• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin, tjetërsuan pronat

by Ardit Rada
26/06/2020 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesi i pronave në këtë qytet janë kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë regjistruar prona në kundërshtim me ligjin.

Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh duke cënuar interesin publik dhe që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme.

Në njoftimin e KLSH thuhet se ish-regjistruesi me iniciale A.P dhe kreu i Kadastrës në Mirditë, shtetasi J.P kanë regjistruar leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia Mirditë në afërsi të autostradës, kanë kryer transaksione dhe mos arkëtuar detyrimet me vlerë të paarkëtaru 18.064 mijë lëkë dhe dëm ekonomik në vlerë 2.800 mijë lekë.

“Janë regjistruar prona në kundërshtim me ligjin buzë autostradës, leje ndërtimi që nuk janë dhënë sipas ligjit nga Bashkia Mirditë, regjistruar koncensione Hec-e pa u arkëtuar detyrimet, ndryshuar lloji i pasurisë nga ranishte në truall, rritur fiktivisht sipërfaqen takuese dhe përfituar më tepër, kryer veprime dhe regjistruar pasuri, në mungesë të AMTP-së origjinale për sipërfaqe 122400m2,  regjistrimi i objektit është kryer në mungesë të marrëdhënieve më truallin, pasi trualli është në pronësi “shtet”, nuk përputhet gjurma e objektit me objektet e legalizuar dhe ndërtuara, kryer dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerat 2,800 mijë lekë, të ardhuar të munguara në vlerë 18,064 mijë lekë regjistruar pasuri të paluajtshme me Leje legalizimi, pa vërtetim për pagesa të taksës ndikimit në infrastrukturë, etj”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLSH, çka ka çuar edhe në kallëzimin penal ndaj dy titullarëve të hipotekës së Mirditës..

Shkeljet e konstatuara nga KLSH

– Në 17 raste, kanë regjistruar pasuri truall + ndërtesë, të përfituara me vendime të pushtetit vendor me shkelje të dispozitave ligjore, mungon dokumentacioni që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë para vitit 1991.

– Në 10 raste, kanë regjistruar pasuri truall + ndërtesë, që rrjedhin nga vendimet e Bashkisë Mirditë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pa paguar detyrimet financiare për truallin e përfituar, si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit në vlerën totale  8,406 mijë, lekë.

Në 5 raste për sipërfaqe 1037 m2 ka kryer veprime, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi dokumentacioni i origjinës së fitimit të pronësisë(Vendimi i KKKP-së përkatës), nuk është origjinal, por fotokopje i pa noterizuar, si dhe janë hequr kufizimet mbi këto pasuri, në kushtet e mos plotësimit të kërkesave.

– Në 8 raste, në ZK 1666, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 2700 m2 dhe ndërtesa me sipërfaqe totale 613 m2, në zona urbane të fshati, pasi mungon dokumenti që shërben si akt administrativ për fitimin e pronësisë, duke regjistruar në total truallin.

– Në 15 raste, në ZK 1666 ka regjistruar pasuritë e paluajtshme për poseduesit e AMTP-ve përkatëse, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi është regjistruar një sipërfaqe toke në total prej 95600 m2,më tepër se sipërfaqja takuese sipas AMTP-ve përkatëse,

Në 20 raste të evidentuara janë regjistruar dhe kryer veprime për pasuri të regjistruara sipas AMTP por nuk janë zbatuar kriteret ligjore,  pasi nuk janë bërë më parë diferencat LN-AMTP dhe ka rezultuar një sipërfaqe më e madhe se ajo e evidentuar me LN prej 53639 m2.

Në 2 rast në ZK 3563,  kanë regjistruar me të dhënat e aktit (sipërfaqja në m2) të korrigjuara dukshëm dhe sipërfaqja e të gjitha pasurive dhënë me AMTP, del e ndryshme nga sipërfaqja e regjistrimit fillestar të këtyre pasurive, e pasqyruar në KPP, duke regjistruar më shumë një sipërfaqe prej 4750 m2.

Në 3 raste, në ZK 3224, ka regjistruar pasuritë e paluajtshme dhe ka kryer veprime për këto pasuri,  duke hequr kufizimet, pa u korrigjuar parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara më parë, të llojit “mungon dosja e privatizimit, mungon marrëdhënia me truallin po kështu dhe me pasuri me kufizim nga Agjencia e Trajtimit Kredive per detyrimin 2.299 mijë lekë.

Kanë kryer veprime në regjistrat e pasurive të paluajtshme në kushtet me persona të pautorizuar, është bërë ndryshimi i llojit të pasurisë nga lumë në truall, pasuri të cilat janë të pa tjetërsueshme dhe nuk i nënshtrohen asnjë lloj regjimi juridik tjetërsimi. Dokumentacioni në dosje nuk është origjinal.

Janë kryer veprime fiktive regjistrimi objekte Hec-i,  pa u ndërtuar asnjë objekt, ndërkohë që është hedhur në planshetë hartë kadastrale, një objekt që nuk ekziston.

Në 6 raste kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme me parregullsi, pasi dokumentacioni ligjor urbanistik nuk është origjinal, por fotokopje i panoterizuar, ka pasaktësi të dhënash, si dhe është kryer në mungesë të marrëdhënieve me truallin,  janë kryer veprime në kushtet kufizimit.

Në 2 raste nuk përputhen sipërfaqet ndërmjet sheshit ndërtimit dhe vendosjes së objekteve vendosja e objektit 2-3 katesh e, rezulton që gjysma e tij është pozicionuar jashtë pasurisë .

Në të gjitha rastet  në ZK 3224, kanë regjistruar pasuritë e paluajtshme bazuar në Leje legalizimi, ku rezulton se regjistrimi është kryer me parregullsi, pasi për poseduesit e lejeve të legalizimit janë miratuar parcela ndërtimore që rezultojnë si prona të bashkisë,mungon miratimin nga Bashkia Mirditë si pronare e ligjshme e pasurisë.

Në 6 raste pasuri të përfituara me leje legalizimi rezultoi se për pasuritë e regjistruara nuk ka certifikatë familjare.  Janë kryer veprimet në (KPP) përshkrimi i pasurisë, duke ndryshuar llojin e saj nga ranishte në truall, pa ndjekur procedurën e ndryshimit të kategorisë së tokës.

Në  8 raste për 8 subjekte, sipas referencave është regjistruar një sipërfaqe trualli 1765 m2 dhe ndërtimi 589 m2, në zbatim të VKM nr. 608, datë 05.09.2012, rezulton se regjistrimi është kryer me shkelje të dispozitave ligjore, pasi mungon dokumentacioni nga arkivi teknik i ndërtimit, që pasqyron hartografisht gjendjen e pasurisë para vitit 1991 dhe nuk ka asnjë dokument tjetër kofirmues(lidhur me ekzistencën e objektit para vitit 1991) me efekt financiar në vlerë  2,800,000 lekë.

/e.rr

Next Post
Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga zyrat e punës

Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga zyrat e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In