• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Knut Fleckenstein: Asnjë prej reformave nuk është përmbushur plotësisht

by
08/10/2015 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Knut Fleckenstein: Asnjë prej reformave nuk është përmbushur plotësisht

Flet raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein: Hetim i CEZ-it, në dorën e autoriteteve shqiptare

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein analizon pesë reformat që vendi ynë duhet t’i plotësojë për të qenë pjesë anëtare e BE-së. Dhe sipas tij, në fakt asnjëra prej tyre nuk është përmbushur plotësisht, teksa nënvizon se reforma më e rëndësishme është ajo në drejtësi. Ndërsa lidhur me çështjen e përfolur të CEZ-it, ai shprehet i qëndrimit se beson që është në dorë të autoriteteve shqiptare për ta hetuar atë …

Z. Fleckenstein, në Shqipëri ka një debat lidhur me aferën e privatizimit dhe më pas anulimit të shitjes së kompanisë “CEZ Shpërndarje”, ndërsa opozita dhe LSI-ja janë dakord për një hetim ndërkombëtar. Dhe kur të gjitha palët akuzojnë njëra-tjetrën, sipas jush a do ishte zgjidhje një hetim ndërkombëtar?

Unë besoj se është në dorë të autoriteteve shqiptare për ta hetuar këtë çështje.

Reforma e gjyqësorit, administratës publike, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe forcimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, përfshirë minoritetet; cilat nga këto kritere, sipas jush ka përmbushur qeveria aktuale shqiptare?

Si raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, kam vëzhguar progresin e reformave në Shqipëri me shumë vëmendje gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht, që nga vjeshta e kaluar. Unë kam pasur mundësi për të dëshmuar përparim të rëndësishëm në këto fusha, por asnjëra prej këtyre reformave nuk është arritur plotësisht. Pesë reformat prioritare që ju përmendni janë ato më të rëndësishmet dhe kërkojnë punë të vazhdueshme. Nuk është e mjaftueshme vetëm puna që qeveria aktuale po bën për këto reforma. Mbështetja nga të gjitha partitë politike shqiptare, si edhe nga shoqëria e gjerë është e domosdoshme për të garantuar suksesin e këtyre reformave. Reformimi i gjyqësorit në Shqipëri për shembull, është një detyrë shumë gjithëpërfshirëse, e cila kërkon më shumë se kurrë zgjidhje e jo vetëm plotësimin e një pike në listë. Unë jam i kënaqur të shoh se kolegët e mi nga parlamenti shqiptar janë shumë aktivë, e që po e shoqërojnë këtë proces të reformave dhe unë jam duke pritur për të mësuar më shumë në lidhje me realizimin e reformave gjatë vizitës sime të ardhshme. Unë gjithashtu besoj se sa më ambicioze të jetë reforma në drejtësi, aq më shumë ajo do të mbështesë luftën e suksesshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend. Nga bisedimet e mia të shumta me qytetarët  shqiptarë, unë e kuptoj se ndryshimet në këto zona janë pritur me padurim.

Në krahasim me një vit më parë, çfarë pritet të përmbajë Progres-Raporti për Shqipërinë?

Si çdo vit, raporti i Komisionit Evropian mbi reformat e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE do të vlerësojë se ku qëndron Shqipëria. Ajo do të marrë parasysh reformat që janë bërë gjatë 12 muajve të fundit dhe do të përshkruajë mënyrën se sa përpara, se sa janë realizuar reformat dhe sa funksionale janë ato tek qytetarët .

Si ndjekës i zhvillimeve në Shqipëri, sa larg si afat kohor është procesi i hapjes së negociatave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian?

Shqipëria po punon për prioritetet e pesë reformave të mbetura që ju tashmë i keni përmendur dhe do të vazhdojë të bëjë kështu derisa të hapen negociatat për anëtarësim në BE. Këto reforma do të duhet të bëhen pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve të Shqipërisë. Shqipëria do të jetë gati për t’u bërë shtet anëtar i BE-së, kur qytetarët e saj do të ndjejnë se jeta e tyre brenda shtetit shqiptar është e bazuar në sundimin e ligjit, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në institucione të qëndrueshme demokratike. Këto janë pjesë e kritereve që vendet kandidate për anëtarësim në BE duhet të përmbushin.

Z. Fleckenstein, keni qenë mbështetës i procesit të dekriminalizmit. Në Parlamentin shqiptar disa javë më parë u arrestua një deputet dhe një tjetër dha dorëheqjen. Si i vlerësoni këto ndryshime? A janë të mjaftueshme për të bërë dekriminalizimin? Nëse në parlamentin Gjerman do të kishte deputetë që mbi ta do të kishte akuza në lidhje me krimin, si do të veprohej?

Më është krijuar përshtypja se shumica e votuesve shqiptarë qartazi presin që liderët e tyre politikë të vendit, në të gjitha nivelet e politike, kombëtare apo vendorë, të mos tolerojnë asnjë kandidat për poste publike që kanë të dhëna penale. Unë jam shumë dakord me këtë pritje. Ku ka akuza, ato duhet të hetohen si dhe duhet të mbikëqyren që çështja të zbardhet. / Koha Jonë

Next Post

5 euro për Rrugën e Kombit, javën tjetër mësohet kompania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

BILANCI / “Cilësi e dobët e rekurseve”, Sadushi: 6876 vendime të Gjykatës së Lartë për vitin 2025

December 29, 2025
Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

Atentati me dy të vrarë në Rinas, burime: Pasi dogjën mjetin e krimit, autorët u larguan me ambulancë

December 29, 2025
FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

December 29, 2025
“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com