• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura

by Java News
28/01/2019 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata “krijoO2tënd”, vjen në zbatim të dokumentit politik të qeverisë për pyjet dhe që në fokus vendos dijen, ekspertizën profesionale të inxhinierëve me eksperiencë të pyjeve dhe të inxhinierëve të rinj, që do të diplomohen në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kjo është arsyeja, pse ministri Klosi zgjodhi studentët e këtij universiteti për një bashkëbisedim të hapur, të cilëve u kërkoi që të përfshijnë mjedisin në diplomat e tyre, duke i premtuar gjithashtu që agjencitë e zonave të mbrojtura do të jenë në dispozicion për praktikat e tyre mësimore.

“Dhe ja ku është një thirrje e hapur për të gjithë ju studentët që doni që një pjesë të praktikave mësimore t’i bëni pranë agjencisë së zonave të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë. Në të 61 bashkitë do të hapet një thirrje publike për studentët, për të qenë pjesë e punës kërkimore shkencore për të kuptuar se përse ne themi që zona e Malit të Dajtit është zonë e mbrojtur. Cila është harta reale, ajo është akoma e viteve 68-70, por  ka zona të cilat duhet të dalin nga zonat e mbrojtura”, – u shpreh ministri Klosi.

Ministri Klosi tha se qeveria parashikon një paketë konkrete për zonat e mbrojtura, me një buxhet të dedikuar, që për herë të parë do të vijë me skeda reale, me një analizë të detajuar për të kuptuar se pse është zonë e mbrojtur ose pse duhet të hiqet nga kjo listë. “krijoO2tënd” është kryefjala e fushatës më të re të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë sezon të ri mbjelljesh. Ministri Klosi tha gjithashtu se ministria që ai drejton ka hartuar një plan të detajuar masash dhe aktivitetesh për t’ju dhënë mundësi të gjithë atyre që e duan natyrën dhe mjedisin, të mbjellin pemë, qoftë edhe 1 fidan, dhe të marrin pjesë në bisedat konstruktive që do të bëhen për pemët, pyjet në 100 ditët e ardhshme aktivizim social./a.meta

Next Post
Bombë artizanale makinës së konsullatës shqiptare në Greqi

Kukës/ Zjarr në konviktin e nxënësve, shkak djegia e kabllos së energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In