• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Pasuria e Tomorrit nuk mund të shkatërrohet vetëm për të bërë biznes

by A R
06/08/2019 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm eksperiencë e mirëfilltë punësimi në shërbim të promovimit të turizmit në Shqipëri, por edhe një mundësi e shtuar në shërbim të dijeve në fushën e mjedisi! Ky është qëllimi i projektit Smile Albania, përmes të cilit janë punësuar 500 të rinj, që paralelisht kanë qenë pjesë e një shkolle verore, në plazhet e jugut, ku janë trajnuar nga profesorë dhe ekspertë mjedisorë për të ndërgjegjësuar pushuesit, shoqërinë të mbrojnë mjedisin dhe pasuritë natyrore për turizëm të zhvilluar dhe jetë të shëndetshme.

“Me përgatitjen e kësaj shkolle vere ia dolëm që të realizojmë një nga qëllimet e projektit Smile që së bashku me promovimin e turizmit, të kultivojmë tek të rinjtë dashurinë për natyrën, mjedisin. 500 studentët që u përzgjodhën për projektin Smile janë pjesë e trajnimeve të  vazhdueshme për të bërë atë që është qëllimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit promovimin e turizmit, të zonat tona natyrore në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit”, tha ministri Klosi, gjatë takimit me të rinjtë e Smile Albania, në kampin veror në Drimadhes. Për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pasurive tona natyrore, ministri mori shembull malin e Tomorrit, ku foli me të njëjtat tone për vendimin e gjykatës administrative, që refuzon shpalljen e tij zonë të mbrojtur, por ku me rezerva mbajti edhe një qëndrim për shoqërinë shqiptare.

“Ne duam shumë që mjedisi të jetë i mbrojtur, të jetë i pastër por besoj që akoma shoqeria shqiptare nuk ka kuptuar thelbin, nuk e ka kuptuar që mjedisi është i përbashkët , është një pasuri që duhet ta mbrojë gjithësecili nga ne. Ne kemi beteja të vërteta në jetën e përditshme në Shqipëri ku mjedisi vazhdon të konsiderohet një pasuri e askujt, ku ndërtimi i disa guroreve në malin e Tomorit shndërrohet në një debat kombëtar ndërkohë që duhet të jetë një debat fare i injoruar nga shoqëria. Nuk mund të bëhet pafundësisht biznes mbi pasuritë kombëtare, nuk mund të shkatërrohet një pasuri kombëtare aq e madhe sic është mali i Tomorrit, mali olimpik shqiptar vetëm për të bërë një biznes gurore”, u shpreh ministri Klosi.

/a.r

Next Post
Trump ka gënjyer mbi dhjetë mijë herë si president

Afrimi i zgjedhjeve, Trump akuzon Google për dëmtim reputacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In