Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në prokurori ish-kryetarin e komunës Buçimas si dhe për 3 anëtarë të njësisë së prokurimit dhe të KVO. Ata akuzohen për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit. Po ashtu, KLSH ka kallëzuar në prokurori edhe anëtarë të KVO në Berat i dhe për 3 anëtarë që hartojnë dokumentet e tenderëve. Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.
KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH-KRYETARIN E KOMUNËS BUÇIMAS
KLSH Kallëzon në Prokurori ish-Kryetarin e Komunës Buçimas, 3 anëtar të Njësisë së Prokurimit (NJP) dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Njësinë Administrative Buçimas dhe 2 Mbikëqyrës punimesh, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, favorizim të operatorëve ekonomikë privat, për punime të pakryera, si dhe për dhënien në përdorim të aseteve.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 389/1 prot, datë 04.04.2016, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Pogradec, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për vitin 2015”. Me Vendimin nr. 92, datë 09.07.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 389/10, datë 09.07.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Pogradec masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 85,400 mijë lekë.
I. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me kriteret e kualifikimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, zbatimin e kontratave, si dhe administrimin e aseteve, nga Ish-Komuna Buçimas dhe konkretisht:
1. Për 4 raste të dhënies me qira të sipërfaqes prej 285,080 m2 duke mos zbatuar procedurat e konkurrimit për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik.
Për 1 rast të lidhjes të kontratës “Për depozitimin e mbeturinave urbane në territorin e Komunës Buçimas Pogradec, në vendin e quajtur “Luadhi i Çelos”, duke mos zbatuar procedurat e konkurrimit për dhënien në përdorim me kontratë qiraje.
2. Për 3 raste nga ku Projektzbatimi dhe Preventivi i objekteve, nuk është tenderuar (prokuruar) si dhe janë hartuar nga specialistë të cilët nuk disponojnë licencat përkatëse sipas përcaktimeve të rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale, veprime në papajtueshmëri me dispozita ligjore të fushës.
3. Për 4 raste të përzgjedhjes të formës së prokurimit “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, si nevoja emergjente për shkak të mungesës së mallrave apo shërbimeve, procedurë e pa argumentuar pasi nevojat emergjente për mallra dhe shërbimeve nuk janë shkaktuar për rastet e parashikuara në rregullat e prokurimit publik, por nga mos kryerja në kohë e procedurave të prokurimeve nga Autoriteti Kontraktor.
4. Për 2 raste lidhur me procedurën e prokurimit “Pyllëzim kurora e gjelbër, fshati Tushemisht”, dhe “Ndërtim i rrugës pedonale dhe tabelave për akses në Ëetland, Drilon”, ku vendosja e kritereve për kualifikim nuk është bërë sipas specifikave të llojit të punës/shërbimit. Vlerësimi nga KVO, është në papajtueshmëri me kërkesat e ligjit, pasi ka kualifikuar ofertues të cilët nuk plotësojnë kriteret për kualifikim kur duhet ti kishte skualifikuar dhe kërkuar anullimin dhe përsëritjen e procedurave.
5. Për 1 rast të mos zbatimit të projektit “Pyllëzim kurora e gjelbër, fshati Tushemisht”, në lidhje me pyllëzimin e ngastrave, duke investuar në një objekt jashtë projektit dhe jo në pronësi të ish-komunës, por të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pa miratim nga hartuesi i projektit dhe ARRSH, veprim në papajtueshmëri me dispozita ligjore të fushës dhe dëm ekonomik.
II. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të kontratave për kryerjen e investimeve dhe konkretisht:
1. Për procedurën e realizuar nga Bashkia Pogradec “Sistemim rrugët e lagjes nr. 1 (trekëndëshi), në qytetin e Pogradecit”, me dëm ekonomik në vlerën prej 9,252 mijë lekë, si diferenca në punime të pakryera por të paguara si dhe vlera prej 18,859 mijë lekë, si pasojë e dëmeve të likujdueshme për vonesa në përfundimin e punimeve, si dhe cilësi të dobët të materialeve të përdoruara dhe punimeve të kryera.
