• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KLSH: Shkelje me kosto 911 milionë euro nga administrata

by A R
30/01/2016 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkeljet e kryera nga administrata për gjatë periudhës 2013-2015 llogariten në 911 milionë euro.

Shkeljet u publikuan dje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përfundim të gjitha kontrolleve që ky institucion ka kryer vitin e kaluar, shkruan Panorama.

Për dëmin që u është shkaktuar buxheteve në këto viti, nga KLSH-ja janë bërë 51 kallëzime penale dhe janë rekomanduar 1590 masa administrative për punonjësit.

Shkeljet nga tatim-taksat llogariten 92 milionë euro. Sipas raportit, dëmi është shkaktuar nga evazioni fiskal në hidrokarbure apo nga mospagimi i taksave vendore, apo mosllogaritjes së gjobave dhe detyrimeve tatimore. Në dogana, dëmi i shkaktuar llogaritet 31 milionë euro për shkak të moszhdoganimit të mallrave dhe mosarkëtimit të të ardhurave nga renta minerare.

Nga prokurimet, dëmi i shkaktuar llogaritet 99 milionë euro. Fatura më të lartë të dëmit të shkaktuar në raportin e KLSHsë është shkaktuar nga marrëveshja e privatizimit të kompanisë CEZ. Dëmi llogaritet në vlerën e 479 milionë eurove dhe KLSH-ja ka rekomanduar ngritjen e komisionit “ad-hoc” me ekspertë të pavarur për llogaritjen e dëmit. Shkeljet janë zbuluar edhe në fushën e urbanistikës.

Sipas KLSH-së, nga mosarkëtimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nga shumë bashki të vendit, dëmi llogaritet 462 mijë euro. 2 milionë euro llogaritet dëmi nga shpërblime, ku, sipas raportit, shumë institucione shtetërore kanë ndarë shpërblime padrejtësisht për festat e fundvitit.

Shkelje janë zbuluar edhe në dhënien e pagave për punonjësit e institucioneve buxhetore me dëm që llogaritet 346 mijë euro. KLSH-ja llogarit dëme të shkaktuara edhe nga zëra të tjerë të buxhetit në vlerën e 38 milionë eurove. Kontrollet për dëmet e zbuluara janë kryer në vitin 2015, por periudha financiare e kontrolluar i përket periudhës 2013-2015.

Next Post

Receta, ëmbëlsira muffin me karrota

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In