• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH konfirmon se siguria dhe cilësia e barnave ka shumë probleme

by Java News
08/07/2019 15:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e kryerjes së kontrolleve pranë farmacive spitalore, për kushtet në të cilat ruhen barnat dhe për llojin e pullës e sigurisë së vendosur në paketimin e tyre, ka cenuar cilësinë dhe sigurinë e barnave në farmacitë spitalore. Gjithashtu, është rritur mundësia e abuzimit, për kalimin e tyre në farmacitë e rrjetit të hapur dhe më pas tregtimin e tyre. Ky është një tjetër konkluzion i rëndësishëm i arritur pas auditimit të performancës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi Cilësinë dhe Sigurinë e Barnave në Rrjetin e Hapur Farmaceutik dhe Shërbimin Spitalor. Gjithashtu, KLSH evidenton se mungesa e inspektimit tek prodhuesit vendas të barnave, për proceset dhe lëndët e para që përdoren për prodhimin e barnave, ka cenuar rëndë cilësinë dhe sigurinë e barnave të fabrikuara brenda Republikës së Shqipërisë. “Mungesa e inspektimeve në nivelet e duhura në depot farmaceutike, për kushtet në të cilat ruhen barnat, si dhe për mjetet e transportit që përdoren për qarkullimin e tyre, tregon për mos organizimin e duhur të inspektimeve, papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe mund të ndikojë negativisht në cilësinë dhe sigurinë e barnave”,-theksohet në raport.

 

Kushtet

Raporti evidenton se në menaxhimin e barnave dhe materialeve të mjekimit një rol shumë të rëndësishëm ka shërbimi farmaceutik, i cili funksionon mbi bazën e detyrave të përcaktuara në rregulloren e përgjithshme dhe atë të shërbimit farmaceutik, e cila nuk përbush asnjë standard apo nuk reflekton realisht aplikimin e praktikave të mira mbi ruajtjen, qarkullimin dhe shpërndarjen e barnave.

 

Asgjësimi i barnave të sekuestruara

Një çështje e rëndësishme është edhe sekuestrimi/konfiskimi i barnave nga inspektorët. Këto dy veprime, më së shumti, ndërmerren në rastet kur: Barnat janë pa pullën e sigurisë që lëshon AKBPM; Në ambientet e subjekteve tregtare gjenden barna të skaduara; Nuk respektohen praktikat e ruajtjes dhe të shpërndarjes së mirë të barnave. “Grupi i auditimit bëri kërkesë nëse ka patur raste për periudhën 2017-2018 ku të jetë kryer procedura e asgjësimit të barnave të bllokuara/ konfiskuara, dhe rezultoi se jo. “Me qëllim krijimin e një kronologjie të plotë të ngjarjeve, grupi i auditimit bëri kërkesë për Urdhrin e mëparshëm nr. 279, datë 12.10.2017, ku përcaktohej identifikimi i sasive të barnave dhe reagentëve dhe më pas nxjerrja e tyre jashtë përdorimit, por ky urdhër nuk na u vu në dispozicion. Të ndodhur në këto kushte, grupi i auditimit shqyrtoi urdhrin e brendshëm me datë 26.10.2018 për saktësinë dhe plotësinë e përmbajtjes së tij, relacionin e grupit të punës, si dhe listën e barnave dhe reagentëve, të cilët ishin nxjerrë jashtë përdorimit, dhe rezultoi se: Gjetje mbi procedurën për asgjësimin e barnave: Urdhri nr. 287, datë 26.10.2018, nuk ka mbështetje ligjore të saktë dhe të plotë për zbatimin e tij, përfshirë këtu edhe përgjigjen e AKBPM-së në intervistën e zhvilluar, ku specifikon nenin 49, pikën “g”, të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik. Në pikën “g”, të nenit 49, shprehet qartë se paketimi i jashtëm/i brendshëm i barnave, përmban udhëzime të veçanta për asgjësimin e barnave të papërdorura ose materialeve mbeturina nga barnat, por jo mënyrën e inicimit dhe zhvillimit të kësaj procedure.

 

