• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t Korçë

by Java News
04/08/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në Prokurori ish-drejtorin dhe 3 ish-përgjegjës sektorit të ALUIZNI-t në Korçë.

Sipas KLSH-së 4 ish-zyrtarët kanë shkaktuar një mungesë të ardhurash për fondin e kompensimit të ish-pronarëve në vlerën 57 milionë lekë dhe kanë kryer legalizime në zona të ndaluara nga ligji, pranë rrugëve kryesore, lumenjve, kanaleve kryesore, shtyllave të tensionit të lartë pa dokumentacion, me shmangie pagesash të detyrimeve financiare.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 222/1, datë 03.03.2017, ka përfunduar auditimin në Drejtorinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Qarku Korçë, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë financiare për periudhën Mars 2015- Mars 2017”.

Me Vendimin nr. 72, datë 30.06.2017 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe për përmirësimin e gjendjes, duke i rekomanduar me shkresën nr. 222/8 datë 30.06.2017 Drejtorisë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Qarku Korçë masa me karakter organizativ dhe shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 57 milion lekë.

Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsish të zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik, që konsistojnë në legalizime të paligjshme, si dhe shkelje në pranimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko- ligjor në miratimin e lejeve të legalizimit, ndër të cilat më kryesoret janë:

– Në 375 raste, në marrjen e vendimeve në kualifikimin e objekteve informal, ka dërguar pranë Bashkive në rang Qarku, vetëm shkresën për llogaritjen e pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë, pa marrë konfirmim mbi pagesën e kryer, për dalje me vendim kualifikimi, duke krijuar një mungesë të ardhurash ne buxhetin e shtetit në vlerën 38,506,651 lekë.

– Drejtoria e ALUIZNI-t Qarku Korçë nuk ka dokumentacion shkresor për skualifikimin ose jo të 869 objekteve, të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike apo turistike, si dhe nuk disponon dokumentacion për informimin e Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t Tiranë dhe institucionet e Pushtetit Vendor për këtë çështje.

– Në 23 raste është evidentuar një sipërfaqe parcelë ndërtimore brenda/jashtë vijës së verdhë e pa legalizuar prej 8207 m2(në total), me një vlerë prej 18,468,003 lekë, (çmimi i tregut referuar zonave kadastrale), duke shkaktuar mungesë të ardhurash në Buxhetin e shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.

– Në 42 raste, legalizimi i objekteve informale është kryer në kundërshtim me dispozitat e ligjit të legalizimit dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, pasi:
– në 3 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga brigjet, ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në ne një distancë prej buzës së lumit me pak se 100 metrash veprime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore”, neni 2, pika 5. VKM nr. 280, date 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” pika 4;

– në 3 raste, janë kryer legalizime të objekteve pranë kanaleve kulluese dhe brezit mbrojtës të tyre pa marrë më parë konfirmimin nga autoriteti ujit për respektimin e distancave, veprime këto në kundërshtim me Ligjin Nr. 8093, datë 21.03.1996 “Për rezervat ujore”, dhe VKM nr. 280, datë 01.04.2015 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar ndërtime pa leje, shtesa anësore dhe /ose në lartësi në ndërtimet me leje”, ndryshuar me VKM nr. 756, datë 26.10.2016 dhe ligjit nr. 8518, datë 30.7.1999, “Për ujitjen dhe kullimin”, të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij;

-në 17 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët nacionale e urbane ku sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si genplani, harta dixhitale e paraqitur, rezulton se objektet ndodhen në ne një distancë prej buzës rrugës nacionale me pak se përcaktimet ligjore, në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, VKM nr. 438, date 28.06.2006 i ndryshuar,e i ç’fuqizuar me VKM nr. 280, datë 1.4.2015 “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” ,Ligjin Nr. 8378, datë 22.07.1998 i ndryshuar “Kodi rrugor në Republikën e Shqipërisë”, VKM nr. 153, date 07.04.2000 “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor në Republikën e Shqipërisë”;

-në 10 raste, gjithsej për 4573.3 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë, ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, pyll”, zona informale këto të pamiratuara nga KRRTRSH/KKT. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, për të cilat nuk ka gjetur zbatim të neneve 10, 11, 14, të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”;

– në 2 raste objektet e legalizuara janë aktualisht me statusin e territorit publik( oborre shkollash).
– në 1 rast u konstatua se me leje legalizimi për objektin “Godinë e kombinuar 3 kat me papafingo” Planimetria e hartuar nuk përputhet me skicën fushore në përmasat e objektit.

