• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi në Himarë: Produktet vendase, ofertë e shtuar në paketën turistike

by A R
11/08/2019 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka marrë pjesë në festën lokale të mjaltit, në pedonalen e Himarës. Nga atje Klosi theksoi se produktet vendase janë një ofertë e shtuar në paketën turistike.

“Jemi këtu në Himarë, në Mjalt Fest, e cila vitin e kaluar u zhvillua në Dhërmi, duke pranuar që tashmë është bërë një traditë që gjatë sezonit turistik në të gjitha pikat ku ka më shumë vizitorë në Himarë do të zhvillohet nga një minipanair i mjaltit pasi kjo është pjesë e shtuar e ofertës turistike dhe mundësi për të zhvilluar më shumë biznesin lokal” është shprehur Klosi.

Më pas ministri theksoi se një nga produktet që turistët duan të shijojnë kur vijnë në Himarë dhe që duan ta marrin me vete është mjalti, produkt që në këtë zonë është disa llojësh, gjithashtu një nga produktet më të shitura në panairin e qytetit bregdetar.

”Panairi do të jetë i hapur për 2-3 ditë dhe do t’u japë mundësinë të gjithë turistëve të provojnë prodhimet e zonës dhe u jep mundësinë prodhuesve që të shikojnë reagimet e para karshi produktit të tyre. Idea jonë për të realizuar festat lokale në zonat turistike vjen për disa arsye: E para për të pasur mundësinë që prodhuesit vendas të ekspozojnë produktet e të kuptojnë se  çfarë u intereson më shumë turistëve. Po ashtu festat lokale i organizojmë për t’i ardhur në ndihmë pushuesve , për të pasur mundësinë që në këto atraksione turistike të shohin se çfarë prodhon komuniteti dhe së bashku me plazhin po ashtu të kenë mundësinë që të njohin dhe provojnë produktet e zonës”, tha ministri Klosi, sipas të cilit objektiv i rëndësishëm është që këto festa të kthehen në traditë.

“Ne do të vazhdojmë gjatë gjithë sezonit për të organizuar së bashku me pushtetin lokal kudo festa të tilla, ku ka atraksion turistik pasi mendojmë që është shumë e nevojshme që Shqipëria të shoqërohet edhe me këto produkte dhe turistët që vijnë në Shqipëri përveç se të ndiejnë mikpritjen shqiptare, të ofruar edhe nëpërmjet projektit Smile Albania të kenë mundësinë që të testojnë edhe produktet vendase. Po ashtu në kuadër të ligjit të  zejeve , tashmë ka një mbrojtje për zejtarët dhe për zonat si shëtitorja e Himarës, do të duhet shumë shpejt të ketë vetëm produkt shqiptar, të tregothen prodhimet që bëhen nga zejtarët, nga ata që kanë një profesion por kanë edhe një traditë, për të ofruar më të mirën e vendit tonë”, tha ministri Klosi nga Himara.

/a.r

Next Post
Festivali i amatorëve, Putin nget motorin në Krime

Festivali i amatorëve, Putin nget motorin në Krime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In