• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Klosi me sipërmarrësit turistikë: Objektivi kryesor, ndërtimi i një sistemi me rregulla dhe standarde

by A R
27/06/2019 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një interpelancë me sipërmarrës turistikë dhe përfaqësues të shoqatave të hotelerisë për problematikat e strukturave akomoduese për vitin turistik 2019, vlerësoi rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm me grupet e interesit për të siguruar sezon veror cilësor për pushuesit dhe turistët në rritje, që kanë hyrë në Shqipëri në këto muaj të 2019-s.

“Ajo çfarë ne kërkojmë me forcë dhe prandaj jemi të gatshëm ta vazhdojmë këtë debat me ju është që të kemi mundësinë që ky sezon të vazhdojë të rrisë standardet pasi tashmë, ju e dini shumë më mirë se ne institucionet e politikëbërjes, sesa i rëndësishëm është sezoni për sezonin që vjen, sa të rëndësishme janë që standardet që vendosim, rregullat përpjekjet e përbashkëta të ndihmojnë që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë sesa ky që po kalojmë.

Prandaj unë mendoj që duke u rritur edhe numri i vizitorëve, shtohen shumë më tepër përgjegjësitë, kemi shumë më tepër nevojë për të vendosur rregulla të forta në menaxhim sepse duke u rritur numri i turistëve hotelerive i del detyrë të funksionojnë me rregulla dhe standarde”, tha ministri Klosi, i cili shtoi se me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave do të gjejë zgjidhje një prej problemaltikave që ka të bëjë me kategorizmin e strukturave akomoduese, vendosja e yjeve, një sistem për të cilin ai kërkoi edhe mendimin e grupeve të interesit, për të shkuar më pastaj në realizimin e tij. Zak Topuzi, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Turizmit, tha se një nga shqetësimet kryesore në industrinë e turizmit është pikërisht ngritja e një sistemi klasifikimi në përputhje me aktet ndërkombëtare në hoteleri, me qëllim që strukturat e hoteleve të jenë në një garë të ndershme në treg.

“Ne do të kërkonim dhe përfundimin e strategjisë, e cila është shumë e rëndësishme për investitorët potencialë, të cilët duhet të investojnë në fshatrat turistikë apo hotelet e mëdha që kanë shfrytëzim gjithëvjetor por edhe paketat full board në mënyrë që Shqipëria të tërheqë sa më shumë nga të ardhurat e këtyre turistëve që duan të paguajnë por duan edhe standarde”, tha Topuzi. Në përgjigje të kryetarit të shoqatës të Turizmit, ministri tha: “Është e vërtetë që ne kemi marrë një vendim në KKRRT që nuk ka më investime vetëm për real estate, vetëm për banesa.

Për zonat të cilat janë shpallur si zona me përparësi zhvillimi turizmi ka një dakordësi që të jetë në 65% të saj hoteleri dhe vetëm 30-35% vila apo akomodim dhe të gjitha këto mundësisht me shërbime hoteli apo të strukturës akomoduese. Ne kemi marrë një vendim për të mbajtur një situatë të frenuar në licensimin dhe dhënien e yjeve, standarteve të hoteleve edhe kjo për vetë faktin se vendimi i qeverisë i vitit 2017 i përcakton qartë se cilat janë kushtet dhe cfarë duhet të plotësojë një hotel. Filozofia jonë për të rritur standardet në përputhje me ato ndërkombëtare, që tashmë po realizohet dhe kemi jo pak, por disa brande të cilët janë sot në Shqipëri, kemi disa biznesmenë të cilët kanë arritur të vendosin marrëdhënie të vërteta dhe kanë përcaktuar se kush janë standardet europiane.

Në këtë kuadër ne kemi bërë vendimin e fundit të qeverisë I cili I hap rrugë kategorizimit, një veprim I rëndësishëm dhe I nevojshëm për të kuptuar edhe në kuadër të lehtësirave fiskale që ne japim përsa I përket të gjithë botës së hotelerisë edhe për të luftuar informalitetin por edhe për të kërkuar vendosjen e standardeve dhe më shumë se kaq vendosjen e raporteve të drejta ndaj taksave që paguajnë pranë pushteti lokal të realizimit se kush është një bujtinë në Shqipëri, kush është një hostel, kamping, hotel, resort, qendër kreative apo B&B”, tha ministri Klosi.

