• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi: PD nuk bën dot politikë me Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, ja si ndryshoi qendra në dy vjet (Fotot)

by
09/07/2015 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka dënuar ashpër edhe në seancën e sotme plenare ngjarjet e ndodhura në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër, duke theksuar se reagimi i institucionit që ai drejton ishte i menjëhershëm dhe pa asnjë ndjesi politike, duke çuar për ndjekje penale tre punonjësit e përfshirë në videon e transmetuar në media, si dhe duke shkarkuar drejtoreshën e qendrës. “Morra pjesë vetë në një bisedë me të gjithë kolektivin e atij institucioni, shkarkuam drejtoreshën e institucionit. Pashë se nuk kishte ajo administratë asnjë të emëruar politik, ishin të gjitha edukatore me nga 20 vjet, por edukatore të familjarizuara me situatën. Dhe kjo për mua është shqetësuese”, – tha Klosi, ndërsa theksoi se është i vendosur për të ndërmarrë të gjitha veprimet që gjendja të ndryshojë jo vetëm në atë qendër, por në të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime sociale.

Për këtë, ai ka bërë të ditur se nesër ka thirrur në një takim të gjithë punonjësit socialë në të gjithë vendin, për të biseduar por edhe për të ndërmarrë hapat që do t’i jepnin zgjidhje këtij sistemi në përgjithësi, i cili sipas Klosit “ka degraduar komplet”. Por nga ana tjetër, duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga deputetja demokrate, Albana Vokshi, ai ka theksuar se Partia Demokratike nuk mund të bëjë politikë me ngjarje të tilla dhe në mënyrë të veçantë me Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër. Dhe kjo për një fakt të thjeshtë, pasi kjo qendër në vetëm dy vite, sipas Klosit ka pësuar një transformim total, të kushteve dhe të menaxhimit të saj. Ai ka paraqitur para deputetëve fotot që tregonin gjendjen e kësaj godine, brenda dhe jashtë, në vitin 2013, dhe gjendjen në të cilën ajo është transformuar sot.

“Është e  vështirë për ju të bëni politikë. E dini pse? Sepse ndryshimi në këto dy vite në po atë qendër është marramendës, ndryshimi është spektakolar. Qendra e Fëmijëve në Shkodër në vitin 2013 ishte me plot 10 milionë lekë borxhe, fatura të papaguara për gazin, gatimin, fatura energjie, uji etj. Mungesë totale medikamentesh. Fëmijë që nuk ndiqnin arsimin parashkollor që para vitit 1990. Infrastrukturë komplet e rrënuar, meny e papërshtatshme ushqimore, hanin bukë me sheqer fëmijët, vetëm dy vjet më parë. Ashtu siç e latë shtetin në borxhe të pafundme, edhe ajo qendër aq e vogël me vetëm 18 fëmijë të rrugës, të marrë nga shteti në patronazh, ishte me borxhe, me fatura të papaguara. Nga 2013 në 2015 janë kthyer mbi 10 fëmijë në familjen e tyre biologjike. Qendra nuk ka asnjë borxh të mbartur, buxheti mundëson të gjitha shpenzimet për aktivitetin e plotë të fëmijëve”, – tha Klosi në fjalën e vet, duke paraqitur situatat e qendrës edhe me ilustrime të fotove të bëra në dy kohë, më 2013 dhe në 2015. Më poshtë po pasqyrojmë disa nga fotot e bëra publike dje nga Klosi.

ambientet e dusheve
guzhina si ishte (2)
guzhina si ishte
Si ishin ambientet e guzhines para dy vjetesh
Si ishin murret e brendshem te godines
si jane sot ambientet e fjetjes
Si jane sot ambientet e qenderimit
si kane qene ambientet e banjave ne kete godine
Next Post

Kur Helmut Kohl afroi në politikë Angela Merkel (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

“O bastardë, hapeni Hormuzin”. Demokratët: Donald Trump ka nevojë për ndihmë

April 6, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat maksimale ngjiten deri në 21 gradë

April 6, 2026
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthim në Memaliaj, autorët djegin makinën dhe ikin në këmbë

April 6, 2026

Veliaj fiton gjyqin ndaj italianit që shpifi për inceneratorët. Avokatët e kryebashkiakut e shpëtojnë nga dënimi

April 6, 2026
Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Dumani merr një mbiemër të ri…

April 6, 2026
Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

Zgjedhja e presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun

April 6, 2026
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In