• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klubet e futbollit dhe sponsorët, 10 marrëdhëniet më të gjata

by Java News
11/04/2016 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PSV Eindhoven nuk do të mbajë më mbi fanellë reklamën e kompanisë elektronike Philips, për herë të parë pas 34 vjetësh. Klubi dhe kompania e kanë bërë të ditur ndarjen zyrtare, në fund të këtij sezoni. Për ndeshjet e fundit të këtij sezoni, skuadra do të veshë një fanbellë të ngjashme me atë të vitit 1982, kur nisi sponsorizimi nga Philips. Lidhje midis tyre do të ruhen, pasi klubi është themeluar pikërisht si degë e kompanisë së produkteve elektronike dhe mban emrin e saj, Philips Sport Vereniging (Shoqëria Sportive Philips). Por PSV nuk është klubi i vetëm i lidhur për një kohë të gjatë me të njëjtin sponsor.

Ja dhjetë rastet e bashkëpunimeve më jetëgjata midis klubeve e sponsorëve të tyre.

INTER & PIRELLI Kompania e gomave u lidh me Interin në sezonin 1995-96, në kohën e presidentit Massimo Moratti. Gjërat nuk kanë ndryshuar as tani që sponsor është Erick Thohir. Dy muaj më parë u njoftua rinovimi i kompanisë së drejtuar nga Tronchetti Provera, duke e çuar të paktën në 25 vjet qëndrimin e logos mbi bluzat e Interit. Gjatë këtij sezoni, mbi fanellat e dyta ka qenë e shkruara “Driver”, por nuk bëhet fjalë të ndërprerjes së sponsorizimit 20-vjeçar. “Driver” është një zinxhir komerciale në partneritet me Pirellin.

BAYERN & DEUTSCHE TELEKOM — Për momentin janë 14 vjet bashkëjetesë, por të dy palët kanë premtuar ta çojnë në 20. Historia e bashkëpunimit ka nisur në sezonin 2002-03 dhe do të vazhdojë edhe në gjashtë vjetët e ardhshëm, deri më 2023, me Deutsche Telekom gati të rritë kontributin financiar në 35040 milionë euro në vit ndërsa Bayern është gatë të servirë kompetencën e kompanisë në sektorin e telekomunikacioneve për të përmirësuar eksperiencën e spektatorëve në Allianz Arean, duke zhvilluar projektin “Stadium Vision”.

AJAX & ABN AMRO — Zgjati 17 vjet historia midis Ajax e ABN Amro. Grupi bankar holandez u shfaq mbi fanella nga 1991 deri më 2008. Bashkëpunimi i sponsorit me klubin vazhdon ende, pasi është firmosur marrëveshja, nga 1 janari 2015 deri më 30 qershor 2018, për të vendosur lohën mbi fanellat e skuadrës të të rinjve, të femrave dhe të amatorëve, për 2.55 milionë euro në vit.

LIVERPOOL & CARLSBERG Logoja e birrës daneze u shfaq mbi bluzat e kuqe për 17 vjet, nga 1993 deri më 2010. Pak ditë më parë u nënshkrua marrëveshja e re, për tre vjet të tjerë, duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

CHELSEA & SAMSUNG Dhjetë vjet intensivë, me fitore në fushën kombëtare e ndërkombëtare. Samsung e Chelsea janë rritur së bashku, një solidaritet i nisur më 2005 dhe i mbyllur në fillim të këtij sezoni. “Vetëm” 18 milionë euro që paguante kompania eletronike koreane nuk ishin më të mjaftueshëm për klubin e Roman Abramoviç. Logoja e Samsungut u zëvendësua nga Yokohama, kompani japoneze lider në sektorin e gomave dhe të ndërtimeve aeronautike. Marrëveshja është me vlerë 55 milionë euro në vit.

NAPOLI & LETE Bashkëpunimi zgjat prej dhjetë vjetësh, kur Napoli ishte në Serinë C dhe dhe Lete ishte kompania e parë e madhe në rang kombëtar që besoi në rilindjen e klubit. Dhjetë vjet janë rekord për Napolin dhe ndërkohë janë të gjitha gjasat që të vazhdojë edhe më pas.

SCHALKE 04 & GAZPROM Emri i kompanisë ruse është prej dhjetë vjetësh mbi fanellat e klubit gjerman, i cili merr 16 milionë euro në vit. Tifozët nuk kanë qenë dakord me këtë partneritet dhe e kanë kundërshtuar shpeshherë lidhjen me kompaninë ruse.

REAL MADRID & TEKA Në 114 vjet histori, Real Madrid ka pasur vetëm një dashuri të madhe, Teka. Është kompania shumëkombëshe gjermane marka më jetëgjatë në bluzat e bardha, sponsor zyrtar nga 1992 më 2001. Bashkëpunimi me klubin vazhdon, por me skuadrën e basketbollit, për tre vjetët e ardhshëm.

SHAKHTAR & SYSTEM CAPITAL MANAGEMENT — Nga 18 korriku 2006 System Capital Management, kompani ukrainase aktive në shumë sektorë, nga hoteleria te nafta e gazi, sponsorizon skuadrën e Donjeckut. Falë sponsorizimeve janë arritur shumë suksese, por vitet e fundit problemet poltike kanë sjellë reduktime dhe klubi është detyruar të shesë disa nga më të mirët, nga nga Texeira te Douglas Costa.

ROMA & BARILLA Marrëveshja më jetëgjatë e Romës ka qenë me kompaninë Barilla. Firma e famshme e makaronave i shfaq për 12 vjet mbi bluza, në sezoni 1982-83 deri më 1994.

Raste të veçantë – Në marrëdhëniet sponsor-klub ka edhe raste të veçantp, si për shembull midis Volkswagen e Wolfsburg në Gjermani dhe Gazprom e Zenit në Rusi. Grupi automobilistik është pronar i klubit gjerman, ndërsa kompania ruse bleu më 2005 shumicën e aksioneve të klubit të Shën Pjetërburgut. Dy kompanitë u kanë dhënë emrat edhe stadiumeve, (Volkswagen Arena e Gazprom Arena), por në këtë rast nuk flitet për sponsorizim të vërtetë, sepse nuk bëhet fjalë për një raport kohor të përcaktuar mbi shifra të vendosura më parë. Çdo vit vendosin mbi shumën që do të investojnë jo si sponsor, por si ortakë të mazhorancës.

Next Post

2 vite pas operacionit/ Lazarati, fshati që nuk jeton dot pa kanabisin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In