• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Të promovojmë Shkodrën si destinacion turistik, jo vetëm për vendasit, por për turistët e huaj

by Java News
15/04/2019 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me qëllim promovimin e Shkodrës si destinacion turistik, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për turistët e huaj, shoqatat e turizmit kanë realizuar kalendarin e parë me 168 festa lokale, që do të organizohen gjatë 2019-s. Një iniciativë, që pritet ta shndërrojë Shkodrën në një festival vlerash, traditash, për të pritur shumë më shumë turistë. Ky ishte një nga qëllimet e aktivitetit, që ministri Klosi realizoi me operatorë turistikë, banorë, përfaqësues të shoqatave të mjedisit dhe të turizmit, në praninë e prefektit të qarkut Shkodër dhe deputetit socialist Ditmir Bushati, në liqenin e Shirokës.

Aktivitet i zhvilluar në kuadër të diskutimit që ministry Klosi ka nisur në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një pasaporte për çdo zonë të mbrojtur dhe shndërrimin e tyre në destinacione turistike. “Zona e liqenit të Shkodrës padyshim mund të shndërrohet fare lehtë në një destinacion të vërtetë turistik, që është jo vetëm i bukur, jo vetëm mikpritës, por që ka edhe rregulla menaxhimi. E kush më mirë se komuniteti që jeton me liqenin, që e shfrytëzon atë, do duhej të ishte disktutanti i pare për këtë temë. Pra, cfarë mund të bëjmë që ky liqen të jetë një destinacion turistik? Ku jemi ne që të kemi mundësinë që t’i afrojmë një ofertë tjetër turistike?

A e kemi ne këtë në Shirokë? Padyshim që e kemi mundësinë që këtu të jetë një pikë ku të gjithë të ndalojnë. Dhe investimet që po bën buxheti i shtetit nëpërmjet fondit shqiptar të zhvillimit me një projekt transformues të zonës, për ta bërë atë një qytet karakteristik të gjithë rajonit të Mesdheut”, tha ministri Klosi.

Ministri tha se gjatë këtij viti turistik, do të organizohen mbi 200 festa lokale, që nuk do të shtrihen vetëm në sezon, por gjatë gjithë vitit.

“Qarku i Shkodrës ka evidentuar plot 168 festa fetare, lokale, të turizmit, agroturizmit të cilat mund të jenë një spunto e vërtetë që në qoftë se kemi mundësinë që këtë ta promovojmë të kemi se ku të cojmë turistët apo ku t’i cojmë pushuesit shkodranë, lezhjanë tiranasit. Vjet ne tentuam për të organizuar festën e Krapit këtu në liqenin e Shkodrës.

Është një ide që do ta mbështesim këtë vit për të pasur mundësinë që jo vetëm të vijnë dhe të kemi një ekspoze të gjithë këtyre lokaleve që prodhojnë këtë produkt kaq interesant dhe me kaq emer në të gjithë Shqipërinë saqë ne të kemi një lidhje, por të kemi një garanci dhe kjo garanci na duhet dhënë që sot nga operatorët e hoteleve dhe restoranteve të gjithë qarkut që në qoftë se caktojmë disa ditë në sezonin turistik apo dy tre herë ta bëjmë këtë gjatë sezonit turistik tur operatorët sjellin këtu autobuzat me turistë që jo vetëm të shikojnë bukurinë e liqenit, por të testojnë produktin tuaj dhe të bëjnë biznes”, u shpreh ministri Klosi, i cili pranoi se megjithëse Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, ka ende plazhe si Velipoja apo Rrjolli, ku ujërat e zeza derdhen në det.

“Pra këtu janë disa kontradikta që koha do t’i përmirësojë, por ne duhet që t’i japim më shumë vrull dhe për këtë duhet të kemi më shumë ekonomi, më shumë biznes, të kemi më shumë turizëm dhe t’ju kemi ju të gjithë së bashku në këtë përpjekje të mire strukturuar”, tha ministri Klosi.

g.kosovari

Next Post
U kallëzua për leje abuzive, Sakja: S’jam opozitari i parë që sulmohem nga Rama

U kallëzua për leje abuzive, Sakja: S’jam opozitari i parë që sulmohem nga Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

Ndarja e mandateve në Kosovë, Vetëvendosje e Kurtit humbet 9 deputetë, PDK shton 2, LDK 5 më shumë

June 7, 2026
Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In