• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

KLSH padit drejtorin e Tatimeve në Berat: Dëm ekonomik 1 milion euro

by
18/07/2015 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon penalisht drejtorin e Tatimeve në Berat dhe dy ish drejtorë të kësaj drejtorie. Në një njoftim për shtyp KLSH bën të ditur se në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve(DRT) Elbasan dhe Berat u konstatuan të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit për të dy DRT në shumën rreth 147 milionë lekë ose mbi 1 milion euro dhe dëm ekonomik në DRT Berat rreth 59 milionë lekë ose mbi 421 mijë euro.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013 – 2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore me kërkesat e kuadrit rregullator në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë veprimtarinë e administratës tatimore në procesin e realizimit të të ardhurave tatimore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore”, thuhet në njoftimin pr shtyp.

Në bazë të raporteve të auditimit, Kryetari i KLSH, me anë të një vendimi që mban datën 30 qershor 2015, për përmirësimin e punës në të ardhmen i ka rekomanduar Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Ministrisë së Financave propozim për një ndryshim në pikën 77.2 të Udhëzimit të Ministrise se Financave nr. 24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar; i ka rekomanduar DRT, Elbasan marrjen e 8 masave organizative, 15 masave disiplinore dhe 6 masave me qëllim kërkimin për shpërblimin e dëmit në shumën prej 142,140,306 lekë, si të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit.

Po ashtu KLSH, me qëllim përmirësimin e punës në të ardhmen, i ka rekomanduar DRT, Berat marrjen e 10 masave organizative, 2 masave disiplinore për largim nga shërbimi civil dhe 11 masave të tjera disiplinore, marrjen e 6 masave për kërkimin për shpërblimin e dëmit në shumën prej 4,805,000 lekë, si të ardhura të munguara dhe në shumën prej 58,796,460 lekë si dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit, si dhe ka rekomanduar bashkëpunim institucional midis DRT Berat dhe DPT me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, me qëllim instalimin e komunikimit institucional ndërmjet tyre.

KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin e DRT Berat G. G. dhe ish-Drejtorët e DRT Berat M.D dhe T.M., per konsumimin e elementëve te veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi kane lejuar miratimin në bilancet e subjekteve te shumave të konsiderueshme monetare në lidhje me hua të marra nga subjekte të tjera jashtë procedurave normale ligjore dhe për të cilat nuk është bërë asnjë deklarim nga ana e strukturave përkatëse të DRT te Beratit, si dhe jane favorizuar subjekte tatimpaguese në zhbllokimin e llogarive bankare, për të cilat DRT Berat kishte vendosur më parë bllokimin e tyre. KLSH i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse lidhur me kete kallezim penal.

Next Post

Ahmetaj: Kritikat e Blushit? Deklarata emocionale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com