• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Do të kemi ri-indeksim të skemës së pensioneve

by Java News
02/10/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe përfaqësuesi i përhershëm i OKB në Shqipëri, Brian Williams u takuan me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve në vend, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara për ditën ndërkombëtare të moshimit, nga ku premtoi riindeksim të skemës së pensioneve.

Aktiviteti që organizohet në shumë vende të botës paralelisht, u ndal tek problematika  që po përballen shumë vende të botës, plakja e popullsisë nga e cila as Shqipëria nuk përjashtohet.

Ministri Klosi renditi një sërë masash të marra nga qeveria duke nisur nga rritja e pensioneve, rregullimi për kategoritë e ndryshme të pensioneve, investimi për ngritjen e qëndrave të reja për të moshuar dhe një sërë vendimesh të tjera.

“Ne po përgatitemi që në bazë të kontributeve të reja që pensionistët vetë kanë dhënë gjatë viteve të tyre të punës, në bazë të shtimit të një numri të madh kontribuesish në skemën tonë të pensioneve, në bazë të rritjes së subvencioneve nga buxheti i shtetit të bëjmë një riindeksim të skemës së pensioneve”, tha Klosi.

Klosi informoi se MMSR-së ka arritur disa marrëveshje të rëndësishme me shumë shtete të Bashkimit Europian, por dhe jashtë Bashkimit Europian aty ku jetojnë dhe punojnë shumë shqipëtarë për njohjen e kontributeve shoqërore. “Kemi lidhur marrëveshje me Gjermaninë, Austrinë, Belgjikën, Luksemburgun, Çekinë, Bullgarinë”, tha Klosi. Ai po ashtu infomoi se janë drejt përfundimit marrëveshjet me disa vende të tjera ndër të Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Kanadanë. “Jemi në negociata të vazhdueshme me shtetin italian dhe grek për të pasur mundësi që të avancojmë në këtë skemë”, shtoi Klosi.

Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimeve, Klosi informoi se po punohet për ngritjen e database-it qëndror të arkivit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të bërë një panoramë të qartë të kontributeve të gjithsecilit ndër vite. “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqërore po përfundojnë një paketë të tërë ligjore e cila korrekton gabimet e skemës së pensioneve në vite”, tha ai.

Next Post
Prostituta nuk mjaftohet me pagesë, i vjedh 1 milion lek dhe orën 51-vjeçarit

Rrëfimi i prostitutës shqiptare... “Kur të dal nga burgu, do të vazhdoj sërish të dal"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
Zgjedhjet për kreun e PD/ Ibsen Elezi: Berisha po e çon partinë drejt shkatërrimit, mision apo i kapur peng?

“Lapaj e dinte se ishte dështim, marksizmi pengon Qorin” / Elezi analizon partitë e reja: Nuk janë modele politike…

November 5, 2026
Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë territor amerikan, përgjigjet Irani -

Dokumentet, SHBA zhvilloi bisedime sekrete me Iranin për dëbimin e iranianëve gjatë luftës

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In