• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Klosi, në “Festën e Mirditës”: Agroturizmi, mundësi për zhvillimin e ekonomisë lokale

by A R
20/10/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një festë lokale i shtohet kalendarit të festave në të gjithë vendin që mblodhi qindra vizitorë në Mirditë, në një atmosferë ku u manifestua tradita e pasur kulturore e zonës, produktet bio, kulinaria dhe zejet.

I pranishëm në këtë festë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi theksoi se sfida e re e Shqipërisë turistike është që t’u ofrojë turistëve jo vetëm bukuritë natyrore por edhe produktet lokale dhe autentike të çdo zone.

Në këtë përpjekje, ministria e Turizmit do të vijojë të mbështesë të gjitha bashkitë në krijimin e festave lokale që spikasin produkte dhe traditën e zonave, derisa këto festa të shndërrohen në traditë.

Ministri i Turizmit kërkoi që bashkitë të nxisin zhvillimin e agroturizmit si një mundësi për punësim, zhvillim të ekonomisë lokale dhe turizëm të diversifikuar. Kryefjala e bisedës për turizmin është sa vende pune të reja janë krijuar, se si nëpërmjet turizmit t’i jepet mundësi zonave rurale të promovohen dhe të kenë burime ekonomike për familjet.

“Shqipëria nuk duhet të ketë vetëm një sezon veror, por të jetë e vizitueshme në 365 ditë të vitit, nëpërmjet ofertës së diversifikuar turistike falë edhe krijimit të destinacioneve të reja që mund të promovohen nga rritja e agroturizmit dhe festat lokale”, theksoi ministri Klosi.

“Bashkia ka bërë një kryeveprër me këtë infopoint të Mirditës që duhet të jetë shumë më tepër i rrahur nga tur operatorët, nga vizitorët e shumtë që kalojnë në Rrugën e Kombit dhe i del detyrë ministrisë së Turizmit që së bashku me tur operatorët ta afrojë atë si destinacion. Por kur turistët vijnë këtu përveç se të lexojnë dhe dëgjojnë për traditën duhet të gjejnë edhe produktet autentike. Kjo është sfida jonë e re, që të kenë mundësi sa më shumë që turizmin ta lidhim turizmin me produktin lokal”, u shpreh Klosi.

Klosi tha se, “me kryetarin e bashkitë kemi folur disa herë për shtimin e pikave të agroturizmit pasi realisht kemi shumë nevojë që jo vetëm të krijojmë destinacione të reja, por edhe të krijojmë punësim. Ajo që për ne është kryefjala e bisedës për turizmin është sa vende pune të reja janë krijuar”.

“Ne duam që turizmi të shndërrohet në një punë emancipuese për shoqërinë, t’u ofrojë nëpërmjet turizmit shumë më tepër zonave rurale mundësinë për t’iu rikthyer jetës dhe aktivitetit në këto zona,që njerëzit të krijojnë ekonomi, të rikthehen në fshatrat e tyre për të ndërtuar pika agroturizmi që këto të kthehen në promocion dhe burime ekonomike për familjet”, vijoi ministri.

Klosi tha se, “është pothuajse mbyllja e sezonit por ne duhet ta hapim sezonin dhe të kemi mundësinë që Shqipëria të mos ketë vetëm një sezon vere, por të jetë shumë e larmishme dhe në dimër edhe në pranverë edhe në vjeshtë edhe në verë”.

Në festën lokale, përveç panairit gastronomik me produktet e zonës, paradës së veshjeve tradicionale, aktiviteteve muzikore lokale festa solli edhe ritualin e hershëm të dasmës mirditore përcjellë me mjeshtëri nga artistët e Ansamblit “Mirdita”.

/a.r

Next Post
Arrest shtëpie për protestuesin e Shkozës, tentoi të përplasë policinë me makinë

Arrest shtëpie për protestuesin e Shkozës, tentoi të përplasë policinë me makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com