2. Për procedurat e realizuara nga ish-komuna Udenisht “Sistemim Sheshi Qendër Udenisht-Rruga Nacionale” dhe “Kënd Sportiv për shkollat e fshatrave Lin, Piskupat e Buqez”, me dëm ekonomik në vlerën në vlerën 4,000 mijë lekë, si diferenca në punime të pakryera por të paguara, si dhe cilësi të dobët të materialeve të përdoruara dhe punimeve të kryera.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga R.T. me detyrë ish Kryetar i Komunës Buçimas, O.S. në cilësinë e Juristit të NJP, E.P. në cilësinë e Specialistit në NJP, I.K. në cilësinë e Specialistit në NJP, R.B. në cilësinë e Kryetarit të KVO, P.K. në cilësinë e Anëtarit të KVO dhe E.M. në cilësinë e anëtarit të KVO, si dhe K.S. dhe B.B. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, me shkresat nr. 389/15 dhe 16 datë 30.09.2016, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pogradec, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike”, “Falsifikimit” parashikuar nga neni 258 dhe 186 dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 248, të Kodit Penal.
KALLEZIMI BERAT
I.KLSH Kallëzon në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) dhe 3 Anëtarë të Njësisë të Hartimit të Dokumenteve të Tenderit (NJHDT) të Bashkisë Berat, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, vendosjen e kritereve përjashtuese dhe favorizim të operatorëve ekonomikë.
Me Vendimin nr. 52, datë 14.05.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 1104/9, datë 14.05.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Berat masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 55,828 mijë lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në 20 procedura prokurimi, lidhur me përcaktimin e kritereve për kualifikim si dhe vlerësimin e ofertave ekonomike, me dëm ekonomik në vlerën 3,842 mijë lekë.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga K.GJ. në cilësinë e Kryetarit të NJHDT, M.K. në cilësinë e anëtarit të NJHDT, R.K. në cilësinë e anëtarit të NJHDT, E.P. në cilësinë e Kryetarit të KVO, M.S. në cilësinë e Anëtarit të KVO dhe L.B. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Berat.
II.KLSH Kallëzon në Prokurori ish-Kryetarin e Komunës Buçimas, 3 anëtar të Njësisë së Prokurimit (NJP) dhe 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) në Njësinë Administrative Buçimas dhe 2 Mbikëqyrës punimesh, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit, favorizim të operatorëve ekonomikë privat, për punime të pakryera, si dhe për dhënien në përdorim të aseteve.
Me Vendimin nr. 92, datë 09.07.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 389/10, datë 09.07.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Pogradec masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 85,400 mijë lekë.
Shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të 11 procedurave të prokurimit publik. Për 4 raste të dhënies me qira të sipërfaqes prej 285 080 m2, duke mos zbatuar procedurat e konkurimit për dhënien në përdorim me kontratë qiraje të fondit pyjor dhe kullosor publik. U konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të kontratave për kryerjen e investimeve.Për procedurën e realizuar nga Bashkia Pogradec “Sistemim rrugët e lagjes nr. 1 (trekëndëshi), në qytetin e Pogradecit”, me dëm ekonomik në vlerën prej 9,252 mijë lekë, si diferenca në punime të pakryera por të paguara si dhe vlera prej 18,859 mijë lekë.
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga R.T. me detyrë ish Kryetar i Komunës Buçimas, O.S. në cilësinë e Juristit të NJP, E.P. në cilësinë e Specialistit në NJP, I.K. në cilësinë e Specialistit në NJP, R.B. në cilësinë e Kryetarit të KVO, P.K. në cilësinë e Anëtarit të KVO dhe E.M. në cilësinë e anëtarit të KVO, si dhe K.S. dhe B.B. në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Pogradec.
III.KLSH Kallëzon në Prokurori 3 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) të Njësisë Administrative Qukës, për shkelje të barazisë në procedurat e prokurimit dhe favorizim të operatorëve ekonomikë privat.
Me Vendimin nr. 108, datë 20.09.2016 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, me shkresë nr. 509/9, datë 22.09.2016 i janë rekomanduar Bashkisë Përrenjas masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 21,934 mijë lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e zbatimit të procedurave të prokurimit publik lidhur me vlerësimin e ofertave ekonomike, me pasojë dëm ekonomik në vlerën prej 2,204 mijë lekë,
KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga E.V. në cilësinë e Kryetarit të KVO, S.A. në cilësinë e Anëtarit të KVO dhe E.K. në cilësinë e anëtarit të KVO, apo dhe personave të tjerë të cilët mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimeve, ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Elbasan.