Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka komentuar situatën politke në vendin dhe jovetëm. Gjatë një interviste televizive, zoti Klosi fillimisht ka zbardhur mesazhin e koduar të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për Berishën dhe paralajmëron zhvillime të bujshme. Sipas ish-kreut të SHISH, dosja e tij e korrupsionit të Berishës është “qepur” nga amerikanët me fakte të mbledhura prej shumë vetësh. Ndërkohë, ai është ndalur edhe tek situata e tensionuar në veriun e Kosovës, teksa shpreh bindjen se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjithçka e bëjnë për kredo politike.
-Zoti Klosi, në kampin e muxhahedinëve pak ditë më parë ka zbarkuar policia me urdhër të SPAK, ku u ushtruan kontrolle çfarë po ndodh?
Ata kanë vite këtu dhe kanë ardhur këtu më një kontratë dhe natyrisht nuk kanë ardhur rastësisht janë opozita iraniane. Dolën në opozitë edhe në sistemin që është sot dhe u pranuan në Shqipëri me kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pra ata kanë ardhur si miq të amerikanëve, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar përpjekjet e Amerikës për t’u marr vesh me Iranin kohët e fundit, ndërkohë që administrata e mëparshme e prishi marrëveshjen që kishte bërë bota me Iranin për ndalimin e pasurimit të Iranit, në mënyrë që të mos kishte embargo ndaj Iranit dhe ishte administrata e Trupmit që e prishi atë marrëveshje. Natyrisht në luftën kundra Iranit të parët janë izraelitet sepse ata e ndjejnë vetën më të kërcënuar nga Irani dhe natyrisht duke qenë edhe aleatë të mëdhenj të Amerikës ata e bindën administratën e Trump që Irani po bënte armë bërthamore kështu që Trumpi e prishi atë marrëveshje dhe marrëdhëniet kanë qenë të acaruara. Administrata e sotme e Biden është duke u përpjekur që ti rregulloj këto marrëdhënie me shpresën se Irani nuk do tentojë që të bëjë armë bërthamore. Ky është problemi kryesor që kanë amerikanët. Sot Irani nuk është më në luftë me Arabinë Saudite dhe mesa duket mbështetja kryesore që ne mendonim se ishte amerikanët paska qenë Arabia Saudite. Ata janë në pozitë të vështirë.
-Çfarë pritet të ndodh për shkak të këtyre pozitave që ju flisni?
Ne u gjendëm në një situatë të papritur, tani u mor vesh se për hatër të sulmeve kibernetike që këta kanë bërë kundra Iranit, Irani u përgjigj me sulme të ngjashme kundra administratës shqiptare. Në një farë mënyre ne po e pësojmë nga miqtë që kemi ftuar në vendin tonë që të qëndrojnë si emigrantë. Këta një luftë propagandistike e bëni, po kjo deri më tani nuk është se kishte krijuar ndonjë problem. Sulmi i tyre kibernetik është diçka e padrejtë.
-A janë më ata miq të Shqipërisë?
Ata miq janë sepse ne nuk mund t’i mbajmë këtu si armiq. Por ata duhet që ta kuptojnë se situata është një gjë tjetër tani, ata janë të gjithë të shkolluar burra të vjetër që kanë mbaruar universitetet në Perëndim dhe janë njerëz me kulturë, por janë në luftë sepse nuk po kërkojnë një vend ku të jetojnë por emigracion që janë në luftë. Prokuroria ka indicie që thotë ata kanë sulmuar institucionet iraniane dhe thuhet se në ato kompjuter janë këto informacione. Në korrikun e kaluar të gjitha institucionet tona ngelën të bllokuara, por këtu janë pritur si miq dhe nuk duhet që të punojnë kundër interesave të këtij vendi.
-Me një status të gjatë në rrjetet sociale kryeministri i vendit Edi Rama ka përcjell ambasadoren Yuri Kim pasi i mbaroi mandati, duke i dorëzuar edhe yllin e mirënjohjes?
