketë një betejë të rëndësishme përmes këtyre deputetëve, shumica e të cilëve nuk janë të njohur për publikun?
Pergjigje: Ne grupin tone ka deputete te rinj e deputete me eksperience, kjo eshte normale per cdo ambjent demokratik. Pa dyshim qe gjerat ne kete sens do te nderthuren per t’i sherbyer luftes politike opozitare si dhe permiresimit te cilesise se aktivitetit nga deputetet e rinj. Per kete ne po organizojme edhe aktivitete te ndryshme, qofte dhe me strukturat e partive tona si motra. Psh sot po zhvillohet prane selise se PD nje aktivitet i tille me Fondacionin Kondrad Adenauer te CDU gjermane. Mbas pak javesh nje tjeter i tille do zhvillohet ne Itali etj. Por dua te shtoj se elementi mi i mire i “kalitjes” se deputeteve eshte lufta opozitare, gje qe shume nga ata e kane edhe pse jo ne Parlament.
Pyetje: Tashmë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë do të jetë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha por aty është edhe Berisha. Dihet tashmë aktivizimi i fortë i Berishës në parlament. Besoni se do të vazhdojë të jetë i tillë apo do të ketë një “tjetër Berishë” këto katër vite në sallëne kuvendit, ndoshta më i prirur ti japë hapësirë Bashës…?
Pergjigje: Pa asnje dyshim prania tashme e kryetarit te PD dhe te opozites Z. Basha ne sallen e Kuvendit ka shume rendesi, qofte kjo per PD, qofte ne pergjithesi. Ndoshta kjo do te jete dhe risia me e rendesishme e ketij Parlamenti, vecanerisht ne fillimin e tij. Une jam i bindur se Basha tashme edhe ne Kuvend do te kete nje rol thelbesor per zhvillimet brenda e jashte salles se Parlamentit tone. Por kjo nuk zbeh aspak rolin e askujt tjeter ne grupin tone, vecanerisht te Z.Berisha. Berisha ka vlerat e tij personale, historike, intelektuale, qe i duhen e do t’i duhen jo vetem PD, por dhe zhvillimeve pozitive te vendit e Rajonit. Duke i vene ne eficience keto, une mendoj se keshtu ne vetem forcojme veten tone, PD, opoziten dhe i bejme balle shume me mire revanshit te Rilindjes.
Pyetje: Besoni se do të ketë një farë dualiteti mes Bashës dhe Berishës?
Pergjigje: Le te jemi me serioze. Midis Bashes e Berishes as ka dhe as mund te kete asnje “dualitet”. Une mendoj se ka vetem sinergji. Te dy ata, te gjithe ne, kemi nje qellim, jemi ne nje “varke” dhe askush nuk zbeh rolin apo vlerat e tjeterit, aq me shume po te flasim per Bashen e Berishen. Pra mos u shqetesoni per te tilla “komplikacione” se as nuk ka e as do te kete te tilla. Perkundrazi do te kete vecse bashkepunim te ngushte midis secilit nga ne jo vetem ne grupin tone parlamentar, por edhe me potencialet tona jashte tij.
 MA.ME
Next Post
INTERVISTA/ Vlahutin: Zgjedhjet, reforma zgjedhore të nisë që nesër!

INTERVISTA/ Vlahutin: Zgjedhjet, reforma zgjedhore të nisë që nesër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In