• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH kallëzon në prokurori shtatë funksionarë nga Saranda dhe Shkodra

by
13/05/2021 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të angazhimit për të luftuar pa kompromis veprimet abuzive dhe ato të mashtrimit financiar me pronën publike, me synim përmirësimin e qeverisjes publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë ushtrimit të punës audituese ka konstatuar shkelje të cilat përbëjnë vepër penale në dy institucione:

1. KLSH ushtroi auditimin tematik në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe në Bashkinë Sarandë, duke i kushtuar vëmendje të posaçme çështjeve që lidhen me trojet e shitura nga Bashkia Sarandë dhe kalimi i tyre në pronësi të personave privatë.

Rezultatet e këtij auditimi kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, si dhe përgjegjësitë përkatëse nga tre ish-zyrtarët, veprimtaria e të cilëve ka rezultuar me mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cila kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit.

2. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar shkelje edhe nga katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve Rajoni Verior Shkodër, për të cilët ka rezultuar se kanë kryer veprime të kundraligjshme gjatë ushtrimit të detyrës. Në përfundim të procesit të auditimit janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër.

Sa më sipër, për veprimet që kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë, duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit nga tre funksionarë të DVASHK Sarandë si dhe për zbatimin e procedurave të prokurimit në kundërshtim me Ligjin Nr. 9643 Dt. 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, për katër funksionarë të Drejtorisë së Rrugëve të Rajonit Verior Shkodër, KLSH i është drejtuar Prokurorisë ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal./ b.h

Next Post
“Shqipëria është një demokraci adoleshente”/ Rama për ‘Financial Times’: Po rritet dhe do ta arrijë pjekurinë shpejt!

"Shqipëria është një demokraci adoleshente"/ Rama për 'Financial Times': Po rritet dhe do ta arrijë pjekurinë shpejt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Votim i emigrantëve pa ID”/ PS nuk pranon kushtin e PD, Gjiknuri: Alibi për humbjen

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Transparenca e financimit të partive, sfidë për disa subjekte

May 26, 2026
Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

Helmimi i studentëve, Prokuroria kërkesë të dytë AKU-së: Pse e zhbllokuat aktivitetin e kompanisë?

May 26, 2026
“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

“Berisha ia dha detin Greqisë”, ngrihen tonet në studio, Kalaja-Nazarkos: S’pyes për partinë unë

May 26, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

Udhëheqësi suprem i Iranit: SHBA-të nuk do të kenë më strehë të sigurt në Gjirin Persik

May 26, 2026
Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

Frederiksen pranë mandatit të tretë, dështon tentativa për qeveri të djathtë në Danimarkë

May 26, 2026
GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

May 26, 2026
Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

Zelensky kundër propozimit të Merz: Ukraina meriton të drejta të plota në BE

May 26, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

May 26, 2026
Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, kush është Ergys Kastrati, kreu i dyshuar i grupit kriminal?

May 26, 2026
Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

Goditja e rrjetit kriminal Itali-Shqipëri, Braho: 15 masa sigurimi, 1 mln euro cash të sekuestruara

May 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In