Ky urdhër është në kundërshtim me pikën 2, neni 64, të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik, pasi shpenzimet për asgjësimin e barnave bllokuara dhe të konfiskuara, mbulohen nga subjekti tregtar, jo nga buxheti i shtetit. Ndërkohë që AKBPM për vitin 2019, ka parashikuar në regjistrin e prokurimeve fond prej 360.000 lekë me TVSH, për zhvillimin e kësaj procedure”,-thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas kësaj të fundit, vlera e fondit limit të përllogaritur nga grupi i ngritur me Urdhrin nr. 287, datë 26.10.2018, është më e lartë nga sa është parashikuar në regjistrin e prokurimeve për vitin 2019. Në listën e barnave të nxjerra jashtë përdorimit me qëllim asgjësimin e tyre, ka një numër të konsiderueshëm barnash brenda afatit të skadencës, duke filluar nga muaji Janar 2019 – Janar 2021. Në këtë listë janë rreth 66 lloje barnash, të cilat ndahen në 79 kuti, 381 tableta, 7 ampula dhe 1 flakon. Gjithashtu, një pjesë e tyre (15 kuti + 5 ampula) janë në regjistrin e barnave dhe qarkullojnë në tregun vendas, për të cilat AKBPM duhet të njoftonte MSHMS për t’i kaluar në administrim të saj. “Nuk jepet vlera e barnave që do të asgjësohen, por vetëm pesha e tyre. Vlera e barnave, të cilat janë brenda afatit të skadencës dhe që do të asgjësohen, në rastin nëse ato do të përdoreshin për nevoja të ndryshme spitalore, do të kursente shpenzime nga buxheti i shtetit. Nga ana e titullarit aktual të institucionit nuk janë marrë masat për analizimin e arsyeve të krijimit dhe skadimit të sasisë së barnave, si dhe mospërdorimit të tyre. Gjithashtu, nga ish-titullari i AKBPM, nuk janë marrë masat për asgjësimin e barnave dhe reagentëve të skaduar prej kohësh, por janë lënë stok në magazinën e institucionit, duke sjell rrezik për ndotjen e mjedisit. Mungesa e koordinimit të grupit të punës me shefat e shërbimeve për hartimin e listës së barnave dhe materialeve të mjekimit gjatë fazës së planifikimit të nevojave të tyre për barna dhe materiale mjekimi ka ndikuar në mos reflektimin e kërkesave reale të shërbimeve. Mungesa e përgjegjësive në kontratat e shërbimeve ka bërë që sasia e barnave të skaduara në shërbimet e tyre të evidentohet vetëm si fakt, por jo të ngarkojë me përgjegjësi shkaktarët që i kanë krijuar.

 

Konkluzionet

Ka një sërë aktesh nënligjore që nuk kanë dalë ende sipas parashikimeve të ligjit të barnave dhe shërbimit farmaceutik.

 

Nuk është ngritur komisioni i posaçëm me personel nga MSHMS me funksion ushtrimin e kontrollit të veprimtarisë së AKBPM.

Barna që qarkullojnë në vend janë pa etiketim dhe fletë udhëzimin në gjuhën shqipe.

Nuk ka progres në ngritjen e një harte të plotë të rrjetit të farmacive, importuesve dhe distributorëve.

Laboratori i analizimit të barnave ende nuk është i akredituar.

Në Strategjinë Kombëtare për Shëndetësinë nuk ka janë vendosur objektiva dhe prioritete strategjike për shërbimin farmaceutik.

Mungesa e nxjerrjes së Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe akteve të tjera nënligjore që parashikon ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik e ka bërë të paplotë zbatimin e tij në drejtim të ruajtjes dhe sigurisë së barnave në vend.

Sistemi i farmakovigjilencës është pothuajse inekzistent në veprimtarinë e tij, duke mos patur ndikim në rritjen dhe garantimin e cilësisë së barnave në vend.

Vendosja e etiketimit dhe fletë-udhëzuesit të barnave në gjuhën shqipe, megjithëse është përcaktuar në ligjin e barnave dhe në rregulloren për dhënien e autorizimit të tregtimit të barnave gjatë pajisjes me autorizim tregtimi 52 ende nuk ka gjetur zbatim për barnat që qarkullojnë në vend.

Mungesa e monitorimeve dhe studimeve rastësore për efikasitetin e një bari përgjatë një periudhe kohore të caktuar nga sektori i farmakovigjilencës, duke u mjaftuar vetëm me raportimet që bëjnë MAH-të për efektet e padëshiruara, tregon për papërgjegjshmëri në zbatimin e detyrimeve ligjore, si dhe rrit mundësitë që të cenohet siguria (BW)

Next Post
Marrëveshja me Kosovën/ Daçiç: SHBA e Rusia kanë vendosur

Mospjesëmarrja në Samitin e Sarajevës/ Daçiç: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e madhe”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Të shtëna me armë zjarri në aksin Elbasan-Librazhd, një i vdekur

May 5, 2026
PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

PE miraton me 58 vota raportin për Shqipërinë, Hoxha: Vlerësim i qartë për rrugën drejt BE-së

May 5, 2026
“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

“Nuk foli fare në gjyq, ishte…”, avokatja e Radaçit: Ja sa vite mund të dënohet për aksidentin

May 5, 2026
Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

Humbi kontrollin e makinës dhe ra në kanal, ndërron jetë në spital 59-vjeçari

May 5, 2026
Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

Goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë te “Dollari”, nën hetim dy persona

May 5, 2026
Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

Ti je ajo që bën, jo ajo që thua se bën o Ilir (Adion, Gresa, Ola…)

May 5, 2026
U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

U shkarkua nga vetingu, gjyqtari Ervin Metalla fiton në Strasburg

May 5, 2026
Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

Shkaktoi aksidentin në Durrës, 57-vjeçari me kokën ulur para gjykatës. Lihet në burg

May 5, 2026
Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

Aksidenti ku u vranë dy fëmijë, Manja: PS do i drejtohet Kuvendit për ndryshime në Kodin Rrugor

May 5, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Nuk është vetëm paraburgimi, reforma ka fikur procesin e drejtë gjyqësor

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In