• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Knut Fleckenstein nis punën si këshilltar i Ruçit: Mezi pres të ndihmoj Shqipërinë drejt integrimit në BE, ja si e prita propozimin

by Ardit Rada
11/07/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili tashmë është këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka rrëfyer sesi është të punosh në Shqipëri dhe sesi i duket pozita e re si këshilltar.

Në një intervistë në “News 24”, Fleckenstein foli gjatë për çështjet aktuale si, pandemi, reforma zgjedhore, por edhe integrimi i Shqipërisë në BE.  Ish-eurodeputeti u shpreh i kënaqur për pozicionin e ri pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe mezi priste të zbatonte detyrat e reja.

Dy ditë më parë ju morët detyrën si këshilltar I kryeparlamentarit Ruçi, si erdhi ky propozim?

Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë. Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë.

Kush ua bëri propozimin?

Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit.

E pranuat menjëherë ftesën apo kishit dyshime ?

Po, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

Si është të punosh me z. Ruci. Edhe pse puna ende s’ka filluar. A keni ju një parashikim për të?

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha. Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar.

Ju vjen keq që tashmë nuk jeni më pjesë e Parlamentit Europian?

Po, patjetër. Tashmë po mësohem me jetën e re. Isha paksa i zhgënjyer sepse më pëlqenin çështjet për Ballkanin Perëndimor, por sigurisht ka ende njerëz të mirë në PE që mund të vijojnë ta bëjnë këtë punë mjaft mirë. Kështu që jam mendje hapur lidhur me këtë dhe e di që gjithçka është në duar të mira, duhet të përpiqemi të gjithë të ecim hap pas hapi në rrugën e duhur.

Si do të jetë jeta juaj tani mes Shqipërisë dhe vendit ku jetoni?

Ju nuk mund të mendoni se unë tashmë do të transferohem në Shqipëri dhe do të jetoj këtu. Do të jem këtu 6 ose 8 herë në vit, do të bëj përgatitje të letrave sa i përket Shqipërisë, por edhe familja ka vend të rëndësishëm në jetën time. Kjo do të jetë mënyra se si do ta ndërtoj punën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Do të punojë në Gjermani e më pas do të vij ta paraqes punën këtu dhe pasi të kem bërë këto punë përgatitore do të vij sërish në Shqipëri, ndoshta në shtator.

Këto ditë në Shqipëri, çfarë ju bën përshtypje? Jeni edhe fotografuar duke pritur një takim. Si i keni parë zhvillimet këtu të këtyre ditëve?

Nga njëra anë e shoh mjaft inkurajuese që ka diskutime edhe pse opozita jashtë parlamentare nuk ndodhet më në parlament, janë gjetur mënyra për të biseduar dhe për të folur për këto çështje. Ndërsa më pas i takon parlamentit, është një detyrë e vështirë për t’i sjellë bashkë dy opozitat, pra atë në parlament dhe jashtëparlamentare. Shpresoj shumë për një kompromis. Kam folur edhe me ambasadoren amerikane se si mund të ecim hap pas hapi. Por parlamenti është parlament, nëse nuk je në parlament.

/e.rr

Next Post
“Reformat kryesore dhe rekomandimet e ‘Venecias'”, Balla diskutim online me Soreca-n dhe Raporteren për Shqipërinë në PE

"Reformat kryesore dhe rekomandimet e 'Venecias'", Balla diskutim online me Soreca-n dhe Raporteren për Shqipërinë në PE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com