KLSH kallëzon tre zyrtarë në Bashkinë Kukës: Shitën trojet e shkollave
Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon dy drejtorë dhe një përgjegjës sektori në Bashkinë Kukës. Sipas të dhënave, dyshohet se tre zyrtarët kanë shitur trojet funksionale të shkollave, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar, prej 20 milionë lekësh të reja.
Pas auditimit që KLSH ka bërë në bashkinë e lartpërmendur, konstatoi shkeljet e kryera nga tre zyrtarët. Dosja i është dorëzuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Redaksia Java News/ f.g