• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi në Velipojë: Do të kontrollojmë çdo pëllëmbë të plazhit

by Java News
25/06/2019 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Duke filluar nga Velipoja kemi 0 kontrata të lidhura për rojet e plazhit”.

Keshtu e nisi fjalen e tij ministri Klosi, i cili tha se ccdo jete e humbur ne plazhe eshte pergjegjesi direkte e funksionareve publike, pushtetit lokale, qe ende sot nuk ka lidhur kontratat me operatoret turistike per ndarjen e plazheve publik-privat, per sigurimin e rojeve bregdetare dhe detyrimeve te tjera, qe rrjedhin nga VKM per Stacionet e Plazhit.

“Task forca e drejtuar nga agjencia kombëtare e bregdetit së bashku me institutin e higjenës, agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe inspektorati i Turizmit do të kontrollojnë cdo pëllëmbë të plazhit, duke vendosur gjoba, duke kërkuar zbatimin e këtyre kontratave të cilat nuk zbatojnë vendimin e këshillit të ministrave dhe duke kërkuar qartazi jo vetëm operatorëve që kanë marrë për të kryer një biznes të caktuar por duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti edhe kryetarëve të bashkive.

Është gjëja më e rëndë që mund të ndodhë por që drejtpërsëdrejtë penalizon të gjithë ata funksionarë lokalë apo qendrorë të cilët nuk zbatojnë VKM-në. Jetë të humbura në plazh të cilat fatkeqësisht kanë ndodhur edhe në javën e kaluar janë akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ne që kryejmë funksione shtetërore”, tha ministri Klosi. Ai kerkoi nga kjo pikë e largët veriore dhe në cdo centimetër plazhi të vendit tonë zbatimin e kontratave me vrojtuesit e plazhit , të sigurojnë qetësinë dhe higjenën e kërkuar, të jetë i mirëadministurar nga punonjësit e ministrisë se shendetesise.

“Vitin e kaluar shënuam një rekord për uljen me trefish të numrit të jetëve të humbura në det. Ndërkohë që këtë vit, vetëm në pak ditë kemi mbi 5 jete të humbura në plazhet tona. Pra, problematika është evidente dhe toleranca do të duhet të jetë 0. Jemi në fazën më të vështirë të fushatës së fillimit të sezonit turistik, e cila është ngatërruar edhe me problematikat e fushatës së zgjedhjeve. Vetëm në Shëngjin dhe Velipojë falë projektit të GIZ-it kemi 60 djem dhe vajza të trajnuara për plazhin e Shëngjinit dhe Velipojës.

Është e pafalshme, e patolerueshme që djemtë shkojnë e gjejnë punë si vrojtues në Mal të Zi dhe largohen nga Shqipëria sepse në plazhet tona nuk i punëson njeri. I bëj thirrje të drejtpërdrejtë funksionarëve publikë që kanë detyrën e kontrollit, pushtetit lokal dhe po ashtu inspektoriatit të turizmit, agjencisë së Bregdetit të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të vendosur një sistem të cilin vitin e kaluar e ndërtuam të gjithë së bashku dhe funksionoi në mënyrë të shkëlqyer”, tha ministri Klosi.

/a.r

Next Post
Basha mbledh aleatët, Mediu: Ja se çfarë biseduam

Aleatët e Bashës shkruajnë një letër: Duhet të bëjmë një 'Shkodër' të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In