Lidhur me pyetjen nëse qeveria ka një program sa i përket investimeve për shkollat e turizmit, ministry tha se është diskutuar edhe me Task Forcën e turizmit të mbledhur kudo në Shqipëri dhe me vetë biznesin për nevojën që ato kanë për të punësuar profesionistë në hoteleri, ministri tha se i takon edhe sipërmarrësve turistikë, të bashkërendojnë punën e tyrë me shkollat e arsimit profesionat, qendrat e formimit profesional. “Është një moment që arsimi profesional do të duhet të marrë shumë më tepër nxitje dhe kërkesë nga biznesi në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përsa I përket programit qeveritar mendoj që qeveria ka dëshmuar vullnet shumë të madh shkollat e qendrat e formimit profesional.

Pothuajse të gjitha janë të riinvestuara, me kapacitete të disafishuara, por nëse kemi numra shumë të rritur në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë e Fier, kemi probleme me zonat periferike. Para disa ditësh ne ishim në Berat me Task Forcën e turizmit dhe shkolla e qytetit mbase më turistik të vendit pranon më pak se 100 persona në vit, ndërkohë që kapacitetet mund t’i ketë për 500-600 vetë. Pra, kemi nevojë në zona pak më periferike ta shtojmë numrin e biznesve që kërkojnë të mbështesin arsimin profesional”, tha ministri Klosi. Sa i takon sigurisë në plazhe, detyrimet që kanë operatorët turistikë dhe pushteti lokal, ministri Klosi tha se si ata, shoqatat dhe bashkitë duhet të zbatojnë legjislacionin në fuqi për të garantuar jetën e pushuesve, si siguri jete, siguri ushqimore, higjienë.

“Në 23 ditët e para të qershorit kanë hyrë 431mijë e 293 vizitorë të huaj, pra pasaporta të huaja në kufi, që janë 19.6% më shumë sesa e njëjta periudhë e qershorit 2018. Pra kanë hyrë 78 mijë e 800 të huaj më shumë në 23 ditët e para sesa në të njëjtat ditë qershori 2018. Mund të kishim shumë më tepër se kaq po të mos kishim këto protestat në rrugë, por 20%më shumë është një shifër e konsiderueshme.

Dhe kjo falë punës suaj. Vitin e kaluar kishim një sistem shumë të mirë bashkëpunimi me pushtetin lokal ,por unë I kam parë postimet tuaja, e di shumë mirë problematikën që ka fushata zgjedhore për bashkitë të cilat janë zemra e turizmit shqiptar, bëhet fjalë këtu për zonën e Golemit ku nuk mund të mos ketë një intensitet të madh pastrimi, po ashtu me zona të tjera të cilat kanë nevojë”, tha ministry Klosi. Shqetësime të tjera të ngritura gjatë interpelancës për vitin turistik 2019 ishin edhe transporti publik, rruga dytësore në zonën e Golemit.

“Para 3 ditësh patëm një mbledhje të Task Forcës me përfaqësuesit më të lartë të të gjithë institucioneve shtetërore për të zgjidhur këto problematika dhe të tjera. Ndaj, besoj që problematikat e shëndetësisë, të higjenës, rendit publik dhe të sigurisë në plazhe do të marrin po të njëjtat standarde, madje edhe më mirë se një vit më parë. Le të shpresojmë që ky numër i shtuar i turistëve të mos na gjejë të papërgatitur dhe menaxhimi të jetë më korrekt sepse nëse 2019-a do të shënojë suksesin e 2018-ës atëherë Shqipëria do të arrijë të cilësohet si destinacion i qëndrueshëm në rajon dhe Europë”, tha ministri Klosi.

Next Post
FOTO / Volanski shfaqet seksi në fotot nga pushimet

FOTO / Volanski shfaqet seksi në fotot nga pushimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

“Doni apo s’doni ju, Belinda…”, zbulohet mesazhi i Ramës pas dyerve të mbyllura të PS

February 27, 2026
Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In