Klosi mbledh Task-Forcën e Turizmit në Pogradec: Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka mbledhur Task-Forcën e Turizmit në Pogradec, qytetin juglindor që e cilëson si histori suksesi në marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Klosi thotë se problem mbetet vetëm numri  i rojeve të plazit e vendosjes së bovave.

‘’Për Pogradecin mund te them që kemi një histori suksesi, pasi ka përfunduar pastrimi i bregut, janë ndarë zonat e plazhit. Vazhdojmë të kemi problematikë sa i takon numrit të rojeve të plazhit dhe vendosjes se bovave për të përcaktuar zonat ku mund të notohet. Ve# Liqenit, Pogradeci duhet ti kushtojë vëmendje trashëgimise kulturore dhe historike, të cilat duhet të shndërrohen në destinacione turistike.

Ndërkohë ministri si sfidë kryesore të këtij sezoni ka vendosur nivelin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve pritëse sipas të cilin duhet të trefishohen këtë vit.

‘’Hapja e kufijve do të ketë impakt për turizmin e organizuar nga vende të ndryshme të Europës.

Sfida kryesore e këtij sezoni do të jetë niveli i shërbimeve dhe rritja e kapaciteteve pritëse ,të cilat duhet të trefishohen që të perballojë fluksin në rritje të turistëve vendas dhe të huaj.’’- përfundoi ai./m.j

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com