Roma ka arritur marrëveshje me sulmuesin e talentuar të Ajaxit, Justin Kluivert, raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio.
19 vjeçari ka kaluar në një formë të jashtëzakonshme me Ajaxin, përderisa ka marrë vëmendjen e top klubeve evropiane, transmeton Koha.net.
Di Marzio raporton se agjenti i tij, Mino Raiola është takuar për disa ditë me drejtorin sportiv të Romës, Monchi dhe janë pajtuar për kushtet personale të lojtarit, kurse raportohet se Roma duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për Kluivertin. (b.an)