• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi takime në Finlandë për njohjen e pensioneve, në fokus edhe arsimi profesional

by A R
11/05/2016 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të vizitës zyrtare në Finlandë, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi u takua me Ministren e Çeshtjeve Sociale dhe Shëndetit, Hanna Mantayla, si dhe me Ministren e Arsimit të këtij vendi, Sanna Grahn-Laaksonnen.

Në takimin mes ministres së Çeshtjeve Sociale dhe Shëndetit  Mantayla  dhe ministrit Klosi, u vu theksi tek zgjerimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e politikave sociale, si dhe shkëmbimimi i eksperiencave në këtë fushë.  Ministri Klosi bëri një panoramë të reformave që po ndërmerr Shqipëria në fushën e politikave sociale, duke vënë theksin tek ndryshimet rrënjësore që po ndërrmerren në këtë sektor. Duke bërë një përshkrim të  reformimit të ndihmës ekonomike, reformës së PAK si dhe reformën e sistemit të  sigurimeve shoqërore, Ministri Klosi kërkoi njohjen e pensioneve për shqiptarët që kanë ndarë vitet e punës, mes Shqipërisë dhe Finlandës. Ai kërkoi gjithashtu  mbështetjen e Finlandës për njohjen e pensioneve nga të gjitha vendet nordike. Duke përgëzuar   Shqipërinë për këto hapa të rëndësishëm, Mantayla shprehu gadishmërinë për mbështje në këtë drejtim”.

“Në takimin me Ministren e Arsimit të Finlandës,  Sanna Grahn-Laaksonnen, theksi u vu tek thellimi i bashkëpunimit në fushën e Arsimit Profesional, ku ministri Klosi falenderoi Finlandën për mbështetjen në këtë drejtim, shtet me të cilin së shpejti do të nisë edhe binjakëzimi  i shkollave pyjore, siç u ra dakort gjatë kësaj vizite pune. Shkolla e Mesme Teknike e Pyjeve Shkoder “Kole Margjini” do të binjakëzohet me Shkollën Finlandeze Jamsa Vocational School, një nga shkollat më të mira pyjore të këtij vendi”, thuhet në njoftimin për mediat.

Gjatë takimit me  Ministren e Arsimit të Finlandës, ministri Klosi bëri një panoramë të Arsimit Profesional në Shqipëri, orientimit të keq të sistemit arsimor në 25 vite tranzicion, duke e shkëputur atë nga nevojat e tregut të punës, si dhe vuri theksin tek përpjekjet e mëdha që po bën Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për fuqizimin e arsimit profesional në vend, si mekanizëm për uljen e papunësisë dhe rritjen ekonomike.

Ministri Klosi vlerësoi si tejet të vlefshme për ngritjen e arsimit profesional në Shqipëri, mbështetjen e Finlandës si një nga vendet me sistemin arsimor më të mirë në botë. Në këtë drejtim, ministri Klosi vlerësoi asistencën dhe shkëmbimin e eksperiencave në drejtim të arsimit dhe formimit profesional me Finlandën. Ministrja e Arsimit të Finlandës,  Sanna Grahn-Laaksonnen, shprehu gadishmërinë për mbështetjen e plotë për Shqipërinë, për ngritjen e Arsimit Profesional, duke e vlerësuar si tejet të rëndësishme përpjekjen për zhvillimin e zanateve në vend, si një nga format e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit./a.m.

Next Post

DETAJET/ Si funksiononte grupi i "Eskobarit të Ballkanit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In