• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi takon ministren polake, Omilanowska, bashkëpunim për kujtesën historike

by
18/06/2015 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z.Blendi Klosi, priti sot në një takim të veçantë  Ministren polake të Kulturës, Prof. Małgorzata Omilanowska dhe delegacionin që e shoqëronte. Bashkëpunimi dypalësh, shkëmbimi i përvojës në trajtimin e çështjes së të dënuarve politikë gjatë regjimit komunist, në funksion të kujtesës historike, ishin disa nga çështjet që u diskutuan gjatë këtij takimi.

Ministri Klosi pasi falënderoi ministren Omilanowska për vizitën, e ka njohur atë me punën dhe vendimet e qeverisë shqiptare gjatë këtyre dy viteve, duke theksuar se programi qeverisës ndër prioritetet e tij parashikon dhe integrimin e plotë të ish të persekutuarve politikë, jo vetëm në kuadër të kompensimit monetar për vuajtjet e tyre, por edhe nëpërmjet kujtesës historike e cila do të mundësojë dokumentimin e vuajtjeve dhe persekutimit nën regjimin komunist.

Ndërsa ministrja, Małgorzata Omilanowska, pasi ka falënderuar ministrin Klosi për pritjen, e ka ftuar atë që të vizitojë Qendrën e Solidaritetit në Gdansk, në të cilën promovohen vlerat kulturore artistike të vendeve të Europës me fokus kryesor vendet ish-komuniste dhe sidomos ish-të përndjekurit nga këto regjime.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shqipërisë ne Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS). Ministri Klosi ndërsa ka bërë të ditur se Shqipëria është bashkuar me vendet e rajonit të cilat kanë dënuar prej kohësh regjimet totalitare, ka theksuar se tashmë është e gatshme të bashkëpunojë edhe në drejtim të kujtesës historike, duke u bërë pjesë e forumeve të rëndësishme evropiane, si Programi i Bashkimit Evropian “Evropa për qytetarët” apo edhe në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit (ENRS).

Ministri Klosi tha gjatë këtij takimi se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në këtë rrjet do të marrë kohën e vet. Ai shprehu gatishmërinë edhe në emër të Qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e këtij rrjeti, fillimisht si vend vëzhgues dhe më pas si anëtar me status dhe të drejta të plota.

Next Post

Hitleri dhe gruaja e tij nuk u vetëvranë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com