– në 2 raste, janë kryer legalizime të objekteve pranë linjave të tensionit të lartë dhe shtyllave së tensionit të lartë, veprime këto në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar,

– në 1 rast u konstatua se proceduesi kompani private ka marrë leje legalizimi për parcelën ndërtimore 451 m2 dhe 10.24 m2 sipërfaqe ndërtimi, ku është konstatuar se nuk ka sipërfaqe ndërtimi të ndërtuar në ketë pikë karburanti, por një kjoskë te lëvizshme dhe të paligjshme me truallin;

– në 1 rast proceduesi “J. G.T” ka mare lejen e legalizimit, ku konstatohet se ka objekt tjetër objekt ndihmës ekonomik, i cili nuk i është legalizuar dhe nuk ka as një dokument për ndjekje procedurash të tjera për objektin ndihmës të pa legalizuar;

– në 1 rast proceduesi “N.Z.P” është pajisur me lejen e legalizimit , ku sipas dokumentacionit të administruar në dosje objekti ka vetëm një kat nën toke dhe kati përdhe ka vetëm blindat dhe është në proces ndërtimi, veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2016 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” nenin 3;

– në 1 rast proceduesi “A. R.J” është pajisur me lejen e legalizimit për objekt informal dy kate dhe në dosje nuk administron dokumentacion për pronësinë e parcelës ndërtimore, por vetëm Akt i Marrjes se Tokës në Pronësi me nr. 6556, dokument i AMTP fotokopje i pa firmosur nga proceduesi me korrigjime te shumta dhe te palexueshme pa përshkruar sipërfaqet në total.

-Në 13 raste, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Korçë nuk ka vepruar duke lëshuar lejet e legalizimit, megjithëse kanë përfunduar të gjitha procedurat e verifikimit dhe plotësimit të dosjeve, ka dalë VKM për kalim pronësie, janë lidhur kontratat e kalimit të pronësisë, për të cilat janë kryer pagesat e llogaritura të truallit të poseduar.

-ALUIZNI Korçë, nuk ka respektuar afatet ligjore në ngritjen e padive gjyqësore për shlyerjen e detyrimeve të subjekteve, në zbatim të rekomandimeve të lëna nga KLSH, pasi paditë janë bërë me vonesa nga 1 vit deri në 2 vite nga përfundimi i afatit e njoftimit për ekzekutimin vullnetar.

Për këto shkelje dhe për shumë të tjera, me shkresën Nr. 222/9 datë 06/07/2017 KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për I.B, me detyrë ish drejtor, N.L, ish përgjegjës i sektorit të hartografisë dhe sektorit të legalizimit, si dhe për T.K dhe D.Q, ish përgjegjës të sektorit të legalizimit, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.

a.ç

 

Next Post
I riu nga Sllovakia prish qetësinë e hotelit dhe godet me grusht policin në Vlorë

I riu nga Sllovakia prish qetësinë e hotelit dhe godet me grusht policin në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

Shpërndanin lëndë narkotike në Lezhë, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë

January 9, 2026
Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

Mbyllet procesi i numërimit në Kosovë, LVV kryeson me mbi 51% të votave

January 9, 2026
Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Kërcënim i sigurisë europiane

January 9, 2026
Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

Sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit të tregut pas zjarrit te “5 Maji”, ndërhyn Policia

January 9, 2026
“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

“E vetmja opozitë që s’ka dalë mendsh akoma…”, Rama reagon pas sulmit ndaj ministrave: Në nahijen tonë nuk ka më kaseta…

January 9, 2026
Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

Berisha, thirrje ndërkombëtarëve: Futeni Shqipërinë në listën e zezë. Jemi po aq të rrezikshëm sa Kolumbia

January 9, 2026
Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

Bie niveli i prurjeve në Vjosë, dëbora krijon probleme me qarkullimin në Llogora

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

January 9, 2026
Vendimi me detyrim-përcaktim i Gjykatës së Lartë për Berishën

Ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është aleate e Shteteve të Bashkuara

January 9, 2026
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën! Paratë dhe strategjitë diplomatike në lojë

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In