• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KLSH: AKZM lejoi legalizimet në zonat e mbrojtura

by Java News
30/10/2021 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka lejuar e legalizuar ndërtimet pa leje në zona që ajo vetë duhet t’i mbronte. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit vëren se inspektorët e AKZM kanë shkelur ligjet, vendimet e Këshillit të Ministrave dhe rregulloret e brendshme të tyre, duke ngritur dyshimet për afera të mirëfillta korruptive.

Në auditim është përfshirë veprimtaria e agjencisë dhe inspektorëve të saj në disa zona të mbrojtura kombëtare. Shkeljet, sipas raportit të KLSH-së janë flagrante.

KLSH thotë se në zonat e mbrojtura të Liqenit të Ulzës dhe Korab-Koritnik në Dibër, janë identifikuar 67 objekte informale të ndërtuara, për të cilat AKZM ka dhënë dritën jeshile për futjen e tyre në proces legalizimi.

Në zonën e mbrojtur të Shirokës në Velipojë, KLSh ka identifikuar 31 objekte të tilla, ndërsa rekordin e mban zona e mbrojtur në Pogradec, ku janë 432 objekte, që nga banesa deri te ndërtime për aktivitete biznesi.

KLSH thotë se AKZM nuk ka informacion për të gjitha këto ndërtime, as për identifikimin dhe ndjekjen e tyre sipas procedurave ligjore. Ligji ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, që merret me procesin e legalizimeve, që për çdo ndërtesë informale të ngritur në zonat e mbrojtura të dërgojë një shkresë në Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura për verifikim. Në varësi të përgjigjes që mbërrin nga AKZM varet i gjithë procesi i legalizimit.

KLSH thotë se edhe në rastet e dosjeve ku AKZM ia ka hapur derën legalizimit të këtyre ndërtimeve ai ka qenë fiktiv dhe me mangësi të theksuara në dokumentacion.

“AKZM në përputhje me legjislacionin në fuqi jep miratimin, ose jo për pajisjen me certifikatë pronësie nga ASHK të ndërtimeve informale brenda zonave të mbrojtura, por nga auditimi konstatohet se në 7 dosje nuk ka dokumentacion argumentues ligjor si: verifikim nga specialistët përkatës; hartën e vendndodhjes me formatin dixhital (AGIS) për të vërtetuar pajisjen me leje mjedisore për të proceduar me lëshimin e certifikatës së pronësisë”, vëren KLSH.

Ndërtimet janë njëra prej problematikave. Problematika tjetër e gjetur nga KLSH është edhe mangësia e theksuar e dokumentacionit të shpenzimeve dhe tenderave. KLSH thotë se në të paktën 41 raste, AKZM ka pranuar fatura tatimore të pakonfirmuara, me mangësi dhe shpesh kontradiktore në përcaktimet e blerësit/klientit dhe të shitësit.

Sipas KLSH, në tetë raste, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka paguar gjobat e vendosura për mungesë dokumentacioni makinash, për të cilat pagesa duhej bërë nga personat përgjegjës. KLSh kërkon që AKZM të vendosë para përgjegjësisë këta persona dhe të marrë mbrapsht shumën prej rreth 30 mijë lekësh që ka paguar në formën e gjobave.

Parregullsi janë gjetur në dy raste te transfertat bankare dhe tendera me vlerë të vogël, në një shumë totale prej 380 mijë lekësh. Sipas KLSh-së, dokumentacioni për këto prokurime është i mangët dhe abuzues.

Në 41 raste, thotë KLSH, AKZM ka pranuar fatura tatimore si pagesë për subjektet e ruajtjes fizike, pagesa interneti, parking, posta dhe investime të tjera, në kushtet kur këto fatura nuk kanë qenë konfirmuar.

“Pra konstatohet se në përgjithësi dokumentet e paraqitura fatura tatimore nuk konfirmohen nga AKZM, mosveprime këto në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave”, thotë raporti i KLSH.

E thënë me fjalë të tjera, këto parregullsi kanë krijuar hapësirat për abuzime dhe shpërdorim të fondeve. TCH

Next Post
Pandemia tregoi nevojën e madhe për mjekë: Vitin tjetër shtohen dy programe studimi për mjekësi

Pandemia tregoi nevojën e madhe për mjekë: Vitin tjetër shtohen dy programe studimi për mjekësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

Dosja “Partizani”, zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

July 6, 2026
Dosja “Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

Dosja “Aruba”, Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

July 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Maqedoni\ Sfida, mbrojtja e të drejtave të fituara dhe garantues të paqes

July 6, 2026
Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

Pyetje e fortë për von der Leyen: Pse BE nuk vepron për Gazën?

July 6, 2026
Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

Klopp për çështjen “Balogun”: Telefonata mes Trump dhe Infantino-s çmenduri, futbolli është loja jonë, jo e atyre!

July 6, 2026
Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Kriza e re në NATO, rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

July 6, 2026
Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

Ndezi zjarr në tokën e babait, por flakët dolën jashtë kontrollit, arrestohet 20-vjeçari në Drizë

July 6, 2026
Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

Hakerët rusë vjedhin kredencialet e zyrtarëve, alarm për sigurinë kombëtare në Britani

July 6, 2026
Projektet kulturore në Bashkinë e Tiranës miratohen nga Këshilli Artistiko-Kulturor, i krijuar nga Këshilli Bashkiak, dhe jo nga kryetari i Bashkisë

Nis faza e dytë e kredive të buta, afati deri më 31 korrik! Ja dokumentet që kërkohen

July 6, 2026
Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

Si “zhduken” projektet e financuara nga Serbia në Kosovë

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In