• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klubet e Teatrit, nis projekti nga periferia në qendër, Kumbaro: Vitin tjetër në gjithë vendin!

by Java News
30/01/2018 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Edukim dhe zbavitje”- e quajti Ministrja Kumbaro projektin më të ri të programit “Edukim Përmes Kulturës” në takimin me nxënësit e Gjimnazi Sander Prosi në Sauk. Ministrja e Kulturës bashkë me drejtorin e Teatri Kombetar ishin aty për t’i njohur të rinjtë më në detaje me projektin e quajtur “Klubi i Teatrit”, i cili hartohet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Teatri Kombëtar ka nisur bashkëpunimin me shkollat e arsimit të mesëm në projektet: •Festivali i Klubeve të Teatrit • Debate artistike •Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit

“Krijojmë dhe ndërtojmë bashkë me ju këtë klub teatri si një projekt pilot që mendojmë të shtrihet vitin e ardhshëm në të gjithë vendin”– shtoi Kumbaro në fjalën e saj.
Në kuadër të programit “Edukimi përmes Artit dhe Kulturës” , si një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës 2017-2021 do të organizohet Festivali i Klubeve të Teatrit, punë e cila ka nisur nga shtatori i vitit 2017 dhe pritet të përfundojë në muajin maj 2018. Në ndihmë të gjimnazistëve të cilët do të angazhohen në ndërtimin e një shfaqjeje e që është në vijimësi me programet mësimore, regjisori Armando Bora dhe dy aktorë të rinj të Teatrit Kombëtar Gjergj Mena dhe Xhuliano Brisku transmetuan tek gjimnazistët njohuritë dhe eksperiencat e tyre.
Teatri Kombëtar ka hartuar strategjinë e “Edukimit përmes artit e kulturës” me projektin Festivali i klubeve të teatrit në shkollat e arsimit të mesëm,si një projekt pilot për sezonin 2017-2018 dhe në sezonet e ardhshëm , urojmë të shtrihet, në më shumë zona periferike dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Grupi i TK ka nisur hartimin e këtij projekti në muajin Shtator 2017 për përzgjedhjen ,ngritjen,nxitjen dhe mbështetjen e grupeve të Klubit te Teatrit në shkollat e arsimit të mesëm dhe në shkollat periferike të Tiranës.
Ky projekt do të finalizohet me realizimin e një produksioni teatror nga klubet e teatrit të çdo gjimnazi, duke u mbështetur në programet e tyre shkollore dhe programit të provimeve të letërsisë. Gjimnazet që do të jenë pjesë e këtij projekti janë: •Gjimnazi “Sandër Prosi” (Sauk) •Gjimnazi “Sami Frashëri” •Instituti Harry Fultz •Gjimnazi “Abdulla Keta” (Shkozë) •Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” •Gjimnazi “Ibrahim Hasmema “ (Mullet) Trajnime në grupe sipas prirjeve në fushën e teatrit Ky projekti u jep mundësinë të rinjve më të spikatur për të asistuar pranë trupës së personelit të TK , në aktrim,regji,skenografi, kostumografi ,make-up artistik, teknik audio e video, teknik ndriçimi etj. ku të rinjve më të talentuar do t’u jepet mundësia për t’u bërë pjesë e produksioneve të teatrit.
Ky projekt zhvillohet jo vetëm në identifikimin e elementeve të talentuar si aktorë apo regjisor, por edhe në identifikimin e elementeve të rinj me prirje profesionale të tjera që janë pjesë e rëndësishme e krijimit të një shfaqjeje teatrale. Të rinjtë me prirje si specialist i efekteve audio-vizuale për teatrin dhe teknikë ndriçimi do të trajnohen nga punonjësit e Teatrit Kombëtar dhe do të fitojnë një eksperiencë të vlefshme në këtë profesion.
Next Post
Bushati: Mësimet e nxjerra nga Holokausti, shndërrohen në mësime kardinale historie!

Bushati: Mësimet e nxjerra nga Holokausti, shndërrohen në mësime kardinale historie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In