• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Vjosa, burim i pashtershëm turizmi, energjie, ekonomie

by Java News
18/06/2019 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të flasësh për basenin ujëmbledhës të Vjosës, apo të flasësh për të gjithë pasuritë e kësaj zone realisht na vjen shumë mirë sepse kemi vlera te vërteta. Por po ashtu ne duhet të kuptojmë se kur flasim për mjedisin dhe lumin e Vjosës gjithë këtë pasuri natyrore që kjo zonë ka, është një zonë e cila nuk është vetëm e jona. Ndaj jo pa qëllim ne erdhëm sot në Përmet për të bërë këtë diskutim përsa i përket një metode të re që kërkon të evidentojë këto vlera dhe pasuri që ne kemi përsa i përket këtij burimi të madh natyror, Vjosa”, tha ministri Klosi, gjate prezantimit te projektit Aquanex, i cili parashikon evidentimin e problematikave ne mjedis ne 2 zona: Gjirokaster dhe Permet dhe monitorimin e ujerave, ne lumin Vjose dhe Drinos, me qellim mbrojtjen e vlerave te tyre natyrore, por edhe perdorimin e tyre per qellime turistike.

“Ne duam shumë që kjo të jetë një zonë turistike. Përmeti turistik dhe gjithë jugu turistik tashmë është realitet. Ne kemi mijëra e mijëra turistë të cilët vizitojën sajtet tona të UNESKOS ku padyshim Berati dhe Gjirokastra janë kulmet e turizmit shqiptar por nuk na mjafton të kemi vetëm Gjirokastrën. Ne na duhet që ta shtrijmë në të gjithe zonën ku kemi burime të mëdha. Dhe grupe të mëdha turistësh tashmë kanë zgjedhur Përmetin dhe bukuritë e tij natyrore për të qenë pjesë e vizitave të tureve të tyre. Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur. E bëjmë këtë pasi mendojmë se duke e shtrirë mbrojtjen nëpërmjet legjislacionit të zonave të mbrojtura ne mbrojmë shumë pasuritë natyrore dhe turistike që ka zona, arrijmë ta shndërrojmë dhe ta fusim atë në guidat e mbrojtura të burimeve natyrore dhe turistike”, tha ministri Klosi, i cili thote se eshte koha te kuptojme vlerat e vërteta, cfarë përfaqëson ky burim i pashtershëm i jetës, energjisë, turizmit dhe i ekonomisë në këtë zonë.

“Ne duam shumë që në kuadër të MTM të ruajmë pasuritë tona natyrore, e kemi politikë që të gjejmë një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet zhvillimeve të ndryshme industriale apo turistike me ruajtjen e mjedisit. Dhe ky projekt është 100 për 100 në këtë aspect; sesa e kemi të mundur që në radhë të parë të vlerësojmë pasuritë me teknika shkencore, të kuptojmë se cfarë duhet të bëjnë të dyja palët, edhe qeveria shqiptare edhe ajo greke,  për të menaxhuar ashtu si duhet këtë basen ujor dhe cfarë duhet të bëjmë për të ruajtur monumentet natyrore që ka kjo zonë me shumicë. Ne kemi kaluar në qeveri para pak kohësh listën e monumenteve të natyrës dhe zona e luginës së Vjosës ka disa të tilla. Ne duhet t’i ruajmë, t’i mbrojmë ato dhe besoj që kjo ësthë një përpjekje që nuk mundt ë vijë dot pa pasur një konsensus me komunitetin . Prandaj menduam që këtë takim shkencor për vlerat që ka kjo zonë ta bënim në Përmet , në qendër të basenit, në këtë zonë që ka nevojë për shumë më tepër vëmendje nga pikëpamja e politikave shtetërore por eshte e nevojse qe kete ta bëjmë bashkë me ju”, tha ministri Klosi.

Sipas tij, qeveria shqiptare po punon shumë për zhvillimin e jugut nga pikëpamja turistike dhe Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ku jane fokusuar disa investime te rendesishme.

Next Post

Rama ironizon me protestat e PD-LSI në Londër: Ndodhin si të ishin koncerte të shtunave në orën 8:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In