• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi në Kosovë, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për rininë

by
14/07/2015 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është nënshkruar sot në Prishtinë marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e rinisë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është firmosur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, z. Blendi Klosi dhe z. Kujtim Shala, zëvendëskryeministër, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe i Sportit i Republikës së Kosovës. Sipas kësaj marrëveshjeje, Kosova dhe Shqipëria bien dakord që të ndërmarrin politika dhe programe të përbashkëta në favor të nxitjes së bashkëpunimit dhe formimit të të rinjve në të dyja vendet.

Të dy ministrat theksuan se marrëveshja është një mundësi konkrete që Kosova dhe Shqipëria të ndjekin politika dhe programe, me aktivitete dhe veprime të përbashkëta në fusha të ndryshme dhe në funksion të përgatitjes së dy vendeve për integrim në Bashkimin Europian. Duke folur për mediat pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ministri kosovar, Kujtim Shala vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm që të dyja këto ministri kanë pasur në fushat që ato mbulojnë, ndërsa theksoi se me marrëveshjen e sotme hidhet një hap shumë i rëndësishëm në konkretizimin e veprimeve për politikat e rinisë mes dy vendeve tona. “Akti i nënshkrimit është një akt i rëndësishëm, me të cilin ne formalisht lidhim politikat tona që kanë të bëjnë me fushën e rinisë. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë në disa fusha, por konkretizimi edhe i kësaj natyre, siç është dhe marrëveshja e sotme, u ka hapur rrugë mbledhjeve të përbashkëta të dyja qeverive dhe deklaratat e përbashkëta, të cilat vërtet janë orientim strategjik i të dyja qeverive për politika të përbashkëta”, – tha ministri Kujtim Shala në fjalën e tij.

Nga ana e tij, ministri Blendi Klosi u shpreh se marrëveshja në fjalë hap dritën jeshile të bashkëpunimit midis të rinjve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, me qëllim përgatitjen për tregun e punës, përfshirjen në vendimmarrje, edukimin kulturor dhe profesional, mbrojtjen e shëndetit, tolerancën fetare dhe vullnetarizmin. “Ne sot nënshkruam një marrëveshje të përbashkët, e cila do të jetë një hap i parë në hapjen e disa aktiviteteve që ne do realizojmë duke startuar të gjithë punën tonë në datën 12 gusht, që është dhe dita e Rinisë, ku dhe do kemi aktivitetet e para të përbashkëta”, – u shpreh ministri Blendi Klosi.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ministri Blendi Klosi ka pasur edhe një sërë takimesh të tjera me zyrtarët më të lartë kosovarë, ku veç bashkëpunimit për rininë, fokusi i bisedimeve ka qenë binjakëzimi i shërbimeve sociale, orientimi i formimit profesional të të rinjve drejt kërkesave të tregut të punës, si dhe startimi i marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore. Ai pati një takim me kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin u diskutua për mundësitë e çuarjes më përpara të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe rinisë. Nga ana e tij, Kryeministri kosovar pasi bëri një përshkrim të politikave të Qeverisë së Kosovës në hapjen e vendeve të reja të punës dhe forcimin e shtetit ligjor, theksoi angazhimin për të çuar më përpara bashkëpunimin me Shqipërinë për zbatimin e projekteve që sjellin zhvillim më të madh ekonomik dhe social për qytetarët e të dyja vendeve. Ndërsa ministri Blendi Klosi shprehu vullnetin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës, me fokus kryesor te nxitja e punësimit dhe mirëqenies sociale.

Ministri Klosi u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, i cili nga ana e tij kërkoi që bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë më konkret dhe i prekshëm për qytetarët në të dyja anët e kufirit. Ndërsa ministri Klosi e njohu kryeparlamentarin Veseli me disa bashkëpunime konkrete që të dyja vendet po realizojnë, sidomos në fushën e arsimit profesional, politikave sociale, si dhe krijimin e një tregu të përbashkët pune.

Një takim të veçantë ministri Klosi e pati edhe me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ku u diskutua po ashtu për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në shërbimet sociale dhe formimin profesional, si një kërkesë e tregut të punës. Sipas z. Thaçi, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë pengesash në bashkëpunim, por këtë duhet ta thellojnë edhe më shumë në rrafshin praktik, sepse vullneti dhe gatishmëria nuk kanë munguar asnjëherë. Ndërsa ministri Klosi theksoi se është e nevojshme që të praktikohen shërbime dhe skema të njëjta aty ku të dyja shtetet munden, si për të moshuar, ashtu edhe për tregun e punës, duke u ofruar trajnime të interesuarve, në përputhje me nevojat e bizneseve.

Next Post

Raporti/KLSH kallzon në Prokurori disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In