Është një mesazh falënderimi dhe një mesazh për ata që vijnë nëse do luftojnë për interesat e Shqipërisë do kenë mirënjohje. Ambasadorja ka qenë shumë aktive ka dal vet të flas për reformën gjyqësore, është futur në detaje dhe ka mbështetur qeverinë politikën e qeverisë. Në periudhën e saj Berisha u shpall ‘non grata’, faktet që përmendin ata janë disa vjeçare, Berisha u ankua se Soros, Rama e kanë bërë këtë, por këto i bënë administrata amerikane që ka shumë burime dhe ka gjithandej nënpunësit e saj dhe kjo ndodhi në periudhën kur ishte ajo këtu dhe ajo ka mbrojtur veten e saj dhe politikën Amerikane. Ajo vet tha se unë me Shqipërinë kam punë akoma.
-Kujt i drejtohet ajo me këtë mesazh që dha?
Sigurisht opozitës dhe Sali Berishës që ka thënë ajo nuk përfaqëson Amerikën dhe ajo është e emëruar nga administrata republikane ndenji edhe në administratën demokrate dhe tani mori një pozitë më të lartë. Shqipëria është një vend i vogël dhe aleati kryesor dhe çdo administratë që do hyj do të mbaj të njëjtin qëndrim, kjo është treguar edhe me Kosovën kanë mbajtur të gjithë një qëndrim, tani së fundi është ngatërruar pak.
-Pak kohë më parë u përfol që SHBA-ja mund të paraqes sanksione ndaj Kosovës, si e shihni ju këtë?
Sanksion është fjalë e madhe, ka sanksione që mund të ndërpres tregtinë, por të mos takohet kryeministri kosovar me personalitete amerikane kjo është e rëndë. Ne kemi paguar për të bërë një foto me amerikanë për të marr ca vota më shumë.
-Çfarë rrezikon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti?
Opinioni në popull, nuk është se rrezikon ndonjë gjë më shumë. I gjithë qëndrimi i tij është për tu treguar konsekuent lidhur me fushatë elektorale që bëri për të ardhur kryeministër që është patriot, që nuk trembet para të mëdhenjve për të mos duke mbrojtur interesat e Kosovës. Kryeministri duhet të bëjë detyrën e kryeministrit që të veprojë në funksion të situatave që lëvizin çdo ditë nuk janë fikse. Le ta kërkojë sovranitetin në parim por jo të sakrifikojë për sovranitetin.
-Ka deklarata që thonë se ky qëndrim i Kurtit për të mos lëshuar pe, përkthehet në vota nesër?
Sigurisht, ai shpreson se kjo përkthehet në vota, por unë e kritikojë mesa duket ai paska një ide fise, populli tani është më i kulturuar dhe më i hapur me Europën, ata e kuptojnë se pa Amerikën Kosova vetëm mund të humbas. Por, pushteti nuk është aq i thjesht nuk të jep mundësinë që të mbash të gjitha fjalët që ke dhënë sepse ka presione dhe ja ku po i bënë presion edhe Bashkimi Europian, ne kemi edhe ca detyrime ndaj tyre sepse ata nuk kanë interesa ndaj nesh, ne s’jemi kërkushi. Ata janë fuqi ekonomike, politike kështu që duhet që Kurti të bëjë një hap pas dhe të largojë policinë dhe të bëhen zgjedhjet dhe pastaj të shohim se si do shkoj.
-Sa i takon provokimit të bërë dje nga djali i Vuçit na Gracanicë, si i shihni?
Ne nuk merremi me serbët, ne i quajmë kriminale në sjelljen që po bëjnë ndaj Kosovës për këto 4 komuna. Ata duan që të jenë të pavarur dhe çon djalin e vet me një parullë që thoshte dorëzimi nuk është opsion tregon që nuk kemi të bëjmë vetëm në një president që po mbron vendin e tij, por që ka nevojë për vota. Të dyja palët kërkojnë mbështetje brenda vendeve të tyre atje presidenti dhe në Kosovë kryeministri dhe të hiqen sa më patriot dhe sa më këmbëngulës dhe që luftojnë për vendin e tyre.
Berisha edhe nje qen I ndyre , por dhe ti sje me pak