• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi prezanton në Lezhë skemën e re të ndihmës ekonomike: Ja kushtet e reja

by Java News
23/10/2016 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kryetarët e Bashkive dhe prefektët e qarqeve të Veriut, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi prezantoi skemën e re të ndihmës ekonomike që do të nisë të aplikohet në të gjithë vendin.

“Veçanërisht për qarqet e veriut, ku janë rreth 39 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, skema e re e ndihmës ekonomike do të zgjidhë një sërë problematikash të deritanishme të skemës së vjetër”, deklaroi ministri Klosi.  Së pari, sipas tij, formula e pikëzuar do të targetojë më mirë familjet e varfra, do të heqë nga skema familjet apo individët që e përfitojnë në mënyrë të padrejtë, duke qenë jashtë Shqipërisë apo të zhvendosur në zona të tjera ku mund të kenë edhe biznese, por figurojnë ende në gjendjen civile si të banorë të zonave të veriut.

“Për 39 mijë përfitues të ndihmës ekonomike në veri të vendit- deklaroi ministri Klosi,- nuk do të ketë më ndihmë ekonomike të pjesshme siç ka qenë deri tani, ku një pjesë e përfituesve merrnin edhe deri në 8 mijë lekë të vjetra në muaj”.  “Ndihma ekonomike për këto familje do të jetë e plotë. Formula e pikëzuar do të zgjidhë veçanërisht për zonat e veriut, edhe një tjetër problematikë të skemës së vjetër, atë të kritereve përjashtuese. Ndër këto kritere ka qenë edhe pronësia e tokës, pa marrë parasysh nëse toka ishte prodhuese apo jo. Skema e re e ndihmës ekonomike eliminon kriteret përjashtuese ndër to edhe tokën. Secili mund të aplikojë dhe përfituesit e ndihmës ekonomike të rritur, do të jenë të gjithë ata që e meritojnë”, theksoi Klosi. Ministri Klosi kërkoi nga drejtuesit lokalë, të ndihmojnë aplikuesit në plotësimin e formularit të indikatorëve, t’iu shpjegojnë atyre mirë sesi bëhet ky proces.

“Suksesi i aplikimit të skemës së re- tha ministri Klosi – varet nga administratorët lokalë, të cilët duhet të nisin që tani komunikimin me qytetarët për t’iu bërë të ditur ndryshimet në mënyrën e aplikimit”. Skema e re e ndihmës ekonomike, i ndërlidh të gjithë përfituesit në mënyrë aktive dhe direkte me zyrat e punës. Qëllimi është tha ministri Klosi që skema të kthehet në aktive, dhe njerëzve t’iu ofrohen mundësi riintegrimi përmes punësimit.

Next Post
“Ç’të bëj, e vrava…!” Të afërmit e Kasem Lilës flasin për krimin në Ndroq

“Ç’të bëj, e vrava...!” Të afërmit e Kasem Lilës flasin për krimin në Ndroq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Është e tmerrshme’, Ukraina dhe Evropa në ankth ndërsa Trump mban anën e Putinit

Trump paralajmëron ndërhyrjen e radhës pas Iranit: Do të shkojmë me anijet tona, pastaj do të dërgojmë Rubion…!

October 25, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In