• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi me të rinjtë e FRESSH: Përfshirja juaj në Partinë Socialiste, vendimi më i drejtë

by Java News
31/08/2016 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, njekohesisht Sekretar Organizativ i PS-se, pershendeti përfshirjen e të rinjve në Partisë Socialiste, në aktivitetin përmbyllës të kampit veror të FRESSH ne Jale.

“Ne jemi forca më demokratike në vend, ndaj vendimi juaj për t’iu bashkuar PS, është vendimi më i drejtë. Ne ndryshojmë kryekeput nga kundeshtari ynë politik. Ne jemi partia e reformave, ne jemi partia që besojmë në shtet dhe po bëjmë shtet. Këtë po e bëjmë për të gjithë shqiptarët, jo duke i ndarë ata në të majtë dhe të djathtë. Ky është ndryshimi mes nesh dhe PD”, tha Klosi.

Në përgjigje të debatit për shifrat e punësimit, ministri Klosi vuri në dukje se qasja ndaj papunësisë është krejtësisht e ndryshme nga qeverisja e PD, ku sipas tij, është 5-fishuar fondi i nxitjes së punësimit.                           

“Jane 5- fishuar fondet e nxitjes së punësimit. Jemi pranë përmbushjes së premtimit për 300 mijë vende pune në mandatin e parë qeverisës. Po punohet në disa drejtime si, me vënien në funksionim të plotë të zyrave të punës, me rritjen e arsimit profesional, me ofrimin e kualifikimit falas”, tha ai.

Më tej, ai shtoi se shtresat në nevoje subvencionohen dyfish që prej tre vitesh. Sipas tij, në fund të mandatit  premtimi elektoral për 300 mijë vende pune, do të jetë i permbushur.

“220 mijë punonjës kontribuojnë sot në skemen e sigurimeve shoqerore. Kjo është një arritje madhore e kesaj qeverie”, përfundoi ministri Klosi.

Next Post
Miglietta takoi në Nish gjeneralin serb Dikoviç

Miglietta takoi në Nish gjeneralin serb Dikoviç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com