• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Paratë e pista po largohen nga vendi, Llalla i lë çështjet në mes të rrugës

by Java News
02/03/2017 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka lëshuar dje akuza të forta ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla. Dy ditë më parë, gazeta shkruante se kryeprokurori nuk hetonte pastrimin e parave, pasi nga 184 denoncime vetëm 5 kishte dërguar në prokurori. Por për Klosin, Llalla ka dështuar me të gjitha rastet e korrupsionit.

“Prokuroria nuk mund të bllokojë hetimet për rastet e pastrimit të parave. Nuk më duket çudi, që me këtë kryeprokuror, çështja të karakterit korruptiv apo të krimit ekonomik të shkojnë deri në fund. Nuk mbaj mend që çështje të mëdha të këtij karakteri të shkojnë deri në fund. Edhe në rastin e tenderave korruptivë që nuk mbështeten në ligj apo krime, nuk mbaj mend që hetimet të kenë shkuar deri në fund. P.sh rruga e Kombit është një vepër klasike e vjedhjes së parave publike. Nëse ka një institucion që nuk i ka shkuar deri në fund gjërave, është prokuroria”, tha ai.

Më tej ish-kreu i SHISH është shprehur se kohët e fundit ka pasur rritje të transfertave bankare jashtë vendit. Sipas tij, kjo bëhet nga frika e reformës.

“Është e vërtetë që para reformës po bëhen shumë transaksione jashtë vendit. Kjo ka lidhje drejtpërdrejt me vetingun. Dihet që ato janë para të vjedhura ose janë para të krimit. Kjo është provë integrale jo konkrete që sistemi gjyqësor është i korruptuar. Nuk kanë pse biznesmenët të çojnë para jashtë vendit”, tha ai.

Në raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave theksohet se janë shënuar 1300 raste gjatë vitit 2016. Por nga këto, vetëm 184 janë dërguar në prokurori. Por organi i akuzës vetëm 5 raste ka dërguar në gjykatë, duke treguar dështimin gjatë gjithë karrierës.

“Janë bllokuar 28 milionë euro në banka të dyshuara si para të pista. Paratë e dyshimta më së shumti vijnë nga trafiku i drogës, por dhe evazioni fiskal. Raportimet na vijnë nga bankat, noterët, hipotekat. Mbi 300 raste të dyshimta kanë ardhur falë raportimit nga subjektet. Për vitin 2016 ka pasur 1300 raportime për transaksione të dyshimta”, është shprehur Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i DPP, Agim Ismaili, të martën.sot/a.k

Next Post
I vuri flakën vetes por e shpëtoi policia… zbulohet arsyeja e trishtë që çoi fierakun drejt vetëflijimit

Kishin detyrë ruajtjen, por grabitën 400 litër naftë, prangosen 3 policët privatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In