• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Të gjithë bashkë duhet të promovojmë potencialet turistike

by Java News
30/05/2019 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turizmi dhe mjedisi, janë dy sektorë të cilët vlerësohen për progresin e arritur nga Komisioni Europian në raportin e publikuar një ditë më parë ku dhe u dha rekomandimi pozitiv për hapjen pa kushte të negociatave.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot në Kuvend se mjedisi ka qenë një ndër kapitujt e parë në procesin e hapjen së negociata. Ai shtoi se rreth 60% e legjislacionit janë përshtatur sipas ligjeve europiane.

Por vijoi, Klosi, më e e vështira e këtij procesi nuk është miratimi i ligjeve por implementimi i tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe kthimin e Shqipërisë në një destinacion gjithnjë në rritje të turistëve.

“Më vjen mirë që diskutohet mjedisi pasi është mundësi punësimi dhe ekonomie për vendin tonë, është para publike më e madhe, por a jemi ne një destinacion europian dhe a e promovojmë ne Shqipërinë si destinacion europian, a mendojmë ne për këtë turizëm si një mundësi e artë për t’u ngritur më me forcë për mijëra e mijëra familje nga veriu në jug”, u shpreh Klosi duke shtuar se të gjithë duhet të bashkohemi në mbrojtje të mjedisit dhe promovimit të potencialeve që vendi ynë ka.

“Jemi destinacion i ri që po morëm goditje në këtë sezon, goditja do të na zgjasë edhe dy tre vjet të tjera dhe sa të kthehemi ne në realitet, sa të krijojmë bindjen te tur operatorët dhe te turistët që në Shqipëri do të gjejnë një vend të qetë ky natyra dhe turizmi janë bashkë, ku mikpritja dhe tolerance janë bashkë, por ne këtë po e shkatërrojmë me duart tona. Ne flasim për politika të mëdha integruese ky pra është integrimi”, deklaroi ministri duke iu referuar protestave të opozitës të cilat po i shkaktojnë dëm të madh turizmit.

“Nëse vjet na vizituan 6 milionë turistë të huaj, këtë vit ky numër është po në rritje, por ky numër është shumë më pak se sa ne kemi potenciale. Shqipëria është vetëm në çerekun e përdorimit të potencialit të saj turistik”, tha ai.

/a.rada

Next Post
Rama përcakton kompetencat e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin

"Opozita, i vetmi faktor sabotues në projektin tonë europian"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

Shqiptari i dënuar për kultivim droge i shpëton deportimit nga Britania e Madhe falë të dashurës së tij

December 26, 2025
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

December 26, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 26, 2025
Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

Rënia e Qeverisë së Stabilitetit në 1991, Ylli Bufi tregon si u sulmuan ndërmarrjet shtetërore

December 26, 2025
INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com