• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

KMDLNj: Ndërtimi i shtëpive për serbët në veri, hap kolonizues me paramilitarë

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej vënies së themeleve të një lagjeje të tërë për serbët në pjesën veriore të Mitrovicës, ka reaguar Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Prishtinë duke e cilësuar si hap për kolonizim të kësaj pjese të okupuar të Kosovës me paramilitarë të pasistemuar nga Republika Srspka dhe Srspka Krajina.

Në reagim thuhet:

Qeveria e Serbisë e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç është trashëgimtare e mbretërve të Serbisë, komunistëve çetnikë të Rankoviqit dhe fashistëve socialistë të Milosheviçit. … , në Zveçan , kryetari i serbëve të Kosovës , Marko Gjuriç me peshkopin Teodosije dhe ministrat si dhe z/kryeministrin kuislingë të Serbisë në kabinetin e kryeministrit Mustafa e vunë gurin themeltar për ndërtimin e 300 shtëpive në Lagjen “Kodra e Diellit – Terri i Nëntokës “ në Zveçan për kolonizim të kësaj pjese të okupuar të Kosovës me paramilitarë të pasistemuar nga Republika Srspka dhe Srspka Krajina nga është edhe ministri kuisling , Ljubomir Mariç.

E drejta për kthim në shtëpitë e tyre dhe shfrytëzim i papenguar i pronës private është e drejtë e patjetërsueshme dhe njëra ndër të drejtat elementare e njeriut.

Pra , rrjedhimisht kjo e drejtë vlen edhe për serbët e shpërngulur për shkaqe objektive apo subjektive , serbët e dëbuar me kërcënim apo dhunshëm sikur që kjo e drejtë duhet të vlejë edhe për shqiptarët e dëbuar dhunshëm apo që janë larguar nga pronat e tyre për shkaqe sigurie.

Për fat të keq , shfrytëzimi i kësaj të drejte është bërë në mënyrë selektive duke përdorur standarde të dyfishta sidomos nga zotët e Kosovës , ndërkombëtarët dhe politika e kriminalizuar.

Serbët janë inkurajuar të kthehen , jo në pronat e tyre por ku kanë dë shiruar duke u arsyetuar me krijimin e kushteve për sigurinë e tyre. Në këtë mënyrë janë krijuar oaza etnikisht të pastra dhe është krijuar një realitet tjetër etnik përmes spastrimit etnik ku viktima kanë qenë qytetarë të thjeshtë , të pastrehë dhe të varfëruar të të gjitha përkatësive etnike.

Derisa qeveritë e Kosovës kanë investuar mjete të mëdha materiale për rindërtimin dhe ndërtimin e shtëpive të reja për serbë e simbolikisht edhe për romë të zhvendosur , po këto qeveri nuk kanë bërë asgjë për krijimin e kushteve për kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës prej nga , në vitin 2000 janë shpërngulur dhunshëm , në prani të KFOR – it francez dhe pasi janë vrarë 10 prej tyre. Kështu e kanë pësuar edhe serbët në mars të vitit 2004.

KMDLNj i rikujton opinionit se çdo përpjekje për kthim të shqiptarëve në veri të Kosovës është penguar nga “Rojat e Urës ( formacion paramilitar)” , serbët lokal e sidomos nga ndërkombëtarët (UNMIK) të cilët nuk kanë lejuar as të ndërtohet infrastruktura me arsyetimin se po i shqetësojnë serbët lokal dhe po e rrezikojnë sigurinë.

Në anën tjetër , serbët që iu janë ndërtuar shtëpitë nga Qeveria e Kosovës , jo që nuk janë kthyer në ato shtëpi por i kanë shitur ato për të kërkuar që t’u ndërtohen përsëri. Një pjesë e këtyre shtëpive janë plaçkitur duke u vjedhur dritaret dhe dyert nga hajdutë të panjohur.

Në këtë kontekst , askush nuk mund t’i fajësojnë qeveritë e Kosovës se nuk kanë investuar në kthimin e serbëve por duhet të fajësohen pse nuk kanë investuar në kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe pse kanë pranuar zbatimin e standardeve të dyfishta ; favorizues për serbët dhe diskriminues për shqiptarët!

Nëse nisemi nga parimi dhe kjo është rregull i shkruar , se të drejtat e njeriut janë universale për të gjithë , pa dallime etnike , fetare apo statusit shoqëror , atëherë në Kosovë kemi dështim të plotë në këtë drejtim nga Trojka ; bashkësia e kriminalizuar ndërkombëtare , Serbia fashiste dhe politika servile vendore.

Ndërtimi i një kolonie të re për serbët në Zveçan , me pranimin e heshtur të ndërkombëtarëve të kriminalizuar dhe reagimit të lodhtë të vendorëve ( politikanë dhe shoqëri civile) është leje në heshtje për ndërtimin e kësaj lagjeje për kolonistë serbë , ndryshimin e gjeografisë etnike dhe përligje të një ndarjeje territoriale në të ardhmen!

Nëse ndërtimi i kësaj lagjeje kriminale një etnike është kundër politikave dhe planeve hapësinore të Qeverisë së Kosovës e që është thënë se është e tillë sipas deklaratave të politikanëve kosovarë , çfarë atëherë kërkojnë aty ministrat e kabinetit Mustafa , Jeftiç, Mariç dhe zv/kryeministri Stojanoviç?!

Këta kuislingë të Serbisë asnjëherë nuk mungojnë kur duhet të dëshmohet prania e Serbisë në Kosovë dhe gjithmonë mungojnë kur duhet të dëshmohet shtetësia e Kosovës?

Pse dhe deri kur duhet të durohen këta kuislingë dhe pse duhet të paguhen nga taksat tona për punë që e bëjnë për llogari të Serbisë dhe në dëm të Kosovës?! Pse këta duhet të shpërblehen për poshtërsitë e tyre dhe pse duhet të arrestohen dhe dënohen ata që janë kundër kthimit të Serbisë në Kosovë ?!

Ndërtimi i lagjeve etnikisht të pastra nga politikanë të ndytë , ndërkombëtarë , vendorë , dhe atyre të Serbisë është politikë ndarëse , përçarëse , kundër të drejtave të njeriut dhe kundër atyre serbëve që janë qytetarë lojal të Republikës së Kosovës.

Kjo lagje do të ndërtohet apo do të përdoret për përfitime politike të Serbisë përmes shantazhimit sikur që do të përdoret edhe kundër politikanëve vendorë që ata të detyrohen të bëjnë lëshime edhe më shumë!

Arsyetimi i politikanëve kosovarë se ndërtimi i kësaj lagjeje kolonizuese për serbë nga ana e Serbisë është e jashtëligjshme , është dëshmi e pafuqisë sepse ; çka ka bërë Serbia në Kosovë pas përfundimit të luftës e që konsiderohet si e ligjshme dhe në përputhje me ligjet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare?! Asgjë fare!

 

Pas çmendurisë së radhës së Serbisë dhe ndërkombëtarëve që , pasi nuk po e pengojnë llogaritet se janë futur në ortakëri me Serbinë , Kosova do të përballet me destabilizim afatgjatë , kërcënim real për ndarje territoriale dhe pasiguri për serbët që jetojnë në brendi të Kosovës !

Spastrimi “human” i veriut të okupuar të Kosovës nga shqiptarët është në përfundim e sipër kurse Lagjja kriminale “Kodra e Diellit” që po ndërtohet nga Serbia , ndërkombëtarët dhe një pjesë e politikanëve të kriminalizuar kosovarë do të vuloset pasi të përfundojë kjo lagje dhe pasi të fillojë ndërtimi i lagjeve simotra! (b.an)

Next Post

Reforma/ Meta ftesë Bashës për takim: Të arrijmë konsensus brenda të hënës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

DETAJET/ Shqiptari arrestohet me 93 kg kokainë të fshehura në garazh! Vlera 10 mln euro, pjesë e një rrjeti narkotrafiku! Ja si u diktua

August 19, 2026
Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

Trabzonspor pa ‘frena’ në merkato, pas Salah dëshiron të transferojë edhe Karim Benzema!

August 19, 2026
Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

Franca është kthyer në “furrë pjekjeje”, 1243 vdekje të tjera nga vapa ekstreme! Korriku, muaji më i nxehtë dhe më i thatë në histori

August 19, 2026
Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

Histori si në filma, i dënuari më i vjetër në SHBA vdes në moshën 101 vjeç! I shpëtoi ekzekutimit 8 herë dhe bëri 70 vite burg

August 19, 2026
Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

Sabotimi i “North Stream”, Kroacia arreston zhytësin ukrainas të dyshuar si autorin e shpërthimit katastrofik!

August 19, 2026
Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

Suedia në alarm nga shpërthimi i epidemisë së fruthit, shumica e të prekurve nën 18 vjeç! Shkak festivali muzikor

August 19, 2026
Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

Interi bën goditjen e merkatos, arrijnë akordin për 35 mln euro me Liverpool për mesfushorin!

August 19, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

August 19, 2026
“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

“Spider Man” i siguron aktorit Tom Holland 100 milionë dollarë fitime! Filmi ka shpërthyer kinematë, 2 mld USD në tre javë (VIDEO)

August 19, 2026
VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

VIDEO/ Pamje drithëruese nga Ohajo, piloti ul në pistë avionin pa rrotën e përparme! Shikoni momentin dramatik

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com