• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi replikon me vëllezërit Haxhia: S’u shqetësova kur Nano e Berisha ishin në periudhë mjalti, e jo më nga ju

by Java News
02/03/2018 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllezërit Haxhia janë bërë krejtësisht të pabesueshëm! Kështu shprehet Fatos Klosi, ish shef i SHIK-ut, pas një sërë akuzash që i kanë bërë ditët e fundit vëllezërit Izet dhe Ismet Haxhia, të akuzuar dhe të dënuar për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit.

“Nuk marr asgjë seriozisht nga ato që thonë vëllezërit Haxhia. Përderisa ata sajojnë situata dhe emra që unë nuk i kam dëgjuar ndonjëherë, atëherë unë i vë në dyshim edhe deklaratat e tjera të tyre.”

Kështu u shpreh dje ekskluzivisht për gazetën ‘DITA’ ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, pas akuzës që Ismet Haxhia bëri dje se “Fatos Klosi i ka ofruar 100 mijë dollarë që Izet Haxhia të dëshmonte në gjyq se Sali Berisha ishte urdhëruesi për vrasjen e Azem Hajdarit.”

Një ditë më parë, Fatos Klosi i cilësoi të pabaza akuzat Izet Haxhisë kundër tij.

I pyetur për akuzën se së bashku me “Grupin e Rognerit” planifikoi vrasjen e Azem Hajdarit, Klosi tha se nuk i bëjnë përshtypje deklaratat e ish-badigardit të Berishës.

“Më morën nga Prishtina dhe më thanë, mos u bëj merak se çfarë shkruan Izet Haxhia. Më mirë se të tjerët, e di unë se çfarë kam bërë në punën time.

Kur nuk u merakosa kur dola para Komisionit Hetimor Parlamentar, kur i kisha të gjithë kundër, kur kisha dhe Nanon dhe Berishën përballë sepse ishin në periudhë mjalti mes tyre, e jo më tani me Izetin.

Atëherë nuk pata asnjë merak se isha i qartë se çfarë kisha bërë me detyrën time”, shprehet Klosi.

Duke folur për gjyqin e Azem Hajdarit, shprehet se Izet Haxhia duhet të kishte folur gjatë kohës që zhvillohej gjyqi, tani është vonë dhe dëshmitë e tij nuk do të mund të ndryshojnë asgjë.

“Unë nuk besoj se kjo do të përmbysë ndonjë gjë. Sepse shumica e njerëzve nuk janë gjallë. Ata që e vranë, vërtet nuk janë. Jaho është në burg dhe ai nuk ka folur dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Them se është e vështirë të ndryshojë ndonjë gjë në atë gjyq”- thotë ai.

Sipas Klosit, vrasësit e Azem Hajdarit i kanë thënë se ishin në hakmarrje me të, por Berisha kishte interes nga eliminimi.

“Vrasësit më kanë thënë se ne me Azemin ishim në hakmarrje, por Berisha kishte interes nga ai eliminim. Bashkëpunuam të dyja palët dhe u krye. Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi”, thotë Klosi.

ma.me

Next Post
Tiranë/ Kryen marrëdhënie me ish-të dashurën 20 vite pas ndarjes por…ja pse përfundon në pranga 39-vjeçari

Skrapar/ Prangosen 2 shtetas, kapen me 65 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas sherri mes dy vajzave në Elbasan, e reja godet me shkop gome 24-vjeçaren

Dhunohen kunatat në Korçë, njëra arrestohet, tjetra nën hetim

January 18, 2026
Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

Dënim i rëndë në Angli, trajneri përjashtohet për 12 vite nga futbolli

January 18, 2026
Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

Finalisti i AGT habit kryeministrin, Dashnor Bushi truke magjie me Ramën (VIDEO)

January 18, 2026
Sulmi Iranian ndaj Izraelit/ Minxhozi: Zanafilla e krizës daton me 7 Tetor. Netanyahu mori një mesazh të fortë me vizitën në SHBA

Një vjetori i Presidencës Trump dhe provincializmi endemik shqiptar

January 18, 2026
VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

VIP-at me NIPT në rrjetet sociale/ Influencerëve dhe blogerëve që nuk regjistrohen në QKB do t’iu bllokohen llogaritë

January 18, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 19 Janar 2026

January 18, 2026
Tatimi mbi të ardhurat: Ja lista me 262 profesionet që do jenë objekt tatimi 13-23% nga 1 Janari 2024

Tregu i sigurimeve-Ekspertët: Të drejtpeshohen parandalimi me komepsimin e dëmeve

January 18, 2026
Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

Tarifat ndaj aleatëve të NATO-s për Groelandën-Kryeministri britanik dhe liderët evropianë dënojnë planin e Trumpit

January 18, 2026
Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

January 18, 2026
BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Mercosur firmosin marrëveshjen historike: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In