• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi-Mustafës: S’flet dot për UÇK-në kur fshiheshe skutave

by
26/04/2015 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Beteja në distancë ndërmjet kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-shefit të SHIK-ut të Shqipërisë, Fatos Klos lidhur me luftën e Kosovës vazhdon. Këtë radhë ka qenë ish-kreu i SHIK i është kundërpërgjigjur Mustafës duke thënë se ata që u fshehën skutave s’mund të flasin për luftën e UÇK-së.

Sipas Klosit, të vërtetën e luftës për çlirimin e Kosovës “e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta”…

Më herët ish-shefi i SHIK-ut Fatos Klosi kishte folur për kohën kur ishte në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, duke u shprehur se  Ibrahim Rugova udhëhiqte politikë pa krye.

Pas kësaj, në një reagim të tij në rrjetin social Facebook, Isa Mustafa iu kundërpërgjigj duke u shprehur se SHIK-u i drejtuar prej Klosit më shumë i vinte në ndihmë Serbisë.

Më poshtë intervista e plotë e Fatos Klosit:

Zoti Klosi, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ju ka sulmuar dje shumë ashpër lidhur me një intervistë tuajën në mediat kosovare. Ai ju sulmon direkt ju kur thotë: “SHIK­u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare”. Si u ndjetë kur lexuat etiketimet e zotit Mustafa?

Më vjen shumë keq që një politikan, që sot pretendon të qeverisë Kosovën, acarohet kaq shumë nga opinion i një qytetari, opinion që nuk vjen nga informacione sekrete, është thjesht një opinion i formuar gjatë përcjelljes së gjithë aktivitetit politik, publik të Z. Rugova.

Ju keni folur për UÇK-në si protagoniste e luftës për çlirimin e Kosovës. Çfarë mendoni se i ka “djegur” zotit Mustafa nga intervista juaj?
Sigurisht, duke u hequr se po mbron figurën e Rugovës, ai përpiqet të justifikojë sjelljen dhe qëndrimin e tij lidhur me luftën e UÇK-së.

Sipas jush, a e ka përshpejtuar apo ngadalësuar çlirimin e Kosovës Ibrahim Rugova?

Nëse SHIK-u u përpoq ta përçante apo ta kompaktësonte UÇK-në, këtë e dinë dhe mund ta thonë vetëm ata që luftuan në radhët e UÇK-së, ata që punuan dhe luftuan së bashku me të, aleatët e saj shqiptarë e të huaj. Për këtë aspekt, nuk kanë gojë të flasin ata që gjatë luftës u përpoqën të fshihen në skuta të rehatshme, sa më larg saj.
Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Shqiptari që vlen 50 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti: Ish-opozita vendos për datën e zgjedhjeve në Kosovë, dhjetor ose prill

Sulmi në Ibër-Lepenc, Albin Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

December 24, 2025
Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

December 24, 2025
Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

December 24, 2025
Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

Për ata që ëndërrojnë të vijnë në pushtet përmes drejtësisë

December 24, 2025
Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Spartak Ngjela: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as..

December 24, 2025
Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

December 24, 2025
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com