• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH: Drejtoresha e Tatimeve ka shkaktuar 18 mln lekë dëme, të kthejë paratë

by Java News
31/05/2016 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje të rënda financiare në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve.

ABC News ka arritur të siguroi një kopje të raportit të KLSH që ka inspektuar punën e kësaj drejtorie nga tetoti I 2013 – dhjetor 2014. Në përfundim të këtij auditi, krahas mos bashkpëunimit të institucionit për ti vënë në dispozicion materialet dhe kontratat e ndryshme inspektorëve, KLSH ka rekomanduar 8 masa organizative dhe 2 masa për shpërblim dëmi ndaj institucionit.
Ky dëm sipas raporti, kap shifrën e rreth 7.6 mln lekëve të reja, që 5 punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe vet drejtoresha Brisida Shehaj I kanë shkaktuar shtetit.
Sipas inspektorëve të KLSH-së, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj, rekomandohet të paguaj menjëherë në favor të institucionit që ajo drejton një shumë prej rreth 1.8 mln lekëve të reja. Këtë shumë, sipas rapotit, duhet ta paguaj drejtoresha Shehaj pasi në 9 kontratat e fundvitit të 2014 ka likujduar kompanit me shpenzime ekstra duke paguar edhe komisionet bankare. Kjo mund të evitohej, thuhet në raport, pasi nuk ishte në situate emergjence dhe mund të kalonte me pagesa të zakonshme që komisioni ishte zero.
Me shkelje inspektorët i kanë gjetur edhe 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët kanë shpall fitues kompanin me çmimin më të lartë të ofertës se sa kompanitë tjera, në tenderin për shërbimet intranetit ndërmjet drejtorisë së përgjithshme dhe drejtorive rajonale.
Duke I shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 5.8 mln lekë të reja, shumë të cilën KLSH rekomandon të paguhen menjëherë nga këta pesë punonjës. Një dëm të konsiderueshëm financiar, KLSH e ka konstatuar edhe në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për të larguarit nga puna.
Në raport, thuhet se vetëm gjatë vitit 2014 institucioni I Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ka paguar 402 mln lekë dëmshpërblime me vendime gjykate për të larguarit nga puna. Por pavarësisht kësaj, inspektorët kanë konstatuar se gjatë kohës së inspektimit janë evidentuar 70 raste punësimi, të cilët nuk plotësonin kriterët për pozicionet e punës si dhe janë konstatuar procedura fictive të konkurimit.
Krahas këtyre shkeljeve, inspektorët e KLSH kanë evidentuar edhe mos përputhjen e shifrave të publikuar në raportet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Ministrisë së Financave për të ardhurat e këtij institucioni.
Në raport, ëshët theksuar disa herë fakti që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vazhdon të mos bashkëpunoi me inspektorët e KLSH-së, për raste specifike, duke mos I vënë në dispozicion kontratën e projektit për mirëmbajtjen e sistemit të deklarimit elektronike dhe dokumentet shoqëruese të implementimit të kësaj kontrate. a.k
Next Post

Rasti i rrallë/ 1 vjeçari është në fazën e pubertitetit (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Përdhunuesit publikë të biznesit dhe OJF-të e shtypit që duan t’u ruajnë “nderin”

July 13, 2026
Alarm në Moskë, FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

Alarm në Moskë, FSB nxjerr detajet e planit të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake

July 13, 2026
Rama pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, ndan pamjet nga takimi me Macron

Rama pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve në Paris, ndan pamjet nga takimi me Macron

July 13, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Përplasje e fortë SHBA-Iran për Hormuzin! Trump njofton bllokadën dhe tarifën 20%, Teherani kërcënon me reagim ushtarak

July 13, 2026
“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

“Ose paraqisni provat, ose tërhiqni akuzat”, Balla reagon pas letrës anonime për ndërhyrje te KMSH-ja

July 13, 2026
Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

Vizita e Begajt në Luginën e Preshevës trazon Serbinë! Studentët denoncojnë heshtjen e mediave, ja qëndrimi i Vuçiç

July 13, 2026
“Nuk kam qenë kurrë”, Gjiknuri mohon aludimet për takimin në Aruba

“Nuk kam qenë kurrë”, Gjiknuri mohon aludimet për takimin në Aruba

July 13, 2026
Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

Google konfirmon hetimet për review-t e rreme, në funksion mekanizmat mbrojtës për bizneset shqiptare

July 13, 2026
“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

Spaho: Protesta po jep shpirt, PD po shkon drejt vetëeliminimit politik

July 13, 2026
“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In