• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicion me Shehin për 14 majin, Patozi: Nëse PD zgjedh një kandidat të përbashkët, do e pranojmë! Vangjeli: Do ‘kryqëzoheni’…!

by Java News
20/02/2023 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike, Astrit Patozi tha se aleanca me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar, të kryesuar nga Dashamir Shehi, ka si qëllim rritjen e përfaqësimit opozitar në Shqipëri dhe nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me PD-në, nëse dy palët arrijnë të gjejnë një kandidat të përbashkët.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga, Patozi tha se nëse PD arrin arrijë marrëveshje për të pasur një kandidat të përbashkët atëherë, ‘Aleanca Progresiste’ do ta pranonte si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit.

“Ne duam të rrisim përfaqësimin opozitar të shqiptarëve sepse sot jemi në monizëm në pushtetin lokal. Shqipëria qeveriset nga 61 kryetarë të PS dhe këshilltarë të PS dhe bëjnë ndryshim disa përfaqësues të Bindjes Demokratike. Kjo situatë duhet të përmbyset. Nëse ne kemi të vështirë të arrijmë një sukses të gjithë në përgjithësi, për shkak të PD që është në një luftë vëllavrasëse brenda saj, ne të paktën duhet t’i sjellim një ekuilibër këtij vendi. Dhe që ky ekuilibër të vijë, duhet që secili të bëjë atë që i takon. Opozita duhet të jetë shumëngjyrëshe, sepse PD që mund të shërbente si instrument për të bashkuar opozitën, nuk po bashkon dot veten e saj.

Ne jemi nisur kryesisht në këtë rrugëtim për të rritur përqindjen proporcionale të opozitës ku ne të kemi pjesën që na takon. Por ka ende shpresë që të gjendet një kandidat i përbashkët. Nëse palët do arrijnë një kompromis orët e fundit, ne do ta pranojmë si kandidatin tonë sepse nuk duam të bëhemi shkak që vota e opozitës të përçahet”-tha Patozi.

Sa i takon seancës që do të mbahet në 3 mars në gjykatën e Apelit të Tiranës, ku pritet të vuloset ‘fati’ për drejtimin e PD-së, Patozi tha se 3 marsi nuk është vendimtar sepse konflikti në PD është politik dhe jo juridik. Ai tha se edhe në këtë datë, gjykata nuk do ketë vendim përfundimtar.

“3 marsi nuk është kaq vendimtar sepse marrëdhënia në PD nuk është çështje juridike por politike. Kjo ka të bëjë me interesat e prishura që është vështirë të riparohen. Nuk është më çështje gjykate. Shtoj këtu faktin që këtu e marrin me shumë nge vendimmarrjen sidomos kur bëhet fjalë për partitë politike. Kujtoj këtu që ka 15 seanca të shtuara për Salianjin. Ende nuk do kemi një vendim përfundimtar në 3 mars. Gjykata e Tiranës i ka gjykuar si parti të ndryshme ndërkohë që janë një parti”-shtoi ai.

Ndërsa analisti, Lorenc Vangjeli tha se aleancën mes Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, e shihte si lëvizje politike dhe jo si zhvendosje të votave nga boshti i opozitës. Ai tha se partia e drejtuar nga Patozi në 2019-tën ishte e vetmja nga opozita që e gjykoi të logjikshmetë bojkotonin zgjedhjet.

“Fitorja e vërtetë kur u prezantua Aleanca Progresiste ka të bëjë me diçka tjetër. 4 vite më parë lëvizja e drejtuar nga Patozi u vu nën akuzë për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 2019-tës. Në demokraci vendos shumica, por jo gjithmonë shumica ka të drejtë.

Në raport me ju, duhet të heshtin. Shpejt do përballeni me kryqëzata nga të dyja palët. E shoh si lëvizje politike dhe jo zhvendosje aritmetike votash. Në 2019-ën ishte vështirë të gjeje dikë që të konsideronte se zgjedhjet ishin detyrë e partive politike dhe të arsyetonte në mënyrë racionale dhe të thonte që tërheqja nga zgjedhje minimalisht quhet dezertim. Në atë grup nuk gjeje askënd që të shikonte drejt së nesërmes dhe të kuptonin se kishin firmosur jo vetëm humbjen e zgjedhjeve por dëmtuan tërësisht sistemin”-tha analisti./m.j

Next Post
Sërish frikë në Turqi pas tërmetit 6.4 rihter: Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia

Sërish frikë në Turqi pas tërmetit 6.4 rihter: Mendova se Toka do të ndahej nën këmbët e mia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

Theu bojkotin e Dhomës së Avokatisë, i pezullohet për 2 vjet licenca e avokatit Lefter Xhengo!

October 9, 2026
“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

“Nuk kërcënoj askënd”- Deputeti Kamberi i përgjigjet Vuçiçit: “Nuk do vrasim 100 serbë për 1 shqiptar!

October 9, 2026
“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

“BE mbështet Shqipërinë për mbylljen e negociatave në 2027”- Galand: Presim përparim të mëtejshëm, reformat janë ambicioze!

October 9, 2026
Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

Rokada e ambasadorëve, Meidani te Komisioni i Jashtëm: Ndryshimi i Speciales akt sovran në Kosovë, punojmë me ndërkombëtarët!

October 9, 2026
Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

October 9, 2026
Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

Reforma Territoriale bashkon Korçën me Maliqin, Peleshi: Një bashki e re me potencial të madh bujqësor

October 9, 2026
Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com