• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH kritikon sistemin e-Gjoba! Rekomandimi: Qytetari duhet të njoftohet me postë për shkeljet rrugore

by A R
06/08/2024 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre pikëpyetje mbi sistemin e menaxhimit të gjobave rrugore njohur si e-gjoba.

Mbas një auditimi të thelluar që ka skanuar dy vitet e fundit se si ka funksionuar kontrata nga autoriteti kontraktor AKSH dhe departamentin për teknologjinë e Informacionit, Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon ndërhyrje sa më të shpejta për funksionimin e sistemit të gjobës elektronike.

Kjo mbasi është vërejtur një mospërputhje mes kohës reale kur një efektiv policie vendos gjobën mbi kundravajtjen e cila njoftohet si e tillë jo sipas orës dhe datës së shkeljes, por sipas castit kur rregjistohet në sistem. Kjo ka sjellë qindra padi në gjykatë nga ana e qytetarëve që këmbëngulin se nuk kanë kryer shkelje sipas të dhënave të njoftuara.

Problem tjetër renditet mungesa e backup, mungesa e ndërveprimit mes insitutucioneve si edhe mos njoftimi I qytetarëve edhe përmes postës kur i vendoset gjoba në mungesë. Fotografimi i shkeljes nga ana e oficerit të policisë konsiderohet një veprim i paplotë që e kthen qytetarin shkelës të painformuar përsa kohë nuk i dërgohet në e-Albania. KLSH thekson se Mungesa e bashkëpunimit dhe bashkërendimi midis Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe DTI për ndjekjen e kontratës cenon funksionalitetin në përdorimin e sistemit “e-gjoba’

Në 70 përqind të rasteve qytetarët kundërshtojnë në gjykatat administrative të Lushnjës dhe të Tiranës, ndërsa në apel, vazhdojnë apelimet vetëm ata që ju është hequr patenta dhe ulur pikët. Në gjykatën e apelit administrativ kanë dorëzuar apele për shfuqizim të aktit të policisë rrugore 525 shtetas

Për gjetjet KLSH shton se mungesa e pajisjeve inteligjente në përmbushje të kontratës rrit rrezikun e gjobave të pasakta në sistem. Në disa raste, KLSH ka intervistuar agjentë të policisë rrugore që shprehën shqetësimin se dhe radiot e komunikimit i sigurojnë po në mënyrë individuale pasi nuk ka patur gjendje. Ky element cenon sigurinë në komunikimin ndërmjet tyre pasi radiot që shiten në treg jo gjithmonë i plotësojnë kriteret e nevojshme për të qenë të sigurta deklarohet në auditim.

KLSH shton se agjentët shprehen se pajisjet alkool-matëse ndonëse janë të kolauduara nuk japin të dhëna të afërta me sa konstatohet një drejtues mjeti gjatë kontrollit. Rezervat e KLSH ngrihen edhe ndaj mungesës së një sistemi për të bërë efektive gjobat ndaj mjeteve me targa të huaja, apo njoftimin në kohë në kufi të masave administrative ndaj shkelësve të kodit rrugor.

/a.r

Next Post
”Fest ’63” – Hapen aplikimet, këngët të dërgohen në datat 27, 28 dhe 29 shtator

''Fest '63'' - Hapen aplikimet, këngët të dërgohen në datat 27, 28 dhe 29 shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Përtej protestes së Lapajt

March 26, 2026
Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

Shiste kokainë në doza, pranga 36-vjeçarit në Durrës

March 26, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Boll kemi vuajtur! Salianji ta bëjë betejën brenda PD”, Tabaku kundër partisë: S’e bëj më gabimin e para 3 viteve…

March 26, 2026
Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

Gjenden në Holandë mbetjet e kalorësit D’Artagnan që frymëzoi veprën “Tre Muskutjerët”

March 26, 2026
Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

Shiste kokainë në lokalin e tij, arrestohet 20-vjeçari në Dibër

March 26, 2026
Mbreti i Panairit

Carlo

March 26, 2026
“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

“Askush mos të mbetet pa ilaçe!”, Sala: Ndryshime në Komisionin e Çmimit të Barnave, më shumë transparencë

March 26, 2026
Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

Shpërthim në Detin e Zi, përshkallëzim tensioni në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

Rritet interesi për Paketën e Maleve, ministri: Bordi i Transparencës vendos sot për naftën

March 26, 2026
Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

Lojëra fati brenda lokalit në Fushë Arrëz. Arrestohet punonjësi, dy në kërkim

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In