• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Progam për fuqizimin e punonjësve socialë

by A R
06/07/2016 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ishte sot i pranishëm në certifikimin e parë të punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve, nga ku theksoi se krijimi i një rrjeti të përbashkët mes qeverisë, qytetarëve dhe punonjësve sociale do të mbrojtur të drejtat e fëmijëve.

Nga ambjentet e qendres rinore në Tiranë, Klosi theksoi se gjatë këtij muaji janë realizuar kontrolle në  30 qendra e përkujdesjes se fëmije nga ku rezultoi se është e nevojshme  deinstitucionalizimi.Çka do të thote, nevoja per një shoqëri të tërë që kujdeset në formën e familjeve kujdestare.

“Sot ne kemi disa ekspertë të parë të mirëfilltë të fushës, por që janë vetëm 60. Jeni shumë pak në krahasim me 800 mijë fëmijë shqiptarë. Prandaj ajo që ne do të vazhdojmë të kërkojmë është vazhdimi I këtyre trajnimeve dhe sidomos rritja e cilësisë së shërbimit. Mendoj që për këtë kemi të gjithë mbështetjen e partnerëve tanë si UNICEF-i apo Terres des Hommes, apo edhe organizatat e tjera jo fitimprurëse si Save the Children apo ËorldVision, që ne të kemi mundësinë të krijojmë një program të plotë trajnimi dhe fuqizimi të punonjësit social të vendit tonë. E kemi shumë të nevojshme që atë histori suksesi që mund të demostrojmë nga shumë qytete të vendit tonë, si Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Vlorë, Korcë po ashtu, ne mund ta shtrijmë në të 61 bashki të vendit, për të patur punonjës të përgatitur social, që ne të kemi përmbushur detyrimin në bazë të ligjit të ri në bazë të ligjit të ri të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, që të kemi një punonjës social për 3 mijë fëmijë, që ndonëse jo të gjithë janë në fëmijë me problem, por që të gjithë kanë nevojën e një punonjësi social dhe psikologu për këshillim’, tha Klosi.

Gjatë fjalës së tij, ai vuri në dukje se njësitë e mbrojtjes së fëmijëve nëpër bashki nuk mund të ngrihet nëse nuk krijohen punonjës të kualifikuar.

“Nëse nuk arrijmë të ngrejmë të gjitha Njësitë e Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve në cdo bashki, nëse nuk arrijmë të finalizojmë urdhrat e punonjësit social dhe psikologut, nëse nuk arrijmë të krijojmë armatën e një punonjësve social me cilësi dhe autoritet, jemi larg suksesit!Klosi dënoi rastet edhunës ndaj fëmijëve dhe tha se së shpejti nis edhe fushata kundër dhunës ndaj gruas dhe familjes”, perfundoi ai. (java /r.a)

Next Post

Shqipëri-Luksemburg/ AAB zyrë koordinimi në fushën